LIVE UPDATES
Aktualitet

Harta e re gjyqësore, KLP miraton transferimin e disa prokurorëve

Përmes një vendimi të marrë më 24 prill KLP ka miratuar zhvendosjen e prokurorëve.

1 Maj 2023, 11:23 Nga A.B
Harta e re gjyqësore, KLP miraton transferimin e disa prokurorëve
KLP

TIRANË- Ditën e sotme futet në fuqi harta e re gjyqësore, e cila konsiston në shkrirjen e 9 gjykatave të Shkallës së Parë. Përmes një vendimi të marrë më 24 prill KLP ka miratuar zhvendosjen e prokurorëve.

Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore Berat, Dibër, Elbasan Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Durrës qëndrojnë në pozicion në strukturën e Prokurorisë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm pranë së cilës kanë emërimin/caktimin e përhershëm.

Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rrethit gjyqësor Mat, Lushnje, Përmet, Kurbin, Pogradec, Tropojë, Pukë, Krujë dhe Kavaje të cilëve ju suprimohet pozicioni për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, transferohen prokurorë në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka në kompetencë tokësore prokurorinë pranë së cilës prokurori ka ushtruar më parë funksionin.

NJOFTIMI I KLP:

Sqarim mbi interesimin e disa mediave në lidhje me vendimin nr.82 datë 24.04.2023 të KLP-së.

Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 495, datë 21.7.2022 “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”, si dhe vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nr. 129, 130, 131, 132, 133, 134, 135, 136, 137, 138, 139, 140 dhe 141 datë 28.03.2022, për fillimin e funksionimit të Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, përkatësisht Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Shkodër, Tiranë, Berat, Elbasan, Sarandë dhe Vlorë, për fillimin e ristrukturimit të Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, si dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm Nr. 54, datë 18.04.2023 “Për caktimin e strukturës organike të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallëve të Para dhe Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm” ku është përcaktuar ndarja dhe numri i prokurorëve në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallëve të Para dhe asaj të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm kanë nisur procesin e ristrukturimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm duke i riorganizuar ato në 13 prokurori, përkatësisht atje ku mbesin Gjykatat e shkallës së parë.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 149/a, pika 1 germa a) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton kompetencën e Këshillit për transferimin e prokurorëve, nenit 189 pika 1, germa “c”, të ligjit Nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, që përcakton llojin e Aktit që këshilli nxjerr për këtë qëllim, si dhe nenit 44, pika 1 germa “b” dhe pika 2, “Transferimi pa pëlqim” të ligjit Nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Këshilli ka vendosur që:

1. Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore Berat, Dibër, Elbasan Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Durrës qëndrojnë në pozicion në strukturën e Prokurorisë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm pranë së cilës kanë emërimin/caktimin e përhershëm.

2. Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rrethit gjyqësor Mat, Lushnje, Përmet, Kurbin, Pogradec, Tropojë, Pukë, Krujë dhe Kavaje të cilëve ju suprimohet pozicioni për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, transferohen prokurorë në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka në kompetencë tokësore prokurorinë pranë së cilës prokurori ka ushtruar më parë funksionin.

Gjithashtu në të njëjtën vendimmarrje, janë marrë masa për transferimin e prokurorëve pozicioni i të cilëve në strukturat e prokurorive ku ata janë caktuar në mënyrë të përhershme, është suprimuar, pasi Këshilli në bazë të germës “b” pika 1 dhe germës “b” pika 2 të nenit 44 të Ligji për Statusin ka detyrimin të transferojë këto magjistratë brenda 6 muajve nga momenti i ristrukturimi në një prokurori të të njëjtit nivel dhe të njëjtës kompetencë ligjore.

Sqarojmë se në prokuroritë e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm ka një total prej 43 vakancash të përhershme, ku për 12 nga këto vakanca në Tiranë ka nisur procedura e plotësimit nëpërmjet lëvizjes paralele, pasi nga Këshilli janë vlerësuar nevojat e sistemit si dhe moscënimi i funksionalitetit të prokurorive nga të cilat mund të vijnë kandidatët prokurorë për plotësimin e vakancave.

Për plotësimin e pozicioneve të lira të përhershme Këshilli është i detyruar të respektojë radhën sipas germave të mësipërme “a”, “b”, “c” dhe “ç” të pikës 3 të nenit 42 të Ligjit për Statusin. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se aktualisht, Këshilli nuk ka detyrimin ligjor për të transferuar prokurorë sipas pikës a) dhe pjesërisht sipas b), në kushtet kur nuk rezulton të këtë prokurorë që “kanë të drejtë të caktohen në nivel apeli” apo “që duhet të transferohen për shkak të papajtueshmërisë ambientale”, ndërsa, në vlerësimin e këtyre kategorive, sikurse u citua më sipër kishte dy prokurorë pozicioni i së cilëve në strukturat e prokurorive ku ata ishin caktuar në mënyrë të përhershme, ishte suprimuar, për pasojë pozicionet e lira të përhershme në prokuroritë e të njëjtës shkallë dhe të njëjtës lëndë, para se ti ofroheshin lëvizjes paralele nëpërmjet shpalljes u janë ofruar këtyre magjistratëve.

Këshilli, po ashtu, ka vendosur që prokurorët e caktuar/transferuar (me ose pa pëlqim) përkohësisht, në Prokuroritë pranë Gjykatave të shkallës së parë të cilat shkrihen për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, do t’ju ndërpritet ky caktim ose transferim i përkohshëm, ndërprerje e cila do të hyjë në fuqi më datë 01.05.2023.

klp harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj