Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fotot dhe videot që “Stop” disponon tregojnë, se Jorgo apo Zani, i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.

ELBASAN- Emisioni “Stop” ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për një denoncim, që lidhet me Jorgo (Zani) Çehu. Ai prej vitesh merr Kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të.
Fotot dhe videot që “Stop” disponon tregojnë, se Jorgo apo Zani, i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi.
Ai jeton në Greqi, por të që marrë pagesat i duhet që të vijë në Shqipëri çdo 6 muaj. Në Njësinë Administrative Shirgjan, “Stop” kërkoi fillimisht administratoren Drita Cerri, por ajo u zhduk dhe gazetarja mori takim me mjeken e familjes së zotit Jorgo.
Kjo e fundit shpjegoi, se pacienti në fjalë është plotësisht i verbër dhe po të mos e mbajë e shoqja, mund të bjerë në kanal.
Mjekja: Është i verbër zemër! Janë genetike.
Gazetarja: Nuk shohin fare doktoresha?
Mjekja: Nuk shohin, e merr e shoqja përdore.
Gazetarja: Ju e keni diagnozën?
Mjekja: Si nuk e kam, diagnozë e kartelë, tashti bëri atë vendimin e Kempit, e rinovoi. E shoqja merr kujdestari. Pardje ishin këtu, të dy ishin këtu.
Gazetarja: Ju po më thoni, që ai nuk ka mundësi, të bëjë asnjë lloj pune?
Mjekja: Ua… ai nuk sheh fare, moj zemër. Ai desh u përplas te hekurat, po mos ta kishte mbajt e shoqja. Ky ka vite, që është i verbër.
Gazetarja: Ai nuk ecën dot vetë, domethënë?
“Stop” shkoi në shtëpinë e pacientit dhe e gjetën duke larë oborrin. Bashkë me gruan, bashkëshortët mohuan, që Kempin e marrin padrejtësisht.
Gazetarja: Bashkë me bashkëshorten, bashkëshortja merr kujdestari, ju keni verbëri të plotë dhe i bëni të gjitha punët vetë.
Jorgo Çehu: Çfarë punësh kam bërë unë moj motra ime? Ku kam bërë unë punë? Unë nuk kam bërë asnjë lloj pune vetë. Asnjëlloj pune. Unë me shoqërues nuk dal deri aty.
Gazetarja: Ti qenke duke larë oborrin?
Jorgo Çehu: Çfarë oborri? Oborri është këtu… Jam unë që rri këtu.
Gazetarja: Si e shpjegoni që vini vetëm për të bërë rinovimin e Kempit nga Greqia?
Jorgo Çehu: Jo moj motër ça…
Jorgo Çehu: Ça të shoh? As 1% ça do shoh. Unë dal me shoqërues kudo ku vete.
Gazetarja: E kuptoj, por nuk ishte kjo situata, kur ju kemi parë nëpër video, nëpër foto që na kanë dalë. Ne na kanë ardhur foto dhe video duke vjelë rrush në Greqi?
Jorgo Çehu: Rrush unë? Ça thua moj motër.
Gazetarja: Duke bërë pazarin i vetëm në rrugët e Greqisë.
Jorgo Çehu: Po ça thua moj motër ça thua.
Gazetarja: Edhe këtu besoj se po ju tregonte gruaja se ku ta lanit oborrin?
Jorgo Çehu: Jo moj motër, këtu markushi.
Gazetarja: Zonjë je në shkelje të ligjit. Nëse zotëria ka një problem të vogël me syrin mund të trajtohet për atë që ka, por jo verbëri të plotë.
Jorgo Çehu: Unë kam verbëri të plotë.
Gazetarja: Një i verbër i plotë nuk lëviz nga karrigia.
Zegjine Çehu: Burri im ka 5 vjet që nuk punon në kurbet.
Gazetarja: Jo më larg se 2020 na ka ardhur fotoja duke vjelur rrush.
Zegjine Çehu: Nuk e di kush ka qenë ai që ju ka sjellë ju këtë informacion.
Gazetarja: Jo, nuk e di unë ku e keni guximin ju që gënjeni dhe vidhni shtetin në dritën e diellit.
Jorgo Çehu: Dokumentet janë të rregullta.
Ndërkohë nga Shërbimi Social Shtetëror na pohuan, se Jorgo Zani Shehu ose Zani Çehu, ka statusin e të verbrit me pagesë 13 525 lekë secili, pacienti dhe kujdestari.
Marrë nga Tv Klan
TIRANË- Më 7 korrik 2023 G.H. 31-vjeçari humbi jetën për shkak të mbidozës. Trupi i të resë u gjet në nj&e...
Ilirjan Celibashi TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar në lidhje me çështjen “Beleri&rd...
Zonjat TEPELENË- Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda me shpejtësi kjo video e xhiruar në fshatin Progon...
Foto nga investigimi BALLSH-Në “Fiks Fare”, u ankuan banorët e Hekalit, pasi rruga e re që të çon në zonën...
Tutori TIRANË- Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në një mjet efikas të rekrutimit të vajzave për prostitucion...
TIRANË- Shqipëria është një shoqëri me shumë probleme. Dramat sociale janë të forta dhe sidomos plagët famil...
Bujar Spahiu TIRANË- Bujar Spahiu është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i i K...
Foto nga vendngjarja TIRANË-Një vajzë e mitur ka humbur ndjenjat në Tiranë nga tollumbaci me azot. Pamjet tregojnë disa vajza...
Spitali Psikiatrik i Vlores VLORË- Një javë më pare u publikuan kushtet skandaloze të spitalit psikiatrik të Vlorës. Pir...
Momenti i plagosjes TIRANË- Videoja e mëposhtme është e momentit kur Klered Bozhanaj ka plagosur efektivin e policisë&nb...