Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe m&e...
Aktualitet
Atentati mafioz në Shkodër/ RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet, ja zonat ku zbarkuan forcat e policisë
Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arvid Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike.
4 Nëntor 2024, 15:39Nga ZH.LL
Foto ilustruese
SHKODËR- RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në perimetrin e zonës ku ndodhi atentati mafioz pasditen e 30 tetorit, si dhe në disa zona të tjera të Shkodrës.
Në atentat humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm. Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arvid Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike.
Policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa lagje dhe zona të Shkodrës. Kontrollet janë kryer në Dobraç, në një pjesë të Kirasit dhe lagjen “Guerile”.
Ende nuk dihet nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.