LIVE UPDATES
Aktualitet

Hyn në fuqi udhëzimi, incenerim edhe për asgjësimin e mbetjeve të kanabisit mjekësor

Në udhëzimin “Për mënyrën e hollësishme të asgjësimit të bimëve të cannabis-it”, të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohen 3 mënyra për asgjësimin e mbetjeve të cannabis-it mjekësor, nëpërmjet incenerimit, asgjësim me metoda kimike dhe trajtim në landfill nëpërmjet groposjes së materialeve.

19 Shkurt 2025, 12:09 Nga M.B
Hyn në fuqi udhëzimi, incenerim edhe për asgjësimin e
Foto ilustruese

TIRANA- Para nisjes së procedurave për aplikim licencash për operatorët që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore, nga institucionet përgjegjëse po vijohet me miratimin e kuadrit nënligjor përkatës. Në udhëzimin “Për mënyrën e hollësishme të asgjësimit të bimëve të cannabis-it”, të botuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohen 3 mënyra për asgjësimin e mbetjeve të cannabis-it mjekësor, nëpërmjet incenerimit, asgjësim me metoda kimike dhe trajtim në landfill nëpërmjet groposjes së materialeve.

Udhëzimi i përbashkët i Ministrive të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Brendshëm dhe Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon se për rastin e asgjësimit të mbetjeve nëpërmjet incenerimit, procesi do të kryhet nga pala e kontraktuar për këtë qëllim, e cila duhet të disponojë lejet dhe duhet të ketë kapacitetet përkatëse për kryerjen e procesit.

Po ashtu, udhëzimi përcakton se do të kryhet me anë të incenerimit nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Kanabisit, edhe asgjësimi i bimëve të konfiskuara. Bëhet fjalë për bimë të konfiskuara nga policia të mbjella nga operatorë të palicensuar. Për të dyja rastet, nëse incenerimi i mbetjeve do të kryhet nga operatorët e licensuar apo nga Agjencia, udhëzimi përcakton se procesi do kryhet në përputhje me procedurat specifike të trajtimit, përpunimit, monitorimit të mbetjeve të parrezikshme, të parashikuara në vendimin nr. 178, datë 6.3.2012, të Këshillit të Ministrave “Për incenerimin e mbetjeve”.

Ndër hapat teknikë të procesit që përshkruhen në udhëzim janë, si: përgatitja e inceneratorit për procesin e asgjësimit; vendosja e materialit në incenerator; trajtimi fiziko-kimik i mbetjeve në incenerator; zhvillimi i procesit të incenerimit në temperaturë mbi 850° celsius; heqja e mbetjeve dhe pastrimi i impiantit.

“Në rast të ndërprerjes së asgjësimit për shkak të problematikave/defekteve teknike të mundshme, pala e kontraktuar merr masa të menjëhershme për magazinimin e mbetjeve në mënyrë të sigurt. Në këtë rast mbahet një procesverbal, në prezencë të përfaqësuesve të institucioneve, ku identifikohen arsyet e ndërprerjes së procesit të asgjësimit, sasia e asgjësuar deri në momentin e ndërprerjes, si dhe sasia e mbetur, shuma e të cilave duhet të përputhet me atë të deklaruar në dokumentin e transferimit”, citohet në udhëzim.

Mënyra tjetër e asgjësimit parashikon edhe trajtimin në landfill apo groposjes së mbetjeve, që do të kryhet nga pala e kontraktuar për këtë qëllim, sipas procedurave të parashikuara në vendimin nr. 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për landfillet e mbetjeve”.

“Ky proces bëhet me kujdes për të siguruar që materialet e përgatitura të vendosen në fund të gropës; Pas vendosjes së tyre, gropa mbushet me dhé ose materiale të tjera të disponueshme, për të siguruar që materiali i groposur të jetë plotësisht i mbuluar dhe të mos rikuperohet më; Pas groposjes, përfaqësuesit e institucioneve dhe palëve që janë prezent duhet të dokumentojnë procesin me foto dhe video”, përshkruhet në udhëzim.

Pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale” nga institucionet janë miratuar një sërë aktesh nënligjore, si udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe Ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Udhëzimi përcaktonte se tarifa prej 100,000 lekë do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me parë.

Po ashtu në udhëzimin e miratuar më herët të Ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” përcaktonte se për analizimin metodat që do të ndiqen do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa në paketimin e produktit ndalohen të reklamohen të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin./ Monitor

kanabis mjekesor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj