LIVE UPDATES
Aktualitet

Hodhi armën nga muri rrethues dhe u përpoq t'ia mbathte/ Arrestohet 37-vjeçari në Lezhë! Procedohet penalisht vëllai i tij

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjormë, ku gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. H. alias E. S., vëllai i tij, L. H., 37 vjeç, hodhi nga muri rrethues një çantë me armë dhe tentoi të largohej me vrap. Ai u kap nga shërbimet e policisë, ndërsa në çantë u gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje. Gjatë kontrollit fillestar në automjetin e shtetasit E. H. alias E. S., u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet, duke bërë që ai të procedohet penalisht.

9 Janar 2026, 12:18 Nga D.S

Hodhi armën nga muri rrethues dhe u përpoq t'ia mbathte/

LEZHË- Policia e Lezhës dhe ajo e Kurbinit kanë arrestuar një 37-vjeçar dhe proceduar penalisht vëllain e tij, pas gjetjes së armës së zjarrit, municionit dhe sendeve me vlerë të dyshimta. Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi në fshatin Gjormë, ku gjatë kontrollit në banesën e ,E. H. alias E. S., vëllai i tij, L. H., 37 vjeç, hodhi nga muri rrethues një çantë me armë dhe tentoi të largohej me vrap.

Mësohet se ai u kap nga shërbimet e policisë, ndërsa në çantë u gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila rezultoi pa leje. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. H. alias E. S., u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet, duke bërë që ai të procedohet penalisht.

Njoftimi i policisë: 

"Lezhë, Kurbin/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.
Sapo konstatoi Policinë, hodhi nga muri rrethues i banesës së tij, në fshatin Gjormë, çantën me armë zjarri dhe municion, dhe tentoi të largohej me vrap, kapet 37-vjeçari.
Procedohet penalisht vëllai i tij, pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.Sekuestrohen arma e zjarrit me municion dhe sendet me vlerë.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, rreth 2 shtetasve (vëllezër) të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.
Në kuadër të operacionit, fillimisht u ndalua për kontroll, automjeti që drejtonte shtetasi E. H. alias E. S.. Në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore të markave luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet nga shtetasi E. H. alias E. S..


Më pas, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Gjormë. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, vëllai i shtetasit E. H. alias E. S., shtetasi L. H. ka hedhur nga muri rrethues i banesës, një çantë, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Shtetasi L. H. u kap, si dhe u gjet çanta, brenda së cilës ishte 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak që posedohej pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 37 vjeç, si dhe u procedua penalisht vëllai i tij, shtetasi E. H. alias E. S., 35 vjeç.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë të sekuestruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

arrestohet 37-vjecari lezhe kurbin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj