LIVE UPDATES
Aktualitet

Horror në Mallakastër/ Eshtra njerëzore prej vitesh në sipërfaqe, askush s’i shikon

Sipas tyre, rruga është shtruar rreth 20 vite më parë me kalldrëm dhe lidh fshatin me kodrat përreth si dhe me një fshat në Memaliaj. Sipas tyre, në atë kohë erdhën mjete të rënda dhe zgjeruan rrugën ekzistuese. Më pas, nga shirat që kanë rënë, në skarpatën e një ane të rruge dolën eshtrat e një trupi të varrosur.

7 Prill 2025, 20:45 Nga E. D
Horror në Mallakastër/ Eshtra njerëzore prej vitesh në
foto ilustruese

MALLAKSTËR- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Ninesh në Mallakastër, ku eshtra njerëzore kishin dalë në sipërfaqe. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një informacion, i shoqëruar me video, teksa dukej skeleti i një trupi njeriu buzë rrugës.

Grupi i Fiksit udhëtoi në atë fshat, teksa gazetarët biseduan me disa banorë, të cilët tregojnë se në fshatin Ninesh, në Njësinë Fratar të Mallakastrës, prej rreth 3-4 vitesh në rrugën sipër këtij fshati kanë dalë eshtrat e një varri të vjetër. Ata thonë se asnjë institucion s’i ka parë, teksa shtojnë se edhe fëmijët nuk i lënë të kalojnë në atë rrugë.

Sipas tyre, rruga është shtruar rreth 20 vite më parë me kalldrëm dhe lidh fshatin me kodrat përreth si dhe me një fshat në Memaliaj. Sipas tyre, në atë kohë erdhën mjete të rënda dhe zgjeruan rrugën ekzistuese. Më pas, nga shirat që kanë rënë, në skarpatën e një ane të rruge dolën eshtrat e një trupi të varrosur.

Banorët pohojnë se eshtrat janë prej vitesh në atë vend, teksa tregojnë se në atë vend janë varreza të vjetra të fshatit. Madje, janë edhe disa varre të rinj. “Të gjithë i dinë se janë varre të vjetra. Ka gurë dhe poshtë janë varre. Tani janë edhe varre të reja. Por asnjë institucion s’ka ardhur për t’i parë” pohon një banor.

Fiksi bisedon edhe me një zonjë, e cila ka shtëpinë ngjitur me varrezat. Ka 3 fëmijë, më i vogli 10 vjeç, teksa thotë se nuk i ka lënë fëmijët të shkojnë te ajo rrugë dhe të luajnë. “E kanë parë fëmijët dhe më kanë pyetur. I kam thënë se s’është ndonjë gjë, janë gurë. Nuk i kam lënë të luajnë atje dhe të kalojnë rrugën, është shumë e frikshme” thotë ajo.

Gazetarët kontaktojnë me Policinë e Mallakastrës, të cilët thanë se do të verifikojnë rastin. Disa minuta më pas, në vendngjarje mbërrin edhe i plotfuqishmi i zonës, i cili thotë se deri më tani s’kanë marrë asnjë ankesë apo denoncim. Pohon se tani do të bëjnë verifikimet e duhura. Ai shton se do të vijë grupi hetimor dhe do të bëhen ekspertimet për të dalë në një konkluzion.

Ndërkohë, edhe Njësia Administrative Fratar, nuk kishte informacion apo ankesa për problemin në fjalë. Administratori Shkëlqim Kapllanaj tha, se pas evidentimit të rastit nga Fiks Fare, do të shkojë vetë në atë vendndodhje dhe do të marrë masa.

Disa ditë më pas, gazetarët kontaktojnë sërish me Administratorin e Njësisë Fratar, Shkëlqim Kapllanaj, i cili thotë se “sot (7 prill 2025), jemi duke u marrë me atë problem, sepse erdhi policia vuri shiritin dhe pritëm sa kthyen përgjigje ata”. Sipas tij, do të bëhet një veshje e vendit me mur dhe me mbushje dheu nga brenda që të mos duket më. “Nuk u vendos për zhvarrim, sepse ha procedura të gjata. Do kohë, do të vijë arkeologjia, të bëjë ato ADN-të, çfarë kohe i përket, kujt i përket. Dhe vendosëm që do ta murosim atje, do të bëhet një mur” thotë ai.

Më tej shton se muri do t’a mbushë me dhe’, me qëllim që të mos betonohet skeleti. “Ai është varr, me një fjalë nga ato që pyetëm se mora kryeplakun dhe njerëz të vjetër që janë aty, bëhet fjalë për një varr mbi 300 vjeçar. Që nga koha e murtajës, i hidhnin njerëzit kështu. Se po ta shikoje ishte i vendosur në brinjë, i varrosur. Jo siç varrosen zakonisht” shton Administratori.

Fiksi e pyeti se si ka mundësi që askush nuk i pa. “Për atë e pyeta edhe kryeplakun e fshatit. Ti ke informacion nga fshati, nga banorët, nga këta lagjexhinjtë këtu, nuk kam informacion! E kthyem arkivën tonë këtu, Njësinë, përmbys po s’kishte ndonjë ankesë. Nuk kishte! Nuk ka njoftuar njeri. Kujt i shkonte mendja që ne që kalonim atje të shikonim faqen e murit, s’të shkon mendja kurrë. Biles në atë fshat atje, në atë lagje atje, është edhe ish-Kryetari i Njësisë që ka qenë para meje. Dhe ai nuk e dinte s’kam informacion, s’jam marrë me këtë punë” përfundon ai, teksa punëtorët kanë shkuar dhe po punojnë për të rregulluar varrezat e vjetra./Top Channel

mallakster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj