LIVE UPDATES
Aktualitet

Hollywood-i? Jo më një ëndërr, kur do të xhirohen filmat në Shqipëri

Kombinimi i peizazhit ende të paprekur, klima fiskale që po orientohet drejt investimeve të huaja dhe interesit në rritje të studiove të mëdha ndërkombëtare kanë krijuar një moment të ri.

9 Nëntor 2025, 07:55 Nga E. D
Hollywood-i? Jo më një ëndërr, kur do të xhirohen
foto ilustruese

TIRANË- Pas dekadash në periferi të vëmendjes ndërkombëtare, Shqipëria po kthehet në një destinacion të lakmuar për prodhime filmike globale, falë kombinimit të bukurive natyrore, vullnetit politik dhe politikave nxitëse për industrinë kreative.

Industria filmike shqiptare po kalon një metamorfozë që deri para pak vitesh dukej e pamundur. Nga një traditë e ndërtuar nën hijen e kinemasë socialiste dhe izolimit kulturor, Shqipëria po shfaqet sot si një aktore e re në hartën globale të prodhimeve audiovizive.

Kombinimi i peizazhit ende të paprekur, klima fiskale që po orientohet drejt investimeve të huaja dhe interesit në rritje të studiove të mëdha ndërkombëtare kanë krijuar një moment të ri.

Nga Riviera e bukur deri tek Alpet e thepisura, vendi ofron një peizazh që mund të shërbejë si sfond për çdo narrativë kinematografike.

Ajo që deri dje shihej si pengesë, mungesa e infrastrukturës moderne, tashmë po shihet si një terren i lirë për të eksperimentuar, me investime të reja që po krijojnë kushte konkurruese me qendrat tradicionale të prodhimit filmik në rajon.

Interesi i kompanive të huaja po bëhet real. Politikat fiskale që parashikojnë ulje taksash dhe lehtësi për prodhime ndërkombëtare e kanë vendosur Shqipërinë në hartën e studiove më të mëdha, ndërkohë që komuniteti i artistëve vendas po përfiton nga një qarkullim i ri idesh, teknologjish dhe financimesh.

Në thelb, sipas producentëve, suksesi i këtij tranzicioni do të matet jo me numrin e filmave që xhirohen në bregdet apo male, por me aftësinë për të ndërtuar një ekosistem krijues që ushqen talentin vendas dhe e kthen industrinë filmike nga një rastësi e fatit në një histori zhvillimi afatgjatë.

Nisur nga kjo valë e re interesimi, ekspertët vlerësojnë se ndikimi ekonomik i këtij sektori mund të jetë i ndjeshëm, jo vetëm për turizmin dhe promovimin e vendit, por edhe për sektorë të tjerë mbështetës si ndërtimi, transporti, teknologjia dhe edukimi.

Prania e kompanive gjigante dhe fillimi i bashkëpunimeve konkrete do të krijojë mundësi të reja punësimi, do të rrisë kërkesën për profesionistë të specializuar dhe do të nxisë investime në infrastrukturën filmike, një terren deri më tani i pashfrytëzuar plotësisht në Shqipëri.

Çfarë po bëhet

Vizita e fundit e përfaqësuesve të NBCUniversal, Warner Bros, Amazon MGM Studios dhe Motion Picture Association e ngriti Shqipërinë në një tjetër nivel vëmendjeje. Nuk ishte një udhëtim turistik, por një test real i potencialit logjistik dhe krijues të vendit.

“Shqipëria i ka të gjithë përbërësit për t’u bërë një lojtar i gjallë në ekosistemin global të filmit —lokacione unike, kosto konkurruese prodhimi dhe një bazë gjithnjë e më e gjerë teknike dhe krijuese”, – u shpreh Grant Van Cleve, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Për Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i AmCham, kjo është një mundësi jo vetëm për ekonominë kreative, por për të ekspozuar kulturën dhe mikpritjen shqiptare si një aset të çmuar në tregun global. “Fushata e emrave të mëdhenj të industrisë së filmit nuk është vetëm një shans për industrinë krijuese, por një mundësi për të prezantuar njerëzit dhe potencialet e tyre, kulturën dhe mikpritjen tonë”, shtoi ai.

Mesazhet politike nuk munguan. “Hollywood vjen në Gjirokastër sepse tanimë Gjirokastra nuk është vetëm krenaria jonë, por një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës”, – tha Kryeministri Edi Rama duke nënvizuar rëndësinë simbolike që merr ky interes për vendin.

Ai shtoi se prodhuesit e mëdhenj të industrisë filmike nga Warner Bros e Amazon, te Disney, Paramount e NBCUniversal “panë nga afër një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë”.

Qeveria po përpiqet të përforcojë këtë valë interesi me politika konkrete. Një regjim i ri fiskal me rimbursime dhe ulje taksash për prodhimet ndërkombëtare ka hyrë në fuqi, ndërsa një skemë e tipit “tax shelter” pritet të zbatohet, duke e bërë Shqipërinë më konkurruese ndaj fqinjëve ballkanikë.

Lejet për xhirime janë thjeshtuar dhe sinjalet politike synojnë të tregojnë vullnet të qartë për të pozicionuar vendin si një nyje rajonale.

Blendi Gonxhja, ish-ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e përmblodhi kështu: “Ky është një biznes, i cili tregon qartë se kur krijohen kushtet e favorshme për investitorët, përmes lehtësive fiskale, thjeshtimit të procedurave dhe politikave që nxisin prodhimin vendas, rezultatet janë të prekshme dhe afatgjata”.

Skepticizmi, megjithatë, nuk mungon. Shqipëria nuk ka studio të dimensioneve ndërkombëtare që të rivalizojnë Beogradin apo Shkupin, tashmë qendra të konsoliduara të prodhimit filmik në Ballkan.

Burimet njerëzore janë të kufizuara dhe përvoja në industrinë globale është ende në fazat e para. Rreziku që vendi të reduktohet në një “backlot” të bukur për prodhime të huaja, pa përfshirje të thellë, është real.

“Forcimi i lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe promovimi i investimeve amerikane që nxisin rritje të qëndrueshme dhe inovacion janë në qendër të misionit të AmCham Albania”, theksoi Grant Van Cleve, duke lënë të kuptohet se suksesi nuk mund të vijë vetëm nga peizazhet, por nga krijimi i një ekosistemi që gjeneron vlerë afatgjatë.

Përpjekjet për të shmangur këtë skenar kanë nisur. Hapja e Tirana Training Institute, pjesë e Catalyst Story Institute të SHBA-së, tregon një qasje drejt ndërtimit të kapaciteteve vendase. Programet e trajnimit synojnë të krijojnë profesionistë që plotësojnë standardet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, nisma si #FamTourAlbania sollën producentë e drejtorë artistikë në destinacione të paprekura si Rubiku, Memaliaj apo Valbona, duke i ekspozuar me potencialin vizual dhe logjistik të vendit.

Shqipëria ka një histori kinematografike të ngarkuar me barrën ideologjike të së kaluarës socialiste, por edhe me një disiplinë teknike që mund të shërbejë si themel.

E kombinuar me investime të huaja dhe një vizion strategjik, kjo trashëgimi mund të jetë ura drejt një industrie moderne e të qëndrueshme. Pyetja që mbetet është nëse vendi do të kufizohet në rolin e një skene periferike apo do të arrijë të prodhojë histori autentike për audienca ndërkombëtare.

Nëse Shqipëria arrin të ruajë autenticitetin duke ndërtuar një industri që ushqen talentin vendas dhe prodhon vlera kulturore dhe ekonomike, kinemaja mund të shndërrohet në një mjet të fuqishëm të soft power-it kombëtar.

Duke pasur parasysh promocionin gjigant që i bëhet turizmit në Shqipëri, mbështetja e projekteve filmike kombëtare dhe ndërkombëtare në bazë të lokacioneve do të ishte promovimi më i mirë që do t’u bëhej zonave të ndryshme. Në të njëjtën kohë, do të diversifikonte klimën e filmit.

Kështu shprehet Andamion Murataj, regjisor, drejtues i Balkan Film Market, i cili shton se, vendi ynë është i disfavorizuar në rajon.

“Të krahasojmë përqindjen e PBB-së që këto vende i dedikojnë filmit dhe kulturës në përgjithësi. Kjo do të ishte mënyra më e qartë dhe më e drejtë për të vlerësuar ku jemi”.

“Skema ‘cash rebate’ është aktualisht në fazën finale të hartimit dhe synimi është i qartë: të jetë një nga më konkurrueset në rajon”, thotë Jonid Jorgji, kreu i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. “Do të jetë një mjet i fuqishëm për tërheqjen e investimeve të huaja, me rregulla të qarta, proces transparent dhe efektivitet në zbatim”.

Ai shton se paralelisht po punohet për të rijetëzuar hapësira publike dhe industriale, si kombinate apo magazina të braktisura duke i kthyer në studio filmike me standarde moderne dhe kosto të përballueshme.

“Po ashtu, diskutohet një regjim i veçantë fiskal për artistët dhe profesionistët e huaj që vendosen në Shqipëri. Synimi është të krijohet një komunitet ndërkombëtar krijues, që e sheh Shqipërinë jo vetëm si lokacion, por si bazë të përhershme pune”, – thekson Jorgji.

Sipas tij, edhe pa aktivizuar skemën e rebate, vendi ynë mbetet një kombinim i rrallë: natyrë e jashtëzakonshme, kosto të ulëta, njerëz të aftë dhe institucione që duan ta çojnë industrinë përpara. Shqipëria ka qytete tipike të stilit sovjetik dhe relike të braktisura që gjenden në Europën Lindore, por gjithashtu shumëllojshmëri vendndodhjesh që përshtaten me një sërë skenarësh.

Për shembull, Berati, “Qyteti i një mbi një dritareve”, me arkitekturë mahnitëse osmane dhe xhami, mund të shërbejë lehtësisht si skenografi për Lindjen e Mesme. Gjirokastra ka një kështjellë imponuese të shekullit XII që ngrihet mbi qytet.

Apolonia është shtëpia e rrënojave antike greke, si dhe e Kishës dhe Manastirit të Shën Marisë të shekullit XIII. Koleksioni i madh i kështjellave dhe fortesave bizantine në vend, si Kalaja e Porto Palermos apo Kalaja e Gjirokastrës, do të ishin lokacione të shkëlqyera për skenarë mesjetarë ose për shfaqje muzikore të stilit Bollywood.

“Pazari i Vjetër” i Korçës, i rindërtuar pas një zjarri në vitin 1878, është ideal për skenarë të vendosur në shekullin XIX. Bregdeti shqiptar mund të shërbejë si skenë për Greqinë ose Italinë e Jugut, por pa kostot e larta që sjell xhirimi brenda Bashkimit Europian.

Shqipëria ka gjithashtu shumë qytete të vogla që nuk kanë ndryshuar që nga fundi i epokës socialiste, si Rubiku, Memaliaj dhe Cërriku, ku mund të xhirohen skenarë të periudhës së Luftës së Ftohtë me shumë pak ndërhyrje apo skenografi shtesë.

Alpet Shqiptare, me pamje mahnitëse, të mbuluara me pyje të dendura, si dhe gryka e lugina të bukura. Ndër atraksionet kryesore janë Liqeni i Komanit (“Perla e Alpeve Shqiptare”) dhe Parku Kombëtar i Valbonës.

Për shembull, veriu i Shqipërisë ishte vendi ku u xhirua bashkëprodhimi shqiptaro-amerikan i vitit 2017, ‘The Forgiveness of Blood’, me regji të Joshua Marston. Shqipëria ka qenë gjithashtu skena e prodhimit të fundit kinez ‘Balkan Blood’.

Në dekadat e fundit, Ballkani ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e industrisë së filmit ndërkombëtar. Serbia ka ngritur komplekse të mëdha studiosh dhe ofron stimuj fiskalë agresivë, ndërsa Maqedonia e Veriut është shndërruar në një magnet për seriale televizive dhe produksione të mesme, falë kombinimit të subvencioneve dhe aksesit të lehtë në lokacione.

Në këtë garë, Shqipëria e ka nisur vonë, por ofron një aset që fqinjët e saj e kanë më pak: një imazh të paprekur, një terren vizual që nuk është konsumuar ende nga filmat e shumtë të dekadës së fundit. Për kompanitë e huaja, kostot janë një faktor vendimtar. Sipas regjisorit Andamion Murataj, në Shqipëri, çmimi i shërbimeve mbështetëse, nga qiraja e hapësirave deri te logjistika dhe forca punëtore është ende disa herë më i ulët se në Europën Perëndimore.

“Në një kohë kur shpenzimet e prodhimeve po rriten në mënyrë dramatike, çfarë mund të gjenerohet këtu nuk janë të papërfillshme”, – thotë ai.

Ndërkohë qeveria ka hyrë në lojë duke ofruar politika të reja nxitëse, përfshirë rimbursime për një pjesë të kostove të prodhimit dhe procedura më të thjeshtuara për marrjen e lejeve të xhirimit. Kjo nuk është vetëm një strategji për tërheqjen e projekteve afatshkurtra; është një përpjekje për të ngritur një industri që mund të qëndrojë në këmbët e saj.

Ekspertët pohojnë se përfitimet më të mëdha nuk maten me buxhetin e një filmi të huaj që kalon për disa muaj në vend.

Ato lidhen me zinxhirin e gjatë të efekteve: punësimin e dhjetëra profesionistëve vendas, transferimin e njohurive teknike, rritjen e kapaciteteve të studios lokale dhe, mbi të gjitha, ekspozimin e talentit shqiptar në një treg global.

Shqipëria ka një traditë filmike të konsoliduar gjatë periudhës socialiste, kur kinemaja shërbente si mjet propagande, por edhe si hapësirë artistike për krijues të guximshëm.

“Kjo trashëgimi kulturore, e cila shpesh shihet si pengesë për shkak të bagazhit ideologjik, mund të kthehet në një pasuri: një bazë e fortë njerëzish të trajnuar që sot kanë mundësi të përballen me standarde të reja” – thotë z. Murataj.

Rreziku, megjithatë, është i dukshëm. Shqipëria mund të reduktohet në një “backlot” të Holliwood-it, një hapësirë e bukur ku filmohen histori që nuk kanë të bëjnë me kulturën apo shoqërinë shqiptare.

Një model i tillë do të sillte fitime afatshkurtra, por do ta linte industrinë vendase në varësi të bujës së të huajve. Sfida e vërtetë është krijimi i një ekosistemi që u jep përparësi talenteve lokale, regjisorëve, skenaristëve, aktorëve dhe që i jep industrisë shqiptare mundësinë të prodhojë për audienca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Industria globale e filmit ka përjetuar luhatje të forta gjatë viteve të fundit, e goditur fillimisht nga pandemia që uli ndjeshëm prodhimet dhe të ardhurat nga biletat, por më pas duke u rikthye gradualisht me një rimëkëmbje të fuqishme.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Kinemasë (MPA), tregu global arriti në rreth 33 miliardë dollarë në vitin 2023, një rritje krahasuar me vitet 2020–2021, por ende pak nën nivelet rekord para pandemisë kur tejkalonte 40 miliardë dollarë.

Gjithsesi, pesha e transmetimit online është rritur ndjeshëm: platformat streaming kanë konsoliduar pozitat si aktorë kryesorë, duke gjeneruar të ardhura që e kanë kaluar tashmë industrinë tradicionale të kinemasë në shumë tregje.

Azia, me Kinën në krye, ka zënë një pjesë të madhe të tregut botëror të kinemasë, ndërsa Amerika e Veriut mbetet qendra historike dhe më e strukturuar e industrisë. Këto prirje tregojnë se e ardhmja e filmit po ndërtohet mbi një ekuilibër të ri mes sallave të kinemasë, që po mbeten hapësira të rëndësishme për premierat dhe filmat me buxhet të madh, dhe shërbimeve të transmetimit që po diktojnë ritmet e konsumit masiv./MONITOR

shqipëri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje