7 Mars 2024, 09:07
Nga r.ll
foto nga vendngjarja
LEZHË- Policia ka zbardhur atentatin e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Rrilë të Lezhës, ku i plagosur mbeti 54-vjeçari, Agron Puka.
Tre autorët, Vincens Tuku, Amarildo Koka dhe Kevin Ndoka që qëlluan me armë zjarr janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, gjithashtu është arrestuar edhe i plagosuri. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autorëve me një armë zjarri që e mbante pa leje. Policia ka sekuestruar armën e përdorur nga Puka.
Autorët akuzohen pë veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Autorët dhe 54-vjeçari kanë pasur më herët një konflikt mes tyre për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë.
Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.
Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që përdori shtetasi A. P..
Si rezultat i hetimeve profesionale, administrimit të menjëhershëm të pamjeve nga kamerat dhe veprimeve të tjera në vendngjarje, të kryera menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit A. P., rreth orës 08:00 të datës 06.03.2024, në fshatin Rrilë, Lezhë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.
Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. P. dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Pistoleta e shtetasit A. P. u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, bashkë me municion luftarak.
Ndërkaq, punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e 3 të shpallurve në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
agron puka plagosje ne lezhe
Aktualitet
7 Mars 2024, 07:26
N.F
Muzek Historik
TIRANË- Teksa turet kulturore ziejnë në kryeqytet dhe pritet që intensiteti i tyre të rritet në këto muaj...
Aktualitet
7 Mars 2024, 07:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Që kur Shkolla e Parë Shqipe u çel 137 vite më parë, arsimi në Shqipëri ka evoluar duke p...
Aktualitet
7 Mars 2024, 07:24
M.B
Foto ilusruese
TIRANA- Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do t...
Aktualitet
7 Mars 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mbi...
Aktualitet
6 Mars 2024, 22:35
h.k
GREQI-Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas denoncimit të thjeshtrës së tij. Ka qen&eu...
Aktualitet
6 Mars 2024, 22:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Komisioni mendon se drejtuesit e Shtetit shqiptar, vetë Sali Berisha ka shkelur rëndë parimet bazë të...
Aktualitet
6 Mars 2024, 22:08
h.k
TIRANË-Në kulmin e marrëzisë që përfshiu Vlorën në fillimvitin 1997, Liljana Gjika, do të dëshmonte një a...
Aktualitet
6 Mars 2024, 21:32
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në dramën e familjes Mbretërore është përfshirë edhe Policia e Tiranës kjo pasi hedh p...
Aktualitet
6 Mars 2024, 21:24
S.B
Elia Zaharia
TIRANË- Aktorja e njohur Elia Zaharia vendosi të reagojë në lidhje me situatën e familjes së saj. Ditë...
Aktualitet
6 Mars 2024, 21:28
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Lëkundje tërmeti janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.
...