Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fundjavës, në datat 30 tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, kanë kryer inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka dhënë përditësime lidhur me situatën pas shpërthimit të gripit të shpendëve në një fermë në kryqytet.
Gjatë fundjavës, në datat 30 tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, kanë kryer inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
Në reagimin e tyre bëhet me dije se kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative.
Ministria lajmëron se masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qëndrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa rekurenca.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë së bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1.
Përgjatë fundjavës, në datat 30 tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikqyrjes për: inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, menjëherë mbas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV, Shërbimi Veterinar Zyrtar në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 885, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” filloi monitorimin e fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë, dhe bazuar në Planin e Kontingjencës sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare” ka kontrolluar lëvizjen e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për ti analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR. Laboratori i Referencës – ISUV, është përgjegjës për testimin e kampioneve lidhur me Influencën Aviare, ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, duke ofruar kapacitet laboratorik dhe teknik për analizimin e çdo kampioni të ardhur brënda 24 – 48 orëve, me qëllim përgjigjjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse në zbatimin e masave, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.
Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.
Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qëndrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa rekurenca. Për cdo informacion dhe lajmërim, ftojmë qytetarët dhe shpendërritësit të kontaktojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
viktimat e atentatit SHKODËR- Dy klinika private në Shkodër, janë kontrolluar nga policia kriminale me shpresën e gjetjes së ...
foto ilustruese TIRANË- Konsumatorët privatë do të mund të përfitojnë nga disa skema sa i takon rritjes së eficienc...
Tiranë TIRANË- Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojn&...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferik...
Foto ilustruese ITALI- Një tjetër shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi...
Itali ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni antid...
Aksidenti KRUJË- Një aksident është regjistruar mbrëmjes së sotme në Borizanë të Krujës. Mësohe...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre shqiptarë. Mësohet se ata janë arrestuar g...
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dhënë sot detaje nga hetimi i skandalit të korrupsioni...
Babai i viktimës, Fitim Lalaj GJERMANI- Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku që 33- vjeçari, Dritan Lalaj, n...