LIVE UPDATES
Aktualitet

Hapësirat e ngushtuara të grave brenda partive politike sjellin mospërfaqësim në strukturat lokale

Në një garë me dy burra të zonës, u vu re se ajo gëzonte një mbështetje të madhe. Ditën e votimit më 25  prill 2022, situata u tensionua deri në thyerjen e kutisë së votimit dhe anulimin e zgjedhjeve. Pas ndërhyrjes së komanduar, u caktua një burrë kryetar i degës. 

13 Tetor 2023, 14:01 Nga Nga Emi Kalaja
Hapësirat e ngushtuara të grave brenda partive politike sjellin
Emi Kalaja

TIRANË- Në provincë gratë nuk dinë të bëjnë politikë , punë shtëpie dhe boll…”. Ky është një ligj i pashkruar në Malësinë e Madhe, nje e njohur për trimërinë dhe historitë e burrave, ndërsa inteligjenca dhe kontributi i grave është injoruar shpeshherë.

Megjithatë Mimoza Rexhvelaj, që nga mosha e saj e re, ka qenë e vendosur ta kundërshtojë këtë ligjësi të parashkruar për një vajzë province. Pas vdekjes së babait të saj, i cili kishte kaluar 12 vite në burgun politik të Spaçit, ajo ka pasur një frymëzim të veçantë për të ndjekur gjurmët e tij. Mimoza ka dhënë një kontribut të palodhshëm në Partinë Demokratike për më shumë se 30 vjet.

Në moshën 15 vjeçare , ajo merr pjesë në Forumet Rinore, pastaj shërben si Kryetare e Organizatës së Grave në zonën e Gruemirës ku vazhdon dhe sot dhe  në vitin 2015  merr votëbesimin si këshilltare bashkiake për një mandat. Tashmë është pjesë e Këshillit Kombëtar të rithemelimit të PD-së. Krahas këtij angazhimi, Mimoza Rexhvelaj nuk ka hezituar asnjëherë të investojë në arsimin e saj, duke përfunduar me sukses dy fakultete dhe një program master në etnokulturë. Ajo është autore e katër librave dhe ka fituar dhjetëra çmime dhe mirënjohje në fushën e krijimtarisë.

Megjithë formimin dhe kontributin e saj të qëndrueshëm, Mimoza ndihet e përjashtuar praktikisht nga çdo garë politike në zonën e saj. Herën e fundit,ajo vendosi të kandidohej për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe në prag të zgjedhjeve lokale 2023. Në një garë me dy burra të zonës, u vu re se ajo gëzonte një mbështetje të madhe. Ditën e votimit më 25  prill 2022, situata u tensionua deri në thyerjen e kutisë së votimit dhe anulimin e zgjedhjeve. Pas ndërhyrjes së komanduar, u caktua një burrë kryetar i degës. 

Në vendimin e sjellë nga Komisioni i Apelit dhe Vlerësimit të Faktit i Partisë Demokratike  thuhej që për një vit Mimoza nuk kishte të drejtë të garonte duke humbur kështu mundësinë e përfshirjes në zgjedhjet për Bashkinë Malësi e Madhe.

“Kjo situatë është qesharake deri në dhimbje“ thotë Mimoza gjatë bisedës me ne. “Jam ndjerë gjithmonë si mish i huaj, e përjashtuar pa asnjë arsye të vlefshme. Nuk mundën të gjenin asnjë mangësi në përvojën dhe kontributin tim, as nga prejardhja familjare si vajza e një të persekutuari politik, as  nga përkushtimi i vazhdueshëm ndaj politikës dhe intelektin im. Jam prej shumë vitesh arsimtare , gëzoj  një status si nëna e tre fëmijëve ekselent , por gjithmonë në çdo garë emri im fshihet, spostohet , zëvëndësohet.

Mimoza rendit disa shembuj për këtë. ”3 herë nuk më sollën kandidaturën  për kryetare komune. Thuajse në të gjitha  zgjedhjet parlamentare, është kërkuar nga baza emri im si deputete, por nuk u listova asnjëherë. Tre herë isha e propozuar për  kryetare gruaje. Dy herë nuk më sollën emrin. Ndërsa herën  e vetme që ishte emri im në listë,  votuan burrat.”

Pas 30 vitesh brenda politikës, ajo thotë se ka mësuar se në politikë janë pranuar gra që janë shpesh vetëm dekore, ato që nuk kanë ambicie të mëdha se burrat , dhe mbi të gjitha ato që heshtin, duke iu nënshtruar liderëve të tyre burra.

“Unë nuk jam e tillë”, thotë Mimoza. “Kam dëshiruar të sjell në politikë modelin e një gruaje që mendon me kokën e saj. Por duket se hapësira për gratë është duke u ngushtuar dita për ditë dhe energjitë e mia po ulen. Keqardhja ime është se pas përvojës sime dhe mungesës së hapësirës, në Malësinë e Madhe nuk ka gra dhe vajza të tjera që duan të angazhohen në politikë.”

Por situata nuk paraqitet më mirë as në Bashkinë Vau i Dejës.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 për herë të pare në  Bashkinë Vau i Dejës garoi një grua. Klomentina Drini nën siglën e Partisë Demokratike ishte përballë dy burrave në zgjedhje: kryetarit aktual të Bashkisë Kristian Shkreli, kandidat i PS, si dhe ish kryetari i Bashkisë dhe ish deputeti Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ajo thotë se ndërsa pati mbështetje nga mediat duke e  promovuar si një risi “kandidimin e një të reje, një gruaje “, përballë sistemit maskilist 33 vjeçar, brenda partisë është ndjerë e paragjykuar deri në ditën e votimit.

“E kam nisur atë sfidë me forcën e vullnetit dhe me dëshirën për të ndryshuar vendin ku unë isha lindur dhe rritur, dhe për të qënë pjesë e ndryshimit të një sistemi monopol 33-vjeçar maskilist .Po, jam ndier e paragjykuar, duke filluar që nga dalja e emrit tim në media si kandidate e “Bashkë fitojmë”. Vetë këshilltarët e forcës sime politike dolën kundër publikisht dhe mbështeten Zef Hilën e më pas edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë dhe disa anëtarë të Kryesisë, të cilët paragjykuan pozicionin tim dhe aftësitë e mia dolën publikisht kundër ,një situatë absurde.  Mund të them se nuk ka qenë aspak e lehtë për mua me të gjithë kundër. Jo gjithmonë kam patur mbështetje aty ku mendoja se mund të mbështetesha.”

Klomentina ka vëne re se  mentaliteti i vjetëruar  rreth grave në politikë ndikon edhe  në  mohimin e të drejtës për të votuar të lira. Psh, fakti që faktori gjini nuk u përkthye në votë, të bën të mendosh se gjinia femërore në një përqindje dominuese akoma nuk është e lirë të vendosë vetë, përmes angazhimit dhe votës së pandikuar në komunitetin e Bashkisë Vaut te Dejës. “Kjo mund të vijë edhe si rezultat i mos zbatimit korrekt të Kodit Zgjedhor nga votimet familjare në QV, të cilat ndikojnë në mos respektimin e vullnetit dhe lirisë së individit në votim, “- thotë ajo.

Edhe Klomentina mendon se jeta politike brenda partive për gratë është shumë më e ashpër sesa jeta jashtë saj . “Nga eksperienca ime politike kam vënë re se nepotizmi, klientelizmi dhe kulti i individit kishin zënë rrënjë të thella në strukturat partiake, ku zëri i gruas nuk dëgjohej, por komandohej si në komunizëm. Kështu që nuk supozohej ndonjeherë që të hapej rruga dhe t’i jepej mundësia një femre ose një femër të kishte mundësi të pastër kandidimi në strukturat e Partisë, sepse direkt do të hiqej nga antarësia ne mënyra të ndryshme duke e njollosur atë ose konsumuar politikisht.”

Ajo sjell si shembull për këtë konstatim, përvojën personalemndër vite. “Në momentin që u vu në pah kapaciteti i aftësive të mia në administratë gjatë drejtimit të dy Drejtorive kryesore në Bashkinë tonë,  erdhi mënjanimi im nga strukturat e Partisë Demokratike. Në prag të zgjdhjeve parlametare të vitit 2021 ndodh edhe përjashtimi nga anëtarësia duke mos mundur kështu të garoj në zgjedhjet e Lëvizjes Demokratike të Gruas. Më pas, siç u pa edhe gjatë kandidimit për kryetare bashkie, ishte edhe dalja kundër e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Qëndrore së bashku me klientelizmin e kultin e individit. Përjetimi im mendoj që nuk është i vetëm, mund ti ndodhë çdo gruaje, por në mënyra të ndryshme, ndaj jo rastësisht kemi forca politike që nuk rriten e zhvillohen përmes meritokracisë, sepse ka dallime të shumta që fillojnë nga bazat e strukturave.”

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktiviste të së drejtave të grave në Qarkun e Shkodrës bien dakord që situata e përfshirjes se grave në politikë paraqitet me problematike në bashkitë me periferike ku mentaliteti patriarkal ka zënë rrenjë thellë. Drejtorja e Qendrës Sociale “Hapat e Lehtë” Denada Shpuza tregon se megjithëse vitet e fundit ka një angazhim më të madh të grave në politikë, për shkak të vendosjes së kuotave gjinore,  sërish mentaliteti patriarkal është ende shumë i pranishëm në zgjedhje. “Mundësitë e grave për t’u përfshirë janë minimale. pasi ka një mungesë të theksuar të shërbimeve publike që duhet të lehtësojnë jetën e grave dhe vajzave, siç janë mungesa e transportit publik dhe mungesa e kopshteve, çerdheve me drekë, mundësitë e arsimit etj.”

Këto shërbime ofrohen nga Bashkitë dhe nëse pjesëmarrja e grave do të ishte më e madhe, Denada beson që edhe rezultatet do të ishin më të mira. Megjithatë ajo vë re se përfshirja e grave në Këshillat Bashkiak ka sjellë modele të ndryshme. “Në çdo Bashki konstaton gra dhe vajza që vërtet përfaqësojnë interesat e banorëve që ato përfaqësojnë në nivel vendor, njësi administrative ose përtej saj, janë të gatshme të ngrejnë zërin edhe ndaj forcës politike që ato përfaqësojnë. Gjithashtu, ka gra dhe vajza të cilat janë të ulura në karriget e këtij institucioni vetëm për hir të plotesimit të kuotave dhe janë të gatshme të miratojnëose kundërshtojnë çdo vendim, edhe pse vetë mund të kenë qëndrime të ndryshme nga forca politike që ato përfaqësojnë.”  Pavarësisht kësaj, Denada këmbëngul në rëndësinë që ka përfshirja e grave në këto institucione, sepse çështjet e grave mund të mbrohen më mirë dhe më denjësisht vetëm nga vetë ato. Si shembull të mirë ajo sjell Aleancën e Grave Këshilltare të Bashkisë Shkodër,  e cila kërkoi përfshirrjen e mësuesve ndihmës edhe në institucionet e arsimit parashkollor.

Çështja është si  të mbërrijmë deri këtu, pasi përvoja e Mimozës dhe Klomentinës na tregoi se vrapimi me pengesa për grate drejt strukturave tw pushtetit lokal fillon që në forumet partiake. Përveç kësaj, edhe fenomeni i përsëritur i dorëheqjes së një gruaje pasi fiton mandatin e këshilltarit bashkiak dhe zëvendësimin me një burrë, e dëmton pjesëmarrjen e tyre.

“Kjo praktikë duhet të ndalohet, sepse ndryshe nuk kemi respektimin e kuotave, sidomos në rastet kur dorëheqja bëhet e detyruar për të mundësuar zëvendësimin e një anëtari të gjinisë tjetër të ulet në atë Këshill Bashkiak.”, thotë Denada.

Zgjedhjet lokale të vitit 2023 treguan se sërish përfaqësimi I grave në nivel vendor mbetet i ulët dhe larg objektivit për barazi gjinore, megjithë rregullimet ligjore që janë bërë. Situata në terren tregon se partitë politike ende i përdorin gratë si dekor dhe formalisht i mbushin listat, ndërsa nuk u krijojnë hapësirë brenda forumeve për garë të drejtë e të ndershme. Pas 10 vitesh nga miratimi I Kodit Zgjedhor që mundësoi kuotat në nivel vendor, është koha që partitë të reflektojnë seriozisht dhe sinqerisht për këtë situatë, ndërsa institucionet të parandalojnë “hemorragjinë” e grave nga Këshillat Bashkiakë me instrumenta të tjerë ligjorë.

Asnjëherë nuk është vonë për të filluar ndryshimin.

Nga Pena.al

emi kalaja partite politike

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë