Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas vendimit të Kushtetuese ky ligj duhet pezulluar dhe njofton se çështja duhet parë në themel.
TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin paraditen e sotme në lidhje me ligjin për studentët e Mjekësisë që i detyron ata të qendrojnë për 5 vite në Shqipëri. Sipas vendimit të Kushtetuese ky ligj duhet pezulluar dhe njofton se çështja duhet parë në themel.
Padia e dërguar në Kushtetuese erdhi nga disa studentë dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Vendimi i GJK vjen pas kërkesës së studentëve muajin e kaluar në lidhje me pezullimin e ligjit. Por pritet që të shohim nëse Gjykata Kushtetuese do e rrëzojë përfundimisht ligjin, apo do e rikthejë në fuqi pas gjykimit të thelluar.
NJOFTIM
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sot në datën 14.11.2023, pasi mori në shqyrtim kërkesën nr. 1 (Nj) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve) dhe Anxhela Gjini, Alesia Cara, Diora Hoxha, Argisa Troka, Xhesika Xhebexhiu, Juri Taullau, Sindy Allamani, Isabela Tabaku, Dea Guri, Natali Bliu, Joel Plaku, Mikel Seferi, Reant Kullaj, Brunelio Fejzulla, Viki Zaçlli, Rei Haluli, Feruze Agalliu, Oresti Çaça, Marjo Rabiaj, Paulo Qesargjoni, Endi Muçi, Arbëri Shehu, Samuel Dërka, Thimi Shkarpa, Kristina Çelanji, Athina Prifti, Almira Tota, Zino Veleshnja, Erdi Podo, Anxhela Miraka, Gani Krrashi, Klevi Gugallja, Flavio Elezi, Ledion Mane, Eugen Lazaj, Igli Hoxhaj, Arlind Kasëmi, me objekt “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Kujtojmë se Ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar” është ndërrmarë nga qeveria në Maj dhe është votuar në Kuvendin e Shqipërisë në Qershor. Prej disa javësh studentët e Mjekësisë protestuan për pezullimin e ligjit dhe nga ana tjetër ata e shtuan presionin e tyre duke nxjerrë disa kërkesa dhe aksione. Një nga veprimet e tyre ishte dhe dërgimi i ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Ky ligj u miratua në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar, më 21 Korrik 2023, me 71 vota pro të mazhorancës dhe 23 kundër, teksa është kundërshtuar si nga opozita, por edhe nga vetë studentët, të cilët kanë dalë në protesta të shumta. Fillimin e vitit akademik studentët e bojkotuan për rreth një muaj për shkak të kundërshtisë ndaj këtij ligji, deri në momentin kur ranë në një marrëveshje me rektorin Arben Gjata. Ata u kthyen në auditore, pasi rekotori u premtoi pezullimin e vendimit deri në momentin kur të shprehej Kushtetuesja.
Miniera BULQIZË- Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa ishte duke punuar në minierë. Ai është transportuar në ...
Foto ilustruese FIER-Një pronar i një dyqani telefonash është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Fierit për kontrabandim t&...
Aldo Gjini LUKSEMBURG- Aldo Gjini do të dalë sot para gjykatës së qarkut të Luksemburgut për tentativë vrasje. Ai dyshoh...
Igor Kukonov SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin e rusit që kërkohet nga Interpoli, Igor Kokunov. Ai akuzohet p&eu...
Me Zemër të Hapur TIRANË- Detaje të reja nga braktisja e më pas vdekja e foshnjës që u braktis nga nëna 30-vje&cce...
Dritan Rexhepi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përgatitur dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Dosja do t’i kalojë Mi...
Mark Nika TIRANË-Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Strasburgut për vrasjen e ...
Foto ilustruse TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për ndry...
Banorët e Porto Romanos në protestë DURRËS- Ndërtimi i një kolektori mes banesave në Porto Romano të Durrësit ...
Kopshti TIRANË- Prindërit janë vënë në alarm në lidhje me sigurinë në kopshte pas zbulimit të skand...