LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hajde mbush një bidon”/ Reklamonin vajin e përzier të ullirit si ekstra të virgjër, çifti refuzon të flasë për kamerat, ia mbath me të katra

Në Shkodër ata shesin në një ambient pranë tregut rus, të paregjistruar. Madje, nuk kanë as certifikatë për vajin ekstra të virgjër. “Stop” provoi të blejë vaj dhe bashkëshortët Beshiri ofruan siguri për cilësinë e produktit.

24 Shkurt 2025, 21:37 Nga B.Z
“Hajde mbush një bidon”/ Reklamonin vajin e përzier
Foto ilustruese

BERAT - Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipas informacioneve, bashkëshortët kanë dy vjet që banojnë në Shkodër ku shesin vaj ulliri. Ata e reklamojnë vajin si ekstra të virgjër, por denoncuesit thonë se vaji është përzierje. Madje, kur emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi me vajin e ullirit në Kuçovë, Edisoni fshehu pajisjet e përzierjes duke e zhvendosur këtë proces në shtëpinë e prindërve në Dimal.

Në Shkodër ata shesin në një ambient pranë tregut rus, të paregjistruar. Madje, nuk kanë as certifikatë për vajin ekstra të virgjër. “Stop” provoi të blejë vaj dhe bashkëshortët Beshiri ofruan siguri për cilësinë e produktit.

Stop: Si je?

Vojsava Beshiri: Mirë! Si je?

Stop: Me sa e ke?

Vojsava Beshiri: Je ai, që folëm në telefon?

Stop: E! Me sa e ke kilen, ti?

Vojsava Beshiri: Tetë mijë lekë.

Edison Beshiri: Sa litra? Ke bidona 12, 30, 10 , 8, 5.

Stop: Po mora bidon 30 litra, sa ma lë ti mua?

Edison Beshiri: Nga 246, do ta lë 230.

Stop: Sa i bie për litër?

Edison Beshiri: 750! Ti, ke bidon të madh?

Stop: Ky është ai i virgjëri? Po 2l ke? Të marr dy copë?

Edison Beshiri: Merr dy copë nga këto, pastaj merr, kur të duash!

Stop: Ma vër në një qese! Ta provojë njëherë ai kuzhinieri im dhe po të dua, vij të marr më shumë. Do të të bëj telefon.

Më pas vaji u dërgua për analiza dhe rezultoi se nuk ishte as vaj ekstra i virgjër, as i virgjër, por mund të ketë përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Këtë e shpjegon Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin.

Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Nuk i ndiej erën unë këtij.

Stop: Çfarë ere?

Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Erën tipike të frutit, të ullirit. Vaji ekstra i virgjër dueht rë ruajë ngjyrën dhe aromën tipike të vajit të ullirit. Analiza e ngjyrës, shijes dhe aromës janë analiza  komerciale, s’ke nevojë të shkosh në laborator.

Eksperti shpjegon se vaji klasifikohet sipas vlerave që ata paraqesin dhe ka një kategorizim të veçantë. Eksperti vlerësoi edhe rezultatet e analizave dhe konfirmoi që ka përzierje.

“Stop”  u rikthye edhe njëherë për të blerë sërish vaj.

Stop: Dua 30 l ekstra të virgjër, sic mora herën e kaluar! Sa lekë vete? Por një gjë, nuk do më ndryshosh cilësinë.Do e marr, ngaqë më the, e kam ekstra të virgjër.

Edison Beshiri: Shiko, bidoni bën 246 mijë lekë, unë ty po ta lë 230. Ta sjell aty tani?

Stop: Tani, të sjell shoferin.Ku e ke bidonin?

Edison Beshiri: Të vijë nusja ta mbushë!

Stop: Ku e mbush? Këtu?

Edison Beshiri: Këtu, kam një depo të vogël. Sava, hajde mbush një bidon 30!

Stop: Ke punë, ke?

Edison Beshiri: Kam! Ne punojmë. Shiko, po punove pastër, punë ke.

Stop: Depon e ke të madhe apo të vogël?

Edison Beshiri: Të vogël. Marr 1 ton, mbaroj atë, shkoj prapë.

(Agjenti merr në telefon shitësin dhe del bashkëshortja).

Stop: Po si më la vetëm, nuk jeni seriozë fare, nuk e marr vesh!

Me urdhër të drejtueses së prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, u kryen kontrolle njëkohësisht në Dimal dhe në Shkodër, ku bashkëshortët kryenin prej disa kohësh shitjen e produktit. U sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti me të cilin shitej vaji. Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit ku kryhej veprimtaria.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për akuzat  “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”. Avokati Arben Llangozi thotë se ky ishte një aksion shumë i madh që u shërben konsumatorëve./Tvklan

stop denoncim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj