20 Dhjetor 2024, 22:29
Nga M.B
Foto nga emisioni
BULQIZA- Jemi ngjitur deri në fshatin Ballenjë të Bulqizës, për të zgjidhur një sherr të pazakonte në të cilin janë përfshirë këta dy të rinj. Ajo,një zonjë 28 vjeçare nga Librazhdi, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve dhe ai, Altini 30 vjeçar banor i zonës. Po çfarë armiqësie mund të kenë ata të dy, kur jetojnë 2 orë larg nga njëri tjetri dhe për më tepër nuk kanë patur asnjë histori në të shkuarën? Gjithçka ka nisur për një grusht fasule.
Pas kësaj zënke mes babait të saj 64 vjeçar dhe këtij të panjohuri që vjedh fasule, e lënduar 28 vjeçarja vendos t’i telefonojë këtij të fundit, me shpresën se do të arrijë të zgjidhë hallin që i ka rënë të atit. Ndaj vendos të shkojë e të marrë fasulet. Fasulet u rikthyen brenda pak orësh në shtëpinë e të moshuarit, i cili jo vetëm që nuk humbi 75 mijë lekë, por edhe vuri nderin në vend, pas sherrit me një person që për nga mosha mund të ishte djali i tij.
Dukej se gjithçka do të mbyllej këtu, por Altini ndërkohë kishte nisur të mendonte hakmarrjen. E si mundej që një grua e re t’i shkonte në shtëpi dhe t’i merrte fasulet e grabitura me aq mund? Altini mund të ishte ekspert në vjedhjen e fasuleve, por nuk kishte aspak eksperiencë në hapjen e profileve fallso, në të cilat vendoste numrin e tij personal, duke u bërë i zbulueshëm me një klik. Kështu, pasi mëson se kush fshihej pas kësaj adrese me emër të çuditshem, vajza e re vendos ta kontaktojë edhe njëherë.
Këmbëngulja e këtij individi që të hakmerrej për fasulet që nuk arriti të vidhte, është vërtetë impresionuese, por njëkohësisht me pasoja për 28 vjeçaren. Për shkak të këtyre mesazheve dhe bisedave të dërguara në inboxin e bashkëshortit, marrëdhënia e çiftit të ri nisi të lëkundej dhe gjërat shkuan deri në ndërprerje të komunikimit. Dhe që Altini të përgjigjet, i telefonojmë në numrin që gabimisht ka lënë të lidhur me Bishën, profilin denigrues që ka kontaktuar papushim me burrin 28 vjeçares.
Por nga telefonata deri tek takimi me të, na duhet të bëjmë edhe një sforco të fundit... dhe jo një shëtitje dosido. Sepse na duhet të udhëtojmë drejt fshatit Ballenjë të Martaneshit, pak më shumë se tre orë nga Tirana, nëpërmjet një rruge që se kishim imagjinuar. Pasi kemi mbërritur, në vendin e takimit, përballë nesh shfaqet ai... Bisha i fasuleve, i cili menjëherë mohon të ketë lidhje me mesazhet denigruese dërguar burrit të 28 vjeçares. Mos ndoshta padashje, Altini sapo na pranoi që ka folur me kunatën e vajzës? Edhe pse me thënë të drejtën këtë punën e numrit se kuptuam aspak.
Pra për një borxh të pretenduar prej 200 mijë lekësh të vjetra, Altini është kthyer në Bishë Facebook-u. Por ky pretendim mohohet menjëherë nga vajza. Në një situatë aspak komode, Bisha mundohet të gjejë ngushëllim tek vendi i shenjtë në të cilin ndodhemi bashkë me të. Ky 30 vjeçar me sa duket nuk di të shkruajë shqip, gjë që na e tha më herët edhe Besa. A mos vallë është dikush tjetër që i bën këto gjëra në bashkëpunim me të?
Por kjo nuk na ka mjaftuar, prandaj pas rreth një ore negociatash, më në fund ai bindet që të flasë. Por në sekret të plotë... vetëm për vetëm Por kemi lënë diçka pa thënë akoma, sepse përvec burrit dhe kunatës, ALtini ka guxuar ti shkruajë dhe djalit të kësaj zonje, vetëm 11 vjec. Pasi na tregon neve se cfarë ka ndodhur dhe kush fshihet, të njejtën gjë vendos të bëjë dhe me të renë, por vetëm për vetëm me tëëëë….
Tashmë gjërat u bënë më të qarta. Profilin denigrues dhe mesazhet që çuan në prag të shkatërrimit familjen e Besës, duket se nuk paskan ardhur vetëm për 15 kilogram fasule, sepse edhe Mustafai, bashkëjetuesi i ri i ish - kunatës nuk paska qëndruar pasiv në këtë intrigë të tjerrë nga burrat. Meqë ne na e mohoi që njeh Altinin, është vetë Altini ai që e telefonon. Dhe telefonata, Mustafait I duket lojë. Dhe kuur menduam se cdo gjë mbaroi marrim këtë telefonatë tjetër nga ky zotëri.
“Ku je? Të vi të të takoj?
Ku je të vi të të rrah njëherë”?/ Piranjat
bulqiza
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 22:27
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Një histori mashtrimi është bërë sot pjesë e emisionit tonë. Protagoniste është nj&e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 22:13
ZH.LL
policia franceze
FRANCË- Policia franceze ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre një 30-vjeçar shqiptar, të përshi...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 22:12
M.B
Foto ilustruese
DELVINA- Një 32-vjeçar në Delvinë është arrestuar sot nën akuzën e dhunës në familje. B...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 22:06
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Magjia e Cirkut Marina Orfei mbërrin në Tiranë! Përgatituni të hyni në një botë ku g...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 21:57
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë, tregon për emisionin “Stop&...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 21:50
M.B
Foto nga emisioni
KUKËS- Nëse përmendim Kukësin, shumë nga ne do ta lidhin historinë e këtij qyteti me një em&...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 21:48
M.B
Foto nga emisioni
FIER- Javën e shkuar ju folëm për një grup adoleshentësh dhe mënyrën sesi ata nëpë...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 21:17
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombë...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 21:07
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në vitin 20...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 20:35
E. D
Myrteza Hilaj
MBRETËRI E BASHKUAR- Një 51-vjeçar shqiptar trafikant i qenieve njerëzore, që përmes një avioni privat i...