Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Konkretisht bëhet fjalë për dosjen ku Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij ishin shpallur fajtor për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, të vitit 2021 me 55 vite burg në total për pesë të akuzuarit. Konkretisht bëhet fjalë për dosjen ku Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij ishin shpallur fajtor për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.
Shullazi u dënua me 14 vite burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Për Gilmando Danin i cili ishte dënuar me 12 vite burg, Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit pasi ai ka vdekur.
Dani ashtu si gjithë të akuzuarit e tjerë përveç Emiljano Shullazit, ishte liruar dhe u ekzekutua në një atentat mafioz nëntorin e vitit 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit bashkë me mikun e tij, agjentin e AMP, Mustafa Sheqeri.
Ndërkohë, Emiljano Shullazi vijon të mbahet në burg edhe për dy hetime të tjera të SPAK, që lidhen me operacionet “Asgjë nuk harrohet” dhe “Revanshi”.
Grupi ‘Shullazi’ u dënua fillimisht më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Shullazi ishte dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.
Po ashtu ndaj grupit u rrëzuan dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Seancat ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë janë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve.
Dënimet e dhëna nga Gjykata për grupin "Shullazi":
Emiljano Shullazi - 14 vite burg
Gilmando Dani - 12 vite burg
Endrit Qyja - 10 vite burg
Endri Zela - 10 vite burg
Blerim Shullazi - 9 vite burg
foto ilustruese FIER- Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të F...
VLORË- Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan xhamive të qyteteve mëngjesin e sotëm p...
pamjet TIRANË- Besimtarët myslimanë shqiptarë kremtuan sot Kurban Bajramin me një falje në bulevardin ‘Dëshm...
KUKËS- Qindra besimtarë myslimanë në Kukës janë mbledhur mëngjesin e sotëm në xhaminë e qytetit pë...
Pamjet KORÇË- Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion antidrog...
TIRANË- 17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” t&eu...
TIRANË- Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e nivelit të dytë për transaksionet me kartë bankare) në autobu...
Pamjet TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 ditët më të rëndësishme n&eum...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...
ITALI- Drejtoria Antimafia e Distriktit të Barit po jep një alarm të fortë në lidhje me përhapjen dhe ndikimin e mafies shqiptar...