LIVE UPDATES
Aktualitet

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

Takimi ku morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale, për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm, që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

12 Nëntor 2025, 11:53 Nga I.A

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania,

Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe organizatat e shoqërisë civile, organizoi në Tiranë një tryezë të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të grave dhe rolit të inovacionit digjital, në mbrojtje të tyre.

Takimi ku morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale, për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm, që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania,

Në qendër të diskutimeve ishte aplikacioni Bright Sky Albania, një nismë e Fondacionit Vodafone, që ofron informacion, mbështetje dhe këshilla praktike për gratë dhe vajzat, që ndihen të rrezikuara nga dhuna.

E pranishme në këtë takim, drejtoresha e Fondacionit Vodafone, Lisa Felton, theksoi rëndësinë e teknologjisë si mjet për fuqizim dhe mbrojtje: “Ne si Vodafone besojmë se përmes teknologjisë mund të adresojmë çështje që lidhen me dhunën me bazë gjinore, abuzimet dhe çështje që lidhen me arsimin dhe me shëndetin. Aplikacioni Bright Sky është një shembull konkret që u ofron vajzave dhe grave, që përjetojnë dhunë, informacione, mbështetje dhe këshilla praktike për t’u larguar nga situata të rrezikshme.”- tha drejtoresha e Fondacionit Vodafone.

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania,

Valbona Kuko, drejtoreshë për Shqipërinë e Fondacionit Westminster për Demokraci, theksoi se dhuna me bazë gjinore ndaj grave në politikë mbetet një nga sfidat kryesore që pengon përfshirjen e tyre në jetën publike.

“Fondacioni Westminster për Demokraci ka vite që trajton dhe mbështet aktorët e politikës, shoqërinë civile e median, për ta kthyer çështjen e dhunës me bazë gjinore në politikën e ditës dhe për të ndërgjegjësuar politikanët dhe aktivistët, biznesin, median se çështjet e barazisë gjinorë nuk janë çështje familjare. Ato duhet të trajtohet me politikbërje, me legjislacion të mirë dhe me instrumente të qenësishëm për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Aplikacioni Bright Sky, por edhe platforma që Fondacioni Westminster për Demokraci ka ngritur, për të raportuar dhunën ndaj vajzave dhe grave, janë instrumente, të cilat duhet të përdoren, për raportim të çështjeve që institucionet përgjegjëse duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.”- përfundoi Kuko.

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania,

Në këtë tryezë morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Iris Luarasi; Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, Jonida Lakuriqi; përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko zëvendësministre; të Ministrisë së Brendshme; drejtuesit e institucioneve të pavarura, Erinda Ballanca, Avokati i Popullit dhe Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimin.

Gjithashtu në këtë event kontribuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, Michele Ribotta UN Women Albania si edhe të shoqërisë civile, Mirela Arqimandriti, drejtoreshë Ekzekutive e Aleancës Gjinore për Zhvillim.

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania,

Përmes kësaj nisme, Fondacioni Vodafone Albania është pozicionuar si një aktor kyç në fushën e inovacionit me impakt social, duke e kthyer teknologjinë në një mjet konkret për sigurinë, mbrojtjen dhe fuqizimin e grave. Kjo tryezë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekosistemi bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile, për një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të barabartë, për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri.

vodafone albania


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj