LIVE UPDATES
Aktualitet

"Grupet kriminale kanë lidhje me pushtetin"/ Atentati në Shkodër, Hoxha: Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion! Jemi vonë për të luftuar krimin 

Sipas Hoxhës shumë ngjarje kriminale në Shkodër mbeten pa autorë dhe se krimi i organizuar po merr në dorë strukturat shoqërore. Hoxha theksoi gjithashtu se duhet një operator kombëtar që të zbardhë ngjarjet në Shkodër.

9 Shtator 2025, 17:43 Nga E. D
"Grupet kriminale kanë lidhje me pushtetin"/ Atentati në
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodrën. I ftuar në News24, Hoxha deklaroi se Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, duke akuzuar lidhjet mes krimit të organizuar dhe pushtetit. Gazetari theksoi se grupet kriminale në Shkodër veprojnë prej viteve ’90 dhe disponojnë fonde më të mëdha se vetë Ministria e Brendshme.

Sipas Hoxhës shumë ngjarje kriminale në Shkodër mbeten pa autorë dhe se krimi i organizuar po merr në dorë strukturat shoqërore. Hoxha theksoi gjithashtu se duhet një operator kombëtar që të zbardhë ngjarjet në Shkodër.

"Sot kemi organizata të mirëfillta. Ata kanë operuar që në vitet e para të viteve 1990. Kemi të bëjmë me struktura kriminale që kanë buxhet më të madh dhe se Ministria e Brendshme. Mbi të gjitha kemi struktura që marrin në dorë strukturën shoqërore të një ngjarjeje. Ashtu siç është trajtuar Shkodra, një pjesë janë larguar ose në Tiranë ose jashtë vendit. Në këtë ngjarje kemi diçka të veçantë sepse autori u kap shumë shpejt.

Kjo ishte ngjarja e radhës e përplasjes mes grupeve. Ende konfliktet në Shkodër nuk janë zgjidhur. Jemi vonë për të luftuar krimin në Shkodër, sepse ata kanë lidhje me pushtetin. Sa herë dëgjojmë histori me fajde, këta japin para me fajse, sepse këta ua japin personave që nuk iu marrin vetëm para, por edhe biznese e prona. Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion. Shumë ngjarje në Shkodër nuk kanë autorë. Bardhok Pllana u vra dhe nuk ka autor, Mir Koçiu u vra dhe nuk ka persona të prangosur. Në Shkodër është një litar i trashë krimi.

Ia kam thënë kryeministrit në sy, se Shkodra sot nuk ka problem krimin e rrugës, por krimin e organizuar. Atje po ndodh që ka viktima e të plagosur që janë krejt të pafajshëm. Duhet një operator kombëtar që të zbardhë ngjarjet në Shkodër. Nëse lejon që kriminelë të emërojnë deputetë, ministra etj. tregon se ata kanë lidhje me pushtetin, derisa marrin dhe fonde publike, sepse kanë marrëveshje me pushtetin. Shkodra ngjan me Palermon e viteve 80’. Strukturat tona kanë dështuar," tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj