LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimet e SPAK/ Rama tha se bëhet fjalë për më pak se 30 mln lekë, gazetarja rikthen denoncimin: Një projekt i AKKSHI-t lëvroi rreth 275 mln lekë për laboratorin fantazmë te UBT

Në postimin e Hoxhës, thuhet se zyrat e këtij laboratori fantazmë gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe praktikisht në këtë laborator nuk ka dalë asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.

25 Shkurt 2025, 13:30 Nga r.ll
Hetimet e SPAK/ Rama tha se bëhet fjalë për më pak se 30 mln
ubt

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësot të Tiranës, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK, por një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, ku tha se masat u caktuan pa gjyq dhe se bëhet fjalë për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë.

Por shuma e thënë nga kryeministri është gati 10-fish më e ulët se abuzimi që dyshohet se është kryer. Në një postim të 3 viteve më parë të gazetares Anila Hoxha, por që gazetarja e ka rikthyer sërish sot, pas lajmit të hetimit të SPAK, thuhet se një projekt i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) që lëvroi rreth 275 milionë lekë (të vjetra) dhe garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve.

Në postimin e Hoxhës, thuhet se zyrat e këtij laboratori fantazmë gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe praktikisht në këtë laborator nuk ka dalë asnjë lloj analize e produkteve ushqimore. Kjo për shkak sepse sipas gazetares për sigurinë ushqimore nuk është blerë asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.

POSTIMI I PLOTË: 

Pasazhe korrupsioni ....

Një projekt i AKKSHIT që lëvroi rreth 275 milionë lekë ( të vjetra) garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shendetit të kafsheve. Zyrat e këtij laboratori fantazme teorokisht gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Praktikisht në këtë laborator nuk ka dale asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.
Përse? Sepse për sigurinë ushqimore nuk është blerë de fakto asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.
Cfarë është blerë ? Janë blerë kapa ( pajisje të tjera jo funksionale) që shërbejnë për dicka tjetër .

Me cfarë cmimesh?

-Një blender shtrydhës frutash me cmim 600 mijë lekë; 2 herë 600= 1 milionë e 200 mijë lekë (foto 1)-Dollap për ruajtjen e reagentëve , që janë pa aspirim , pra thjesht dollapë me cmim ;të dy 1 milionë e 728 mijë lekë ( të vjetra); (foto 2)

-Pajisje të modelit të vjetër dhe për to nuk ka kite në treg, pra të moshës 40 vite më parë; cmimi 8 milionë e 700 mijë lekë (foto 3)

-Pajisje e cila nuk ka kryer asnjë lloj analize për shkak se i ka reagentët shumë të shtrenjtë; është blerë 93 milionë e 600 mijë lekë edhe kjo jashtë funksionit dhe në pritje të një specialisti që ta rregullojë ( foto 4)

- mikropskopë me cmimin 3 milionë secili

-konxhelator me cmim 5 milionë e 760 mijë lekë ; ndryshe frigorifer me ngrirje ( i vetmi që punon)

- vorteksi , përzierës trëtësirash me cmimin 1 milionë e 500 mijë lekë secili

E të tjera...; të tilla si blerje gjysmake pa set, apo blerje të banjo marisë 1, 5 milionë lekë!!!

Pra ...

Ajo që u propozua që të ngrihej në kërkim dhe shërbim për të tretët dhe njëkohësisht për të shërbyer si qendër reference për diagnostikën laboratorike veterinare dhe sigurinë e produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri, është vetëm imazhi i një qendre laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës që u vizatua në avull nga krerët e Univestitetit Bujqësor

Një rast i pastër i vjedhjes së fondeve të shtetit. Madje listë pagesat tregojnë se po paguhen njerëz fantazmë që skAnë punuar asnjë ditë në një laborator që nuk funksionon!

Ekziston vetëm një dhomë për Sigurinë Ushqimore e cila nuk përmbush standardet minimale për realizimin e analizave, që nga infrastruktura (sheshi, muret, tavolinat e punës,etj.), apo dhe ndarja e saj në dhoma të ndryshme për kryerjen e analizave ushqimore në varësi të produktit ushqimor që do testohet.

Natën e mirë 275 milionë lekë kudo që të jeni !

universiteti bujqesor i tiranes anila hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj