LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata e Lartë publikon bilancin e vitit 2023: Në total 7.848 vendime gjyqësore

Sipas kreut të Gjykatës së Lartë ‘për vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal.'

29 Dhjetor 2023, 10:15 Nga a.l
Gjykata e Lartë publikon bilancin e vitit 2023: Në total 7.848 vendime
Sokol Sadushi

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me punën vjetor dhe sfidat që ka kaluar ky institucion.  Sipas kreut të Gjykatës së Lartë ‘për vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal.'

Fjala e plotë:

Të nderuar përfaqësues të medias!  

Ju falenderoj që jeni sot bashkë me Ne për të ndarë fillimisht një urim zemre për festat e fundvitit, si dhe për të shkëmbyer disa informacione dhe opinione për veprimtarinë një vjeçare të Gjykatës së Lartë.

Viti 2023 ishte tejet i ngarkuar, me sfida të panumërta, të mbartura nga e shkuara, me tension të natyrshëm, por dhe me suksese të spikatura. Plotësimi i Gjykatës së Lartë me 18 gjyqtarë ka bërë tërësisht funksionalë Kolegjet e Bashkuara, si trupë vendimmarrëse për ndryshimin e praktikës gjyqësore, ndërkohë që Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve ka përfunduar procedurën e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe Zëvendëskryetarit.

Tre vjet më parë, kur rifilloi funksionin me vetëm tre anëtarë, Gjykata e Lartë gjendej në një kolaps të plotë. Më lejoni t’ju them, se optimistët që besonin se situata do të kthehej në normalitet, ishin në pakicë. Premtimi i atëhershëm, sot është pjesë e realitetit dhe skeptikët, pak nga pak po heshtin dhe po pranojnë produktin e një pune absolutisht në kufijtë e të pamundurës.

Vetëm në harkun e tre vjet rimëkëmbjeje, numri prej 24.688 vendimesh ka tejkaluar backlogun, që rezulton i ulur ndjeshëm në 24.120 çështje. Ulja e numrit të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka rezultuar i sukseshëm.

Gjykata e Lartë po e kryen funksionin e dhënies së drejtësisë, përmes një metodologjie të qartë dhe një ritmi të lartë të punës së trupës gjyqësore dhe stafit mbështetës, me synim kryesor për të përçuar më tepër shpresë dhe besim te publiku. Raporte të ndryshme, me metodologji të ndryshme kanë arritur në një përfundim të përbashkët: Gjykata e Lartë cilësohet si institucioni më i hapur dhe më transparent brenda sistemit.

Qenia transparent dhe refuzimi i dyerve të mbyllura ka bërë që hermetizimi i diktuar nga tradita, të mbetet tashmë një e shkuar e largët. Jemi të bindur se kjo është udha e vetme që duhet ndjekur në komunikimin publik dhe një mënyrë për të garantuar autoritetin dhe legjitimitetin institucional, efektivitetin në gjykim dhe profesionalizmin e trupës, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit publik.

Duke besuar se shpesh shifrat janë si fotot dhe siç thuhet me gjuhën e medias, fotoja e duhur vlen sa një mijë fjalë, po ju dëshmoj disa shifra lehtësisht të verifikueshme.

Për vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal.

Treguesi kryesor i performancës dhe efiçencës, referuar standardeve dhe praktikave më të mira të CEPEJ është norma e likujdimit të çështjeve, që përcaktohet nga raporti ndërmjet çështjeve të përfunduara dhe çështjeve të reja që regjistrohen. Gjykata e Lartë ka mbi 2 vjet që tejkalon standardin ndërkombëtar, duke arritur për vitin 2023, një normë të likujdimit të çështjeve prej afro 425%.

Gjatë këtij viti janë regjistruar 1.846 çështje të reja dhe sipas standardit ndërkombëtarë po kaq duhej të ishte edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7.848 vendime, pra, 4 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar. Referuar këtyre të dhënave, çdo gjyqtar ka mbajtur për këtë vit një ngarkesë prej afro 440 vendime në vit (një shifër rekord), ndërkohë që historikisht, në vitin e saj më të mirë dhe me më shumë këshilltarë ligjorë, Gjykata e Lartë shqyrtonte mesatarisht jo më shumë se 250 çështje në vit për gjyqtar. Këto janë të dhëna që dëshmojnë për përgjegjshmërinë e lartë të trupës gjyqësore për tu përballur, por edhe për të dalë nga kjo gjendje.

Shumë shpejt do të konstatoni se pasi të kemi përfunduar shqyrtimin e çështjeve që i përkasin viteve 2017-2018, si vitet me numrin më të lartë të çështjeve të regjistruara, nuk do të ketë çështje që tejkalojnë afatet e arsyeshme të gjykimit. Mjafton t’i referohemi numrit të vendimeve të dhëna nga viti 2020, për të qenë besimplotë se për një periudhë afro dy vjeçare, backlogu prej 24.000 çështjesh do të konsiderohet si një reminishencë e të shkuarës.

Efektiviteti është një tregues i mirë i performancës së gjyqtarëve dhe i prirjes për një ulje të backlogut, por rendja me nxitim pas shtimit të numrit të vendimeve nuk është qëllim në vetvete. Përtej sasisë së çështjeve, gjyqtarët mbeten të fokusuar veçanërisht tek cilësia e vendimmarrjes. Në këtë drejtim jemi të orientuar te shtimi i vendimeve për njësimin, zhvillimin e ndryshimin e praktikës gjyqësore. Gjatë vitit 2023 ka filluar procedura për 13 vendime njësimi (4 nga Kolegji Penal, 2 nga Kolegji Civil dhe 7 nga Kolegji Administrativ), ndërkohë që një pjesë prej tyre janë shpallur dhe të tjerat janë në proces arsyetimi. Vendime të strukturuara mirë profesionalisht, përmes të cilave zhvillohet dhe njësohet praktika gjyqësore e bëjnë shumë më eficent gjykimin dhe qëndrueshmërinë në vendimmarrjen e gjykatave më të ulta, duke garantuar stabilitet dhe siguri juridike në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ky është dhe do të mbetet prioriteti ynë.

Gjatë vitit 2023, krahas shqyrtimit të çështjeve sipas kriterit kronologjik është ndjekur edhe një skemë përparësie, ku përfshihen rekurset e veçanta, çështjet e pezulluara, çështjet familjare, të pronës, masat e sigurimit pesonal, vendimet për ekstradime, etj, pa shmangur çështjet emergjente dhe me afate të shpejta gjykimi, në veçanti ato që i përkasin shtresave më vulnerabël të shoqërisë, sidomos pensionistëve, apo të larguarve padrejtësisht nga puna.

Heqjet dorë nga rekursi prej institucioneve publike ka vijuar edhe gjatë këtij viti, fenomen që është vënë re edhe te individët. Janë 468 kërkesa për heqje dorë nga rekursi, nga të cilat 384 i përkasin institucioneve publike dhe 84 individëve, të ndara në: 261 në fushën administrative, 177 në civile dhe 30 në penale. Kjo prirje nevojitet të shoqërohet edhe me mosparaqitjen e rekurseve të reja, që dukshëm rezultojnë të pabazuara.

Përherë e kam evidentuar si një problematikë shqetësuese numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. E ndarë sipas fushave, për vitin 2023 nuk e kalojnë këtë test 36% e rekurseve në Kolegjin Civil, 70% në Kolegjin Administrativ dhe 70% në Kolegjin Penal. Por nëse do shohim raportin ndërmjet individëve/personave juridik privatë, nga njëra anë dhe organeve publike nga ana tjetër, rekurset e papranueshme në fushën administrative dhe civile i përkasin më tepër organeve publike. Për këtë vit, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 70% të çështjeve administrative (1.441 çështje) dhe 73% të çështjeve civile (701 çështje). Individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 30% të çështjeve administrative (629 çështje) dhe 27% të çështjeve civile (263 çështje). Ky raport është i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 33% të çështjeve (521 çështje), ndërsa individët rezultojnë gjyqhumbës në 67% të tyre (1039 çështje).  

Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin tek avokatët privat, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Është e papranueshme për ata që prezumohet se kanë njohuri për ligjin, të vijojnë të paraqesin rekurse haptazi të pabazuara. Duhet të kuptohet qartë se përfundimi që nxjerrë Gjykata e Lartë për një rekurs haptazi të pabazuar nuk ka ndonjë dallim nga rasti, kur evidentohet kryerja e një veprimi abuziv nga avokati apo përfaqësuesi i shtetit, të cilët nuk mund dhe nuk duhet lënë pa u ndëshkuar, si nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ashtu edhe nga Avokatura e Përgjithshme e Shtetit.

Mënyra se si paraqiten rekurset përbën një problem tepër serioz që dëshmon për nivelin e ulët profesional të përfaqësimit. Pavarësisht masave që merr Gjykata e Lartë, qoftë edhe me gjobitjen e avokatëve, paraqitet i domosdoshëm ndryshimi i mentalitetit juridik, por edhe kuptimi për mjetet e ankimit, në përgjithësi dhe rekursit, në veçanti. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Nevojitet që ata të ndjekin praktikën gjyqësore, me qëllim që të mos e investojnë Gjykatën për çështje të panevojshme, me rekurse të pasuksesshme dhe haptazi të pabazuara. Këtë e dëshmon më së miri procedura e seleksionimit të rekurseve e aplikuar nga Kolegji Administrativ që po jep rezultat pozitiv si në moslejimin e shtimit artificial të çështjeve, në orientimin e shpejtë të praktikës gjyqësore, por edhe në evidentimin e mungesës së profesionalizimit të përfaqësuesve ligjorë. Vetëm gjatë vitit 2023, nga ky proces seleksionues në fushën administrative janë vlerësuar haptazi të pabazuara 42% e rekurseve të paraqitura.

Përmes një procesi tepër transparent, me publikimin në kohë reale në faqen zyrtare të vendimeve dhe botimeve të posaçme, si dhe shpërndarjes periodikisht të buletinit informativ elektronik me vendimet e spikatura, një zgjidhje origjinale për sistemin gjyqësor dhe tepër e pëlqyeshme për praktikantët e së drejtës, Gjykata e Lartë po synon të bëjë më të mirën e mundshme.

Padyshim që është bërë shumë, por për qytetarët të cilët presin drejtësinë në kohë sa më të shpejtë nuk është mjaftueshme. Gjykata e Lartë vlerëson me vëmendje dhe trajton me seriozitet çdo kritikë cilësore që vjen nga media, shoqëria civile dhe opinioni publik. Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat me të cilat përballemi dhe të bindur se ato nuk kapërcehen pa kontributin e të gjithëve.

Duke ju falënderuar sërish që jeni sot këtu, mirëpresim pyetjet dhe komentet tuaja.

sokol sadushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj