1 Korrik 2024, 17:46
Nga M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11:00. Bëhet me dije se ceremonia do të kryhet nga institucionet shtetërore, konkretisht nga Kryeministria. Aktualisht trupi i Kadaresë ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet.
Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.
ismail kadare
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:21
M.B
Durim Bami
TIRANA- Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bami tek autoritetet e Emirate...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:05
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi abuzuan seksualisht me një 19-vje&cce...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 16:48
E. D
fotot ilustruese
AUSTRI- Dy shqiptarë kanë rënë në pranagat e policisë austriake. Bëhet me dije se shqiptarët t&eum...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 16:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
RADHIMË- Një zonë në kodrën e Radhimës është përfshirë nga flakët dit...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 16:17
M.B
Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani
TIRANA- Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 7 vjet vjet burgim Arb&eu...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 14:44
I.A
Ismail Kadare dhe Blendi Fevziu\
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka propozuar që Ismail Kadare të prehet në paqe në varrezat e nder...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 15:56
M.B
Foto ilustruese
KUKËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 15:48
M.B
Foto ilustruese
KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka kërkuar pezullimin nga detyra të një punonjësi të policisë p&e...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 15:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Turizmi po rezulton sektori me ecurinë më të mirë në vend, që në tremujorin e parë t&e...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 14:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Aleksandër Frroku është arrestuar në Spanjë me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë.&nb...