Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Studimi i zhvilluar nga IDM me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë dhe Zyrës së Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar u krye në formën e një pyetësori online me 109 gra aktiviste dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
TIRANË-Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, prezantoi të shtunën gjetjet e studimit me titull “Sfidat e grave mbrojtëse të të drejtave të njeriut në internet”, studim i cili hedh dritë mbi tentativat e censurimit dhe abuzimeve në sferën online ndaj grave aktiviste në vendin tonë.
“Gjuha e urrejtjes online ndaj këtyre grave u evidentua si problem kryesor, ku 55.2% raportojnë gjuhën seksiste dhe gjuhë të urrejtjes si shkeljen kryesore,” tha Sara Kelmendi, njëra prej hulumtueseve të studimit të IDM-së.
Studimi i zhvilluar nga IDM me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë dhe Zyrës së Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar u krye në formën e një pyetësori online me 109 gra aktiviste dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Studimet e kryera në Ballkanin Perëndimor tregojnë se gratë aktiviste të të drejtave të njeriut hasen dhe punojnë nën kushtet e një klime jo miqësore, teksa në Shqipëri më të rrezikuara janë aktivistet që mbrojnë viktimat e trafikimit të dhunës, si edhe ato në mbrojtje të anëtarëve të komunitetit LGBTQ+.
Studimi thekson gjithashtu se shkeljet e privatësisë, kërcënimet dhe bullizmi janë fenomene të tjera që prekin gratë aktiviste në Shqipëri.
“83% e të intervistuarave kanë raportuar se janë prekur të paktën një herë nga sulmet online në punën që ato bëjnë,”, thekson raporti.
Gjithashtu nga përgjigjet rezulton se platforma e raportuar më gjerësisht për kryerjen e këtyre sulmeve është ajo e “Facebook”, raportuar nga 62.4% e të intervistuarave, e ndjekur nga platforma “Instagram” e raportuar nga 19% e tyre.
Shqetësimi i përbashkët që ndajnë gratë aktiviste konsiston në mungesën e seriozitetit të trajtimit të këtyre rasteve që prekin jo vetëm personalisht gratë, por edhe performancën e tyre në punë.
“92% e të intervistuarave mendojnë se shkeljet dhe abuzimet online nuk trajtohen njëlloj me ato ‘offline', duke theksuar se abuzimet në internet raportohen më pak dhe gjithashtu trajtohen me më pak seriozitet”, citojnë gjetjet e raportit.
Arsyet mbi këto abuzime ndaj grave aktiviste perceptohen të ndryshme nga pjesëmarrëset në sondazh. Disa prej tyre shohin si arsye kryesore profesionin dhe vetë aktivizmin, ndërsa të tjerat raportojnë se shkaku i sulmeve është me bazë gjinore, apo ka të bëjë me përkatësinë etnike./Marre nga Birn
Makina KURBIN- Ngjarja e rëndë që ndodhur ditën e djeshme në Kurbin, ku një 53-vjeçar humbi jetën është...
Klaudio Myrtaj ITALI- Hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në Itali vijojnë. Referuar dinamikës së ng...
Gjykata e Durresit DURRËS-Gjykata e Durrësi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Armand Lalën, pron...
Spitali i Korces DEVOLL-Një 41-vjeçare në Devoll pas konsumimit të kërpudhave ka përfunduar në gjendje të rë...
Salla e komisionit dhe Dumani Entuziastë, se sapo kishin miratuar me konsensus një rezolutë për Kosovën, deputetët u ngrit&eu...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike është përgjigjur paraditen e sotme pas mbledhjes së Grupit Parl...
Mecollari dhe Begaj TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari kërkon të dijë nga...
Pamje nga djegia e mbetjeve VLORË-Në Vlorë prej ditësh vijon ndotja e ajrit nga tymi toksik që vjen si pasojë e ndjekjes s&e...
ELBASAN-Pas dy orësh nga shpërthimi i parë në Metalurgjikun e Elbasanit është rregjistruar një tjetër para pak minutas...
Policia greke GREQI- Plagoset 40-vjeçari shqiptar në Greqi. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin “Papa...