LIVE UPDATES
Aktualitet

"Krimi" Dentar në Shqipëri: Mes premtimeve dhe skandaleve

Ka raste ku pacientët kanë humbur vetëm paratë, por ka edhe raste fatale. Si ai i vogëlushit Brian Spahiu, 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje në një klinikë private në Tiranë.

7 Shkurt 2025, 15:50 Nga r.ll
"Krimi" Dentar në Shqipëri: Mes premtimeve dhe skandaleve
foto ilustruese

TIRANË– Në një Shqipëri ku çdo familje ka një të afërm që jeton jashtë, është e zakonshme që emigrantët të kthehen në vend jo vetëm për pushime, por edhe për shërbime estetike dhe dentare. Çmimet konkurruese dhe numri i madh i klinikave e bëjnë vendin tonë një destinacion të preferuar për këto ndërhyrje, duke tërhequr jo vetëm shqiptarët e diasporës, por edhe të huaj në kërkim të trajtimeve të lira. Por pas premtimeve për cilësi dhe çmime të volitshme, shpesh fshihet një realitet i errët – klinika me standarde të dyfishta, mungesë profesionalizmi dhe histori të frikshme që për disa pacientë janë kthyer në tragjedi.

Nga ëndrra e buzëqeshjes perfekte te makthi i shëndetit të rrënuar

Për disa, një vizitë në një klinikë dentare apo estetike në Shqipëri mund të jetë një kursim i madh, por për të tjerë, është kthyer në një makth të përjetshëm. Ka raste ku pacientët kanë humbur vetëm paratë, por ka edhe raste fatale. Si ai i vogëlushit Brian Spahiu, 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje në një klinikë private në Tiranë.

Disa të tjerë kanë mbetur me dëme të pakthyeshme: humbje dhëmbësh, infeksione të rënda dhe muaj të tërë të kaluar në spitale për shkak të ndërhyrjeve të dështuara.

Një histori e freskët vjen nga Italia.

Simone Del Vecchio, një 37-vjeçar nga Barletta, vendosi t’i besonte një klinike dentare në Tiranë për vendosjen e protezave në të dy harqet. Një reklamë që premtonte “cilësi të garantuar” dhe një çmim më të ulët se në vendin e tij e bindi të udhëtonte drejt Shqipërisë.

Por menjëherë pas operacionit, trupi i tij reagoi keq. Katër arreste kardiake.

Në tetë muajt e fundit, Simone ka kaluar nga reanimacioni i spitalit në Tiranë, në atë të Barit dhe sot ndodhet në një qendër mjekësore në San Giovanni Rotondo, ende në luftë për rikuperimin e tij. Çështjen ligjore kundër klinikës e ka hapur, por shëndetin nuk mund ta rikthejë mbrapsht.

Në rrjetet sociale, vëllai i tij ka postuar një foto me një mesazh të thjeshtë, por rrënqethës:

“Do t’ia dalim të rishohim buzëqeshjen tënde. Mos u dorëzo!”

Tregtia e mashtrimeve në emër të shëndetit

Implantet fantazmë dhe garancitë boshe

Në vitin 2018, Kastriot Frangu pagoi mbi 1 milion e 200 mijë lekë për një protezë dentare në klinikën “Dental Turk”, të cilën ia premtuan me garanci 5-vjeçare. Por kur proteza rezultoi problematike, klinika nuk ofroi asnjë zgjidhje.
Më vonë, doli në dritë se laboratori dentar i kësaj klinike operonte pa licencë dhe punonjësit nuk ishin profesionistë të certifikuar. Pas një hetimi nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror, laboratori u mbyll dhe klinika u gjobit me 50 mijë lekë të reja, një shifër qesharake krahasuar me dëmet që kishte shkaktuar.

Dentl Turk
Në një tjetër rast tronditës, një italian, Domenico Lupoli, u drejtua në klinikën “Brianza Dent” për të vendosur tre implante dentare dhe gjashtë dhëmbë, duke paguar 2,000 euro.

Pas shqetësimeve të vazhdueshme, ai shkoi në një klinikë tjetër ku zbuloi se “implantet Straumann” që supozohej se i kishin vendosur, ishin të falsifikuara.

Brianza Dent
“Nuk e di çfarë kanë futur në gojën time!” - tha ai, i tronditur nga mashtrimi.

Krimi dentar që askush nuk po e ndal

Skandale të tilla nuk janë të rralla. Nga dentistë të huaj që operojnë pa licencë, te klinika që premtojnë shërbime “elite” por shesin trajtime me cilësi të dyshimtë, ky treg ka dalë jashtë kontrollit.

ZËRI i kontaktoi të treja klinikat e përmendura në këtë artikull për të dhënë një koment në lidhje me ankesat e klientëve që gjejnë ngushëllim në mediat fqinje pasi në Shqipëri dyertë iu mbyllen nga lidhjet e qarqeve të ngushta. Deri në botimin e këtij artikulli, Brianza Dental dhe Dental Turk nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Por denoncimet nuk mungojnë as për dentistët jashtë ombrellës së një emri tregtar…

Një tjetër rast i ekspozuar nga media investigative ishte ai i Hasan Ugur, një qytetar turk që operonte pa diplomë stomatologjie në Kukës. Edhe pse klinika e tij u mbyll, askush nuk mund të garantojë që individë të tjerë si ai nuk vazhdojnë të punojnë në hije.

Në Korçë, qytetarja Elvira Hoxha iu drejtua dentistit Ylli Naçi për vendosjen e dhëmbëve zirkon në gjithë gojën, por vetëm pas tre vitesh u diagnostikua me një infeksion të rëndë, një çmim i lartë për një buzëqeshje perfekte.
Një tjetër turk, Musa Bozkurt, mori 700 mijë lekë paradhënie nga një paciente për një trajtim dentar dhe më pas e la me infeksione të rënda në gojë.

Kush i mbron pacientët?

Rritja e turizmit dentar në Shqipëri ka sjellë një realitet alarmant: klinikat dhe individët që operojnë pa certifikime të duhura po bëhen gjithnjë e më të shumtë, ndërsa institucionet përgjegjëse mbeten të pavëmendshme.

Ligjet ekzistojnë, por a zbatohen? Kush garanton që pacientët e ardhshëm nuk do të bien pre e të njëjtave skema mashtruese?

Shëndeti nuk është një biznes ku mund të luhet me fatin e njerëzve. Por nëse nuk ndërhyhet me kontrolle më të rrepta, krimi dentar do të vazhdojë të zhvillohet nën sytë e autoriteteve – dhe qytetarët do të vazhdojnë të pyesin:

Në derën e kujt po trokasin?/Zëri.ai

krimi dentar ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj