9 Prill 2023, 12:34
Nga I.A
Polica
TIRANË- Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar efektivin 48-vjeçar Sokol Canameti për korrupsion. Mësohet se Canameti është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka korruptuar funksionarë të drejtësisë. Punonjësi i policisë gjyqësore i mori një shumë prej 2000 eurosh një të burgosuri, në këmbim lirimin e tij nga qelitë. Babai i të hetuarit ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh dhe ia ka dhënë Canametit, më 10 tetor të vitit 2022.
Njoftimi i Plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 181 datë 31.10.2022, procedim i regjistruar mbi bazën e materialit referues të dërguar nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.
Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim S. C., me detyrë oficer i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari S. C., duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.
I hetuari E.K., ka vënë në dijeni menjëherë të jatin, të hetuarin F. K., i cili nëpërmjet njohjeve të tij, pasi ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh, ja kanë dhënë të hetuarit S. C. rreth orës 17.30-20.00 të datës 10.10.2022. Me veprimet e tyre shtetasit E. K. dhe F. K. dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për shtetasin:
• S. C., i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, ekzekutoi në datën 09.04.2023 masën e sigurimit të caktuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë
sokol canameti amp
Aktualitet
9 Prill 2023, 12:00
I.A
Qafa e Llogarase
VLORË- Reshje bore ka rënë ditën e sotme në Llogara. Mësohet se reshjet kanë nisur mbi 800 metra l...
Aktualitet
9 Prill 2023, 11:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë&n...
Aktualitet
9 Prill 2023, 11:25
I.A
banoret ne proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës në protestë kanë deklaruar se Rama po tenton tu marrë pronat a...
Aktualitet
9 Prill 2023, 11:13
I.A
Banoret
TIRANË- Banorët e Bërxullës janë lodhur nga qeveria shqiptare e cila nuk po interesohet e nuk po u kthen përgjigje p&...
Aktualitet
9 Prill 2023, 10:58
I.A
Banoret ne proteste
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmeruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14...
Aktualitet
9 Prill 2023, 10:47
I.A
Banori
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar pr...
Aktualitet
9 Prill 2023, 10:33
I.A
Protesta
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar ...
Aktualitet
9 Prill 2023, 09:27
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një kroçere me turistë nuk ka arritur që të ankorohet dot në Portin e Vlorës. Më...
Aktualitet
9 Prill 2023, 09:08
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë ë...
Aktualitet
9 Prill 2023, 08:57
I.A
Foto Ilustruese
KRUJË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm Krujë. Mësohet se një 42-vjeçar me makin&eu...