6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në njoftim Prokuroria bën me dije se shtetasi me inicialet A.Ll nuk justifikon ekonomikisht këto pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar për drogë në Angli. Në njoftim Prokuroria bën me dije se shtetasi me inicialet A.Ll nuk justifikon ekonomikisht këto pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Pasuritë e sekuestruara janë një truall me sipërfaqe totale 403.1 m2 dhe 275.2 m2 ndërtesë. Gjithashtu janë sekuestruar 2 automjete të tipit "Opel Corsa" dhe "Geep Grand Cherokke". Prokuroria ka sekuestruar edhe një servis automjetesh.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit A.Ll. i dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.04, datë 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.Ll është dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Shtetasi B.Ll. (babai i subjektit) ka në pronësi pasuri truall me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021. Ndërsa vëllai i tij një aktivitet privat me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë te pjesëve të perdorura dhe te reja, import, shitje dhe blerje makinash.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë së luajtshme të shtetasit A.Ll., rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri është fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.
Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme që rezultojnë të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin:
• Pasuria e paluajshtme me nr. 416/118, me sip totale 403.1 m2 “Truall” dhe 275.2 m2 ndërtesë, ½ pjesë;
• 2 automjete të tipit Opel Corsa dhe Geep Grand Cherokke; dhe
• Aktivitetin tregtar me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë ë pjesëve të përdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash me emrin tregtar Auto Lleshi, NUIS L52116150G.
Sendet e sekuestruara KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë. Të arrestuarit jan...
vendngjarja MALIQ- Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një prej ...
Mr. Beast dhe fituesi KOSOVË- YouTuberi i famshëm, MrBeast ka realizuar së fundmi një giveaway, duke shpërndarë 500,000 euro ...
Foto ilustruese TIRANË- Nesër më 3 qershor do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Provimi i parë q&e...
foto nga arrestimi TEPELENË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit "The W...
foto ilustruese KORÇË- Prifti Kristaq Viso ka ndërruar jetë në spital, pasi rreth dy javë më parë ra aksidentalis...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më t&eu...
Foto TIRANË- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orësh...
Foto ilustruese TIRANË- Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok, duke p&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se makina ...