E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Dyrmishi shprehu dëshirën për t'u vetëdorëzuar tek autoritetet greke.
TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas arrestimit të Spartak Dyrmishit, shqiptarit që kërkohej nga autoritetet greke. Policia bën të ditur se 45-vjeçari i kërkuar në Greqi për përdhunim u kap në Vlorë. Sipas forcave blu, në momentin që u kap, Dyrmishi shprehu dëshirën për t'u vetëdorëzuar tek autoritetet greke.
NJOFTIMI I POLICISË:
Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim. Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari. Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije. Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare.
Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.
Ambulance GREQI- Një bandë vajzash kanë sulmuar një vajzë 15-vjeçare në një park në Agio...
Paund BRITANI E MADHE- Bandat kriminale shqiptare janë në rritje në Mbretërinë e Bashkuar dhe dërgojnë qindra milio...
Fatos Lubonja TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e quajti të pakuptimtë faktin që Rama ka udhëtuar kaq shumë...
Banese BRITANI- Një emigrant është gjetur në dhomën e gjumit të një gruaje në Britani. Kështu pretendon depute...
Natyra TIRANË- Në fillim të muajit nëntor vendi ynë do të jetë në të njëjtat kushte atmosferike. Mje...
Spartak Dyrmishi GREQI- Arrestohet shqiptari Spartak Dyrmishi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet greke për akuzën e përdhunim...
Majlinda Sula SPANJË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, shqiptarit që spitali spanjoll i hoqi zemrën në mënyrë të...
Laguna e Nartës Dhjetëra tabela “pronë private” janë vendosur brenda zonës së mbrojtur në parkun e Lagun&eum...
Altin Kodra GREQI- Altin Kodra, 50 vjeç, me origjinë nga qyteti i Laçit është zhdukur pa gjurmë në Greqi. Mësoh...
Policia VLORË- Policia e Vlorës dhe Seksioni i Krimeve kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në një pallat në qytet pranë ...