Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Krasniqi thekson se AMA e dënon gjuhën dhe fjalorin që është përdorur ndaj gazetares.
TIRANË- Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një 26-vjeçare u abuzua seksualisht nga tre persona dhe për sjelljen e babait të një prej personave të përfshirë në ngjarje, i cili kërcënoi gazetaren Afrovita Hysaj. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi thekson se AMA e dënon gjuhën dhe fjalorin që është përdorur ndaj gazetares.
Mirëpo, Krasniqi thotë se ky rast nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun ligjor që ekziston për trajtimin e fenomeneve të tilla. Sipas saj duhet të ketë iniciativat ligjore për hartimin e rregulloreve të funksionimit të medias online, por edhe të përmirësimit akoma më tej të kuadrit ligjor ekzistues.
Reagimi:
Konsideroj të papranueshme gjuhën e përdorur nga portali 6plus1vlora.al, ndaj gazetares Afrovita Hysaj.
Dënoj me forcë çdo lloj komunikimi si ky, në të cilin një grua, një gazetare profesioniste, sulmohet duke përdorur fjalor denigrues, gjuhë seksiste, diskriminuese dhe banale.
Për pikënisjen që solli këtë devijim komunikimi, sigurisht që do të vendosin organet kompetente. Çfarë unë mund të them me bindje është, se ky është një rast flagrant i lincimit të një gazetareje, i dënueshëm, që shkel mbi dinjitetin e njeriut, lirinë e fjalës dhe çdo kod etike profesionale.
Ky rast - për fat të keq, jo i vetmi - nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun ligjor që ekziston për trajtimin e fenomeneve të tilla. Inkurajoj dhe shpreh përkrahjen time për shoqatat e gazetarëve, grupet e interesit dhe çdo individ, në iniciativat ligjore për hartimin e rregulloreve të funksionimit të medias online, por edhe të përmirësimit akoma më tej të kuadrit ligjor ekzistues.
Uroj dhe shpreh besimin, që raste të tilla të mos përsëriten dhe çdo profesionist i medias të reflektojë mbi fenomene të tilla.
Gazetarja Hysaj u sulmua nga televizioni në Vlorë pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia. Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit lokal “6+1 Vlora TV”./Dosja.al
Gjimnazi ne Lezhe LEZHA-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku mësuesja Majlinda...
Xhacka dhe bashkeshorti TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaç...
Dhurata Dhuli TIRANË-Drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli në një deklaratë paraditen e sotme ka njoftuar shtyrjen e afatit deri më ...
VLORË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ...
Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri VLORË- 'Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës pë...
foto ilustruese LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e ...
Te akuzuarit VLORË- Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri kanë dalë ditën e sotme përballë gjykatës së Vlorës. Dyshja, a...
Foto nga aksioni SHKODËR-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit paraditen e sotme ka nisur një aksion në Shkodër, në një...
Kufiri TIRANË- Një person është vënë në pranga në Kapshticë, pasi iu janë zbuluar në mjetin që ...
Policia DIBËR- Leonard Lica është vënë në pranga nga Policia pasi kishte thyer masën e sigurisë lëshuar n...