LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt/ Granit Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni

Gjatë gjykimit më 26 mars, Plava u tërhoq nga deklarata e dhënë në Polici, duke pohuar se tani po thotë të vërtetën, raporton Betimi për Drejtësi, media e specializuar në fushën e drejtësisë.

26 Mars 2026, 14:51 Nga D.S

Vrasja e Liridona Ademajt/ Granit Plava: Kisha marrëveshje me Murselin,

KOSOVË- I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, ka ndryshuar deklaratën, duke i thënë Gjykatës Themelore në Prishtinë se vrasja u krye në marrëveshje me bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli. Gjatë gjykimit më 26 mars, Plava u tërhoq nga deklarata e dhënë në Polici, duke pohuar se tani po thotë të vërtetën, raporton Betimi për Drejtësi, media e specializuar në fushën e drejtësisë.

Plava tha se deklaratën në Polici e kishte bërë në bazë të marrëveshjes që kishte me Murselin. Liridona Ademj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, ndërkaq në këtë rast akuzohet edhe Kushtrim Kokalla. Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.

“Asnjëherë nuk më ka treguar kush është personi [që do ta vriste], edhe më ka thënë veç do të marrësh përgjegjësinë ti, asgjë tjetër. Pa u bë dy vjet të nxjerr nga burgu, e di çfarë pushteti kam”, tha Plava.

Ai shtoi se për këtë rast ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës dhe ish-udhëheqës i Aleancës Kosova e Re. Sipas Plavës, Murseli i ka thënë se "ti e di çfarë pushteti kemi ne" dhe se "nuk ka shanse" që të qëndrojë në burg "më shumë se dy vjet.

Ai pretendon se Murseli i ka ofruar punë, pagë në vlerë prej 1300 eurosh, një veturë G-Class. Kur e ka pyetur se kë do të vriste, sipas Plavës, Murseli i kishte thënë se nuk ka nevojë që ta dijë, por vetëm të marrë përgjegjësinë.

Kur u pyet nëse i njeh të akzuzuarit e tjetër, Plava tha se Kokallën e njeh pasi janë nga fshati i njëjtë dhe Murselin më pak. Plava tha se Murselin u takua 7-8 herë dhe në ditën e vrasjes janë takuar pikërisht për marrëveshjen. Sipas tij, të nesërmen e kishte kuptuar që personi që e vrau ka qenë gruaja e Naim Murselit.

“Më vjen keq për atë ditë çka ka ndodh. Gjithmonë ka thënë se është serbe ose boshnjake, vetëm do të marrësh përgjegjësinë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës në gjykatore është deklaruar edhe Murseli. Ai ka insistuar se në natën kur u vra bashkëshortja e tij ishte pre e grabitjes, teksa ka pranuar se armën me të cilën u krye vrasja ia bleu Plavës, por duke pretenduar se ai i kishte thënë se të nesërmen do ta shiste dyfish. Murseli pretendoi se me Plavën u morën vesh që t’i ktheheshin paratë e armës së blerë.

Si ndodhi vrasja?

Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin. Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava.

Plava akuzohet se ka kryer vrasjen. Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim. Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj.

naim murselin granit plava liridona ademajt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj