LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbi foshnjën 5 ditëshe në maternitetin e Vlorës, babai i fëmijës: Më ka rënë të fikët mua dhe gruas! Mjekja e di çfarë i ka bërë djalit, dua të vërtetën

Halilaj u shpreh se foshnja kishte qëndruar 4 ditë në spital për shkak se i kishin dalë disa shenja si puçrra në trup dhe do merrte mjekimin për to. Sipas tij ditën e pestë do e nxirrnin nga spitali madje i kishin lëshuar edhe fletë-dalje.

8 Tetor 2024, 09:23 Nga N.F
Humbi foshnjën 5 ditëshe në maternitetin e Vlorës, babai i
Neritan Halilaj

VLORË- Pak ditë pas vdekjes foshnjes 5-ditëshe në maternitetin e Vlorës, familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi. Babai i fëmijës, Neritan Halilaj u shpreh se djali ka qenë shumë mirë, gjë të cilën ia ka konfirmuar edhe mjekja pasi ai e kishte pyetur shpesh atë për shëndetin e foshnjës.

Halilaj u shpreh se foshnja kishte qëndruar 4 ditë në spital për shkak se i kishin dalë disa shenja si puçrra në trup dhe do merrte mjekimin për to. Sipas tij ditën e pestë do e nxirrnin nga spitali madje i kishin lëshuar edhe fletë-dalje.

Ai shtoi se nuk e di arsyen se përse djali i tij humbi jetën ndërsa këkon drejtësi dhe të zbulohet e vëryeta. Halilaj tregon se e ka lajmëruar bashkëshortja e cila ka parë djalin e pajetë rrethuar nga doktorët. Ai theksoi se pasi ka marrë lajmin ka shkuar në spital teksa kur ka parë djalin pajetë i ka rënë të fikët. Kur është përmendur Halilaj thotë se ka nisur të kërkojë shpjegime, por askush si ka thënë asgjë. Sipas tij, fajtore është mjekja që i ka dhënë mjekim të gabuar ose antibiotikë.

“Djali lindi shumë mirë, eci shumë mirë në të gjitha. Kam komunikuar me doktoreshën, i kam thënë ka gjë djali, jo më tha është shumë mirë s’ka asgjë. Vajta ditën e katërt për ta nxjerrë më tha do ta mbajmë dhe sot, nesër do ta nxjerrim. Kam folur me nusen gjatë gjithë kohës. Më tha nuk ka ardhur doktoresha akoma për të bërë vizitën. Ndërkohë erdhi doktoresha, bëri vizitën, të gjitha, i dha fletëdaljen për të dalë. I bëri atë gjilpërën e bebit. Nga ora 11:00 deri në 12:00 kishte atë serumin që po e bënte. Në atë kohë më merr nusja në telefon, më thotë nuk po reagon djali fare, është bërë sterr i zi. Gjeti doktorët atje nusja, pyeste nuk i kthenin përgjigje. Pas pak pyeti doktoreshën, ajo i tha djali nuk ka shenja jete. Dyshoj që e ka doktoresha të gjithë fajin, çfarë ka bërë ajo nuk e di”, tha Halilaj.

Babai i fëmijës që humbi jetën thotë se e ka denoncuar në polici dhe në gjykatë.

“Ia lë drejtësisë çështjen në dorë ta zgjidhi, në rast të kundërt do ta zgjidh vetë”, thotë ai. Shpresat tek drejtësia i ka të pakta por shpreson se për këtë rast nuk do të ketë tolerime.

“Që të humbasë një foshnjë jetën për një orë, unë nuk e di. Ku është arsyeja që ky fëmijë humbi jetën?”, tha babai.

“Unë do ta vazhdoj luftën deri sa ta gjej pse ka humbur jetën fëmija. Kurrë në botë nuk ia fal doktoreshës. Gjendja jonë është shumë kritike. Mirë djali që më humbi jetën, por nusja që ma kishin lënë të shtrirë atje, i kishte rënë 4 herë të fikët e nuk e kishin zënë me dorë. Çfarë prisnin të humbte dhe kjo jetën?! Mos e pyet çfarë traume?! Mos i rënë askujt kjo që më ka rënë mua”, deklaron ai.

neritan halilaj foshnje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj