LIVE UPDATES
Aktualitet

"I dhashë para dhe më la makinën peng"/ Mashtruesi zbulohet nga gjobat e papaguara, si u zhduk pa gjurmë

Telashet me drejtësinë 33 vjeçarit iu hapën nga denoncimi i pronarit , shtetasi G. M që u paraqit në komisariatin numër pesë dhe kërkoi gjetjen e mashtruesit.

4 Shtator 2022, 15:44 Nga k.m.
"I dhashë para dhe më la makinën peng"/ Mashtruesi
Foto ilustruese

TIRANË- Nuk bënte jetë virtuale. As Facebook. As Instagram. Dhe ndaj ata që mashtronte e kishin të vështirë ta gjenin dhe t’i zbulonin adresën si dhe një pikë kontakti. Një 33-vjeçar nga Tirana u fsheh për katër vjet me radhë duke ju shmangur një qytetari, të cilit i bleu makinën. Por nuk i shleu detyrimin.

Sipas burimeve të policisë që shqyrtuan kallzimin shtetasi E.N nuk ia doli mbanë të zhdukej plotësisht pasi u tradhëtua nga rrjetet sociale të të afërmëve. Telashet me drejtësinë 33 vjeçarit iu hapën nga denoncimi i pronarit , shtetasi G. M që u paraqit në komisariatin numër pesë dhe kërkoi gjetjen e mashtruesit. Megjithatë policia shton se edhe pronari i makinës nuk ishte treguar shumë i sinqertë me blerësin, pasi automjeti kishte mbi një milionë lekë të vjetra gjoba dhe detyrime të papaguara, për të cilat shoferi i ri pretendon se i mësoi teksa po udhëtonte.

“Mjeti që kisha në pronësi me targa aa ..b , i markës Audi kishte timon në krahun e djathtë. Mjetin ma bleu E.N që ramë dakord se do ta blinte për 2200 euro. Por më vështirësi të madhe mezi i mora 700 euro. Ky shtetas e ka marrë makinën time dhe është larguar duke ndërprerë çdo komunikim me mua.”

Sipas policisë kallzuesi u vu në kërkim të mashtruesit por pa asnjë shpresë, pasi ai nuk kishte rrjete sociale. Megjithatë gjatë hetimit ai zbuloi se makina ishte në një qytet tjetër. Pasi ka zbuluar identitetin e gruas dhe të të afërmve të tjerë të mashtruesit, pronari i makinës ka nisur komunikimin me ta.

“Kontaktova me ta përmes rrjetit sociale dhe përmes tyre me E.N , që të më likuidonte shumën e plotë. Megjithatë një gjë e tillë nuk ishte e mundur. Dua të deklaroj se dokumentat e mjetit janë në kroskot dhe se marrëveshja me qytetarin ishte verbale,“- shprehet më tej i dëmtuari.

Policia pranon se pasi ka administruar denoncimin e qytetarit të mashtruar, në fillim kreu shpalljen në kërkim të makinës deri ditën që policia e një qyteti tjetër e njoftoi komisariatin në fjalë për zbulimin.

“Me një shkresë të policisë së Korçës u vumë në dijeni se makina me targa AA.. B si dhe dokumentacioni ishin bllokuar.”

Por sidoqoftë automjeti ishte sekuestruar nga autoritetet për një arsye tjetër.

“Makina sipas praktikës iu gjet nën përdorim një personi të tretë dhe nga kqyrjet rezultoi se kishte masa administrative të palikujduara”.

Nga materialet që ju treguan GazetaSi.al thuhet se edhe shtetasi i tretë ishte mashtruar nga E.N.

“Ma shiti makinën nga një person dhe nuk kisha probleme deri ditën kur mora një gjobë për mos vendosje rripi. Kur dola para komisionit më thanë se makina kishte probleme dhe ishte shpallur në kërkim dhe për këtë arsye më shoqëruan në komisariat.”

I riu pranon se shkëmbimi i makinës u krye verbalisht dhe se nga dita në ditë do kryenin konratën, por që e kishin neglizhuar.

"E mora makinën në formën e një borxhi. I dhashë para dhe më la makinën peng. Kur I kërkova borxhin, ai më tha se mund të blinte makinën edhe për 1600 euro të tjera. Kur pashë dokumentat me një emër tjetër u përpoqa të flas me pronarin dhe ai më kërkoi ta takoja dhe të bënim kontratën pasi letrat ishin në emër të tij."

Policia bën me dije se kur pyeti të dyshuarin ai u justifikua: Do t’i paguaja të gjitha detyrimet por rrugës zbulova se mjeti kishte gjoba dhe detyrime të papaguara. E vura në dijeni pronarin dhe e lashë makinën tek një shok , pasi nuk kisha ndërmend të blija pasi kishte shumë gjoba dhe shumë detyrime./ GazetaSi

mashtruesi ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj