6 Shtator 2022, 13:17
Nga A.B
Policia
TIRANË- Operacioni 'Fiction' ka zbuluar një rrjet mashtrimi që kryhej përmes rrjeteve sociale. Forcat blu informojnë se në pranga ka përfunduar personi me inicialet T.Y, banues në Tiranë. Ky person do të hetohet për veprën penale 'Mashtrimi' e po ashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij 39-vjeçari me inicialet F.GJ.
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Fiction". U prezantuan me identitet të rremë në një rrjet social, për t'i marrë një shtetasi nëpërmjet mashtrimit, 6000 euro, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunetori i tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se në një rrjet social 2 persona të paidentifikuar i janë prezantuar me identitetin e një shtetasi tjetër dhe duke e mashtruar, i kanë kërkuar një shumë parash prej 6000 eurosh, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin këtyre shtetasve në kuadër të operacionit policor të koduar "Fiction".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. Y., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi" dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
mashtrim ne facebook mashtrim tirane
Aktualitet
6 Shtator 2022, 13:03
k.m.
Pamje nga vendi i krimit në Gjermani
BERLIN- Një 23-vjeçar nga Kosova mëngjesin e së dielës në Berlin e goditi disa he...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:57
A.B
Ambulance
SARANDË-Një 54-vjeçare me origjinë hungareze është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në Ksamil. Vikti...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:49
A.B
Shqiptari
GREQI- Xhani Topalli është vrarë në Greqi për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me një...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:46
k.m.
Foto ilustruese
ATHINË- Greqia dhe Shqipëria kanë nisur sot në Athinë bisedimet teknike për njohjen reciproke të pe...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:36
A.B
Shefqet dhe Shahe Lika
TIRANË- Ky është Shefqet dhe Shahe Lika. Burri fshehu vetëvrasjen e së shoqes duke raportuar te familjar&eu...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:19
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Kishte shkuar në Ankona me një vizë turistike tre mujore dhe prej tre muajsh kishte marrë me qira edhe apartamen...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:33
A.B
GJIROKASTËR- Një grua ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Kodra e Shtufit'.&n...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:21
A.B
Biznesmeni shqiptar
GREQI- Gjysmë i zhveshur dhe i mbytur me litar është gjetur biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli në Greqi. ...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 12:16
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Ka rënë në prangat e policisë 46-vjeçari Fatbardh Kapllanaj, i shpallur në kërkim p&e...
Aktualitet
6 Shtator 2022, 11:33
k.m.
Foto ilustruese
KAMËZ- Vetëvrasja e Shahe Likës disa ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta. Prej mbrëmjes s&eu...