LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia e 50-vjeçares nga Tirana: Si u peshkova në LinkedIn për të punuar në OnlyFans

Kështu nis rrëfimin e saj, gruaja me inicialet D.M, 50-vjeç nga Tirana e cila tregon se si ra në rrjetën e një trafiku prostitucioni online, i maskuar në emrin e një kompanie marketingu.

23 Janar 2025, 13:04 Nga I.A
Historia e 50-vjeçares nga Tirana: Si u peshkova në LinkedIn
Foto Ilustruese

TIRANË-  ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘LinkedIn’ e cila të ndihmon përmes një networku të shkëmbesh përvoja, të njihesh me profesionistë dhe të jesh në kontakt me kërkesë/ofertat e tregut të punës.

Teksa po kërkoja pikërisht për këto, e interesuar të punoja disa orë online nga shtëpia, aplikoj tek një prej kërkesave për punë, në një kompani që ofronte punë online, postuar në profilin e një shqiptari nga Kosova i cili ishte shef i burimeve njerëzore në këtë kompani”.

Kështu nis rrëfimin e saj, gruaja me inicialet D.M, 50-vjeç nga Tirana e cila tregon se si ra në rrjetën e një trafiku prostitucioni online, i maskuar në emrin e një kompanie marketingu.

Unë kisha bërë follow një faqe në LinkedIn e cila postonte vazhdimisht kërkesa të ndryshme nga e gjithë bota për profesionistë dhe jo vetëm, për punë online nga shtëpia.

Teksa navigoja një mbrëmje, lexoj kërkesën për punë që fokusohej tek shitjet online dhe menjëherë bëj aplikimin, ku ndër të tjera ngarkoj dhe CV time profesionale, e cila gjendet dhe në profilin tim në LinkedIn”, vijon me rrëfimin e saj 50-vjeçarja.

Pas dy javësh që kishte aplikuar, në Inbox-in e saj privat në LinkedIni vjen një mesazh në anglisht, nga shefi i burimeve njerëzore të kompanisë që i kërkoi të plotësojë një tjetër formular me të dhëna më të detajuara për formimin e saj.

Pasi e plotësoj i shkruaj shqip shqiptarit që mban postin e shefit të burimeve njerëzore, duke i kërkuar suport pasi më duhej ai vend pune. Biseda e tij më pas, është sa për të qeshur dhe për të qarë’, tregon gruaja për Gazetasi.al.

Ajo thotë se personi me inicialet T.K, shqiptar nga Prishtina me banim në Holandë, baba i 2 fëmijëve, i tregon se vendi i punës ku kishte aplikuar nuk ishte shërbim klienti siç ajo e kishte kuptuar, por… chat Onlyfans.

Kam mbetur për pak momente e bllokuar, ‘Onlyfans’ për mua në atë çast nuk thonte asgjë, por nga biseda me shqiptarin i cili më thoshte se puna ishte pak sensitive por qejf dhe paguhej mirë, nisa kërkimin në Google. Ajo çfarë pashë më tronditi. Puna ime konsistonte në modele që bënte prostitucion online, me biseda të pista, dërgim foto e video, për të cilat klienti paguante”, thotë gruaja.

Ajo tregon se drejtori i burimeve njerëzore rrekej ta bindte se ajo nuk kishte të bënte direkt me klientin, por fliste në emër të një modeleje.

Pra kisha një account të saj, për të cilën, sipas përfaqësuesit të kompanisë, ishte marrë leja pasi ekzistonte marrëveshje dypalëshe. Ajo çfarë më duhej mua, ishte të ndiqja një kurs që ofronte kompania për të mësuar rregullat e punës dhe bisedat që duhet të bëja me qëllim që të kapja sa më shumë klientë online”, vazhdon historinë e saj 50-vjeçarja.

Ajo çfarë gruaja thotë se e tronditi ishte lehtësia me të cilën fliste personi i kontaktit i kompanisë. Ai tregoi se 60 për qind e stafit të kompanisë që punojnë si prostituta online (me emra modelesh pornostare) janë shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, madje gra të martuara me fëmijë.

Sipas shefit të burimeve njerëzore në kompaninë që në pamje të parë ofronte shërbime marketingu, kjo punë ishte mjaft e lehtë dhe nuk kishte të bënte me personat që rekrutoheshin. Ata paguheshin për një fashë orari 6-orësh dhe ‘Onlyfans’ ishte 24 orë.

Do më besosh pas 2-3 muajsh që kjo punë do të të japë të ardhura të mira që shkojnë deri në 1500 euro me bonuset që përfiton. Ne operojmë në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore dhe kemi kërkesa të shumta. Nuk është e vështirë, mjafton të mësosh teknikat e punës dhe ja del’, këmbëngulte në bisedë shqiptari nga Kosova.

Ajo çfarë e tronditi gruan në gjithë këtë histori, është fakti që këto faqe që ofrojnë punë me fokus krejt tjetër nga ajo çfarë publikojnë, ekzistojnë në një faqe profesionale si LinkedIn ku çdokush ka të publikuar eksperiencat e tij profesionale. Dhënia e CV-së me të dhënat e tua, email, numër telefoni dhe adresë banimi, e bën çdokënd të ekspozuar ndaj rrjeteve të tilla të punësimeve online, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse trafik prostitucioni, që pasurohen duke ofruar informacion të rremë tek klientët, pasi askush nuk e di se pas emrave të njohur, fshihen gra e vajza të dëshpëruara që kërkojnë punë nga shtëpia dhe bien pre e rrjetit të rekrutimeve për pornografi online./ Gazeta SI

onlyfans

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj