LIVE UPDATES
Aktualitet

Heroi që i fuste "tmerrin" Perandorisë Osmane! “Sunday Star” në 1912 për Isa Boletinin: Refuzoi një harem dhe 14 mijë $ në vit

urqit për këtë shkak as nuk guxojnë t’i dalin përpara, të bëjnë shaka me të, apo ta thërrasin “Monsieur” (Monsinjor). Por Isa është optimist. Po e ndërton kullën e tij, po i mbreh shpatën dhe lapsin për betejën e fundit me turqit.

1 Dhjetor 2025, 20:57 Nga DOSJA
Heroi që i fuste "tmerrin" Perandorisë Osmane! “Sunday
Foto ilustruese

“Akti i parë heroik i Isës ishte hakmarrja ndaj konsullit të Rusisë, Stcherbina. Kjo ndodhi nëntë vjet më parë. Isa po krijonte probleme në zemrat e burrave të Mitrovicës. Shqiptari me flokë bojëkafe ishte fort i zemëruar me Lihmen që shërbente në shtëpinë e Stcherbinas. Qamil Pasha kishte batalionin me 7 mijë ushtarë, Isa kishte 1 mijë e 500”, shkruante “Sunday Star”, Washington DC, 27 tetor 1912

Monsinjor Isa Boletini është i zemëruar. Ka konflikt të gjatë me osmanlinjtë dhe është i mërzitur për këtë. I ka pikë të dobët plaçkitjen, kalërimin dhe humorin. Për këtë quhet Monsinjor. Turqit për këtë shkak as nuk guxojnë t’i dalin përpara, të bëjnë shaka me të, apo ta thërrasin “Monsieur” (Monsinjor). Por Isa është optimist. Po e ndërton kullën e tij, po i mbreh shpatën dhe lapsin për betejën e fundit me turqit.

Monsinjor Isa është heroi më i madh shqiptar që prej Skënderbeut në shekullin XV. Ai është luftëtari më i guximshëm, bujar, famëkeq i Ballkanit. E di këtë. Kur u lind në një mëngjes të ftohtë marsi në vitin 1870, nëna e tij parashikoi se ai do të jetonte me gjak, por do të vdiste në paqe. Dhe në moshën trevjeçare Isa i shëndetshëm u gjet duke luajtur në gjakun e një shqiptari të vrarë dhe të lënë në rrugë nga disa hajdutë. Këtu filloi “Monsieur” Isa.

Akti i parë heroik i Isës ishte hakmarrja ndaj konsullit të Rusisë, Stcherbina. Kjo ndodhi nëntë vjet më parë. Isa po krijonte probleme në zemrat e burrave të Mitrovicës. Shqiptari me flokë bojëkafe ishte fort i zemëruar me Lihmen që shërbente në shtëpinë e Stcherbinas.

Qamil Pasha kishte batalionin me 7 mijë ushtarë, Isa kishte 1 mijë e 500. Me këta ushtarë ai e kërcënonte me sulme qytetin. Kur Stcherbina dëgjoi se Isa kishte plane të mëdha dhe kërcënonte me vdekje shërbëtorin e tij, ai kërkoi nga Qamili që artilerinë e tij ta drejtonte në fushat ku po qëndronte Isa. Plumbi i parë e kapi kokën e shokut të ngushtë të Isës, Buranit. Isa, për fat, shpëtoi.

Pas kësaj shoku i Buranit i harroi plagët. Ai u lëshua poshtë në Mitrovicë. Bëri një kurth të jashtëzakonshëm për Stcherginan dhe e vrau me një plumb në kokë.

Heroi shqiptar madhështinë e arriti më vonë. Sulltan Abdul Hamidi la anash forcën dhe përdori metodën e tij të zakonshme, korrupsionin. Ai e ftoi Isën në Yildez dhe e quajti “Monsieur”. I ofroi 14 mijë dollarë në vit dhe një harem për të jetuar si mysliman i mirë në Stamboll. Isa i refuzoi 14 mijë dollarët. Madje edhe haremin. “Më zihet fryma në qytete”, i kishte thënë Isa Sulltanit. Abduli ia dha një pension dhe e ktheu në shtëpi Isën.

Duke u kthyer për në Mitrovicë me 12 mijë dollarë në xhep – shuma më e madhe e arritur ndonjëherë në Shqipërinë Veriore – Isa u sulmua nga shtatë grekë. Ata e ndoqën. Isa arriti të fshihej në disa shkëmbinj. Ai vrau gjysmën e grekëve. Disa arritën të iknin. Isa vrau edhe grekun e dytë. Të tretin e qëlloi në sy. Heroi shqiptar u kthye me 12 mijë dollarë dhe me trofetë e çmueshëm – revolverët, thikat dhe veshin e një greku. Paratë dhe revolverët ai i ndau me bashkëluftëtarët e tij. Isa e kishte dhënë besën në Stamboll se do ta donte Hamidin dhe e mbajti fjalën.

Ai e mbajti fjalën duke sulmuar vetëm xhonturqit. Kjo shpuri te revoltat e vitit 1910 dhe 1912. Kur në prill të vitit 1910, Shefqet Pasha me 30 mijë ushtarë u nis nga Shkupi për në Ferizaj për t’u përballur me Isën, ai këputi hekurudhën dhe mbajti peng vagonët. Për një javë rresht Isa e mbrojti Kaçanikun. U tërhoq vetëm kur Shefqeti e kërcënoi pas shpine. Me 11 mijë burra ai u shpëtoi 30 mijë ushtarëve të pashës. Në Kaçanik, Isa u bë i njohur për guxim dhe vrazhdësi. Kur burrat e tij dukej se po dorëzoheshin, ai u dha shpirt duke u prirë. Një plumb ia shqeu këmishën e tij. Kur nipi i tij, 13-vjeçar, tentoi të ikte, Isa Boletini ia dha një breshëri shuplakash dhe e ktheu.

Rikthimi në Mal të Zi

Pas Kaçanikut, Isa shkoi në Mal të Zi për të sulmuar xhonturqit. Kjo ishte vizita e tij e katërt. Dimrin e kaloi në Podgoricë. Ai ishte i shqetësuar fort për revoltën e përgjakshme në Malësi. Isa u kthye në Kosovë për të marrë njerëz që të luftonin përkrah malësorëve. Ai ishte i zhgënjyer. “Inteligjenca”, partia e re, ishte në krye të kësaj revolte. Isa u betua se do ta mbronte kauzën kombëtare kundër turqve të rinj dhe atyre të vjetër.

Kur Mahmudi V bëri pelegrinazhin në varrin e Sulltan Muratit, ai lëshoi një amnisti. Isa Boletini ishte falur nga Perandoria Osmane. Isës iu ofrua një pension, por e refuzoi atë dhe faljen. “Çfarë do?” e pyetën turqit. “Armë” - iu përgjigj Isa. Ai u armatos, por nga negociatorët. Tri ditë më vonë e sulmoi trenin turk që po bartte armatim. Tridhjetë turq luftuan. Të rrethuar nga Isa Boletini ata i dorëzuan armët. Disa prej tyre tentuan të iknin, por shqiptarët i vranë, kështu ndodhi derisa u vranë të gjitha pengjet turke. Boletini më vonë u akuzua për tradhti. “Armët u shkrepën aksidentalisht”, tha Isa.

Kjo ishte mënyra e tij. Ai ishte humorist i kulturuar. Derisa ishte në luftë me Shemsi Pashën, ai ia shkroi një letër me aromë luleje komandantit turk në Kupril, ku ata kishin bazën e tyre të zakonshme. Ai e dinte se Shemsia ishte i dhënë pas femrave dhe kishte disa dashnore në Kupril dhe në Krushevë. Letrat ishin të shkruara në gjuhën shqipe dhe kur Shemsiu i përktheu ato, zbuloi se kishin përmbajtje lufte, jo dashurie.

Tmerri nga emri Isë

Disa herë gjatë dekadës së fundit turqit ia shembën Kullën Isës. Ai ose e rindërtonte, ose e ndërronte vendin e saj. Kur kulla e tretë e tij ishte zbuluar nga Shefqet Pasha, turqit në muret e dhomës së Isës gjetën tregime ironike. Ato ishin shkruar nga serbi i kthyer në shqiptar, Kovitiq, pasi Isa nuk ishte i shkolluar.

Tregime për Isën ka shumë. Disa janë të vërteta e disa trillime, siç ishin fjalët e Isës. Kur flisje me ushtarët e tij, që ishin të shumtë në numër, ata gjithmonë tregonin ndonjë rast se ata ia kanë borxh jetën Isës për shkak të heroizmave që ai kishte bërë për ta.

Ai ishte njeriu i vetëm emri i të cilit ua fuste tmerrin turqve trima. Në mendjen e tyre Isa ishte luftëtar i madh, dhe ata i kishin çuar dëm kohën dhe armatimin ndaj tij. Kjo ishte arsyeja që turqit nuk luftonin me të.

Funte të panumëruara turqit kanë shpenzuar për të organizuar vrasjen e Isa Boletinit, por ishte e kotë. Xhonturqit ofruan 20 mijë dollarë për kokën e tij, por paratë mbetën të paprekura në Selanik sot e asaj dite.

Duhet përmendur faktin se janë organizuar disa atentate ndaj tij, por ato i merrnin përsipër amatorët. Isa çmendej kur thirrej me emrin “Monsieur”. Ky ishte fragment i mendjemadhësisë së tij. Ai për herë të parë këtë fjalë e dëgjoi në Cetinën e kulturuar. Atje i veshur me rroba evropiane vizitoi disa diplomatë të huaj me synimin që edhe ai të ishte evropian. Ai u ofroi diplomatëve letra me përshkrimin “Monsieur Issa de Boletini”.

Ai zgjodhi 50 fjalë franceze, me të cilat kërcënonte diplomatët turq nga Parisi. Në fakt, Isa është një qen i pikëlluar. Por i falet mendjemadhësia. Ai është i pashëm dhe “vrasës” i femrave. I veshur me tirq, dy pistoletat që i mbante i jepnin më shumë respekt sesa letrat “Monsieur Issa”. Ai nuk shikon vitet që la pas, por para vetes ka tradhti, luftëra dhe edukatë. Një njeriu të tillë nuk i duhet karriera e qetë./ Koha.net

isa boletini

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj