LIVE UPDATES
Aktualitet

Seksi oral po shpërthen sifilizin në Shqipëri, mjekët: Shkak, marrëdhëniet me shumë partnerë dhe të pambrojtura, të rinjve u rrezikohet jeta

Megjithëse kjo sëmundje është e mjekueshme, jo të gjithë të rinjtë janë të ndërgjegjësuar për rrezikun në shëndetin riprodhues, madje nëse nuk mjekohen mund të rrezikojnë edhe jetën.

5 Mars 2023, 18:06 Nga DOSJA
Seksi oral po shpërthen sifilizin në Shqipëri, mjekët:
Sifiliz

TIRANË- Në Shqipëri, prej vitesh, sëmundja seksuale e transmetueshme e sifilizit po qarkullon tek të rinjtë, njëlloj si HIV, përmes rrugës seksuale.

Në një prononcim për Gazetasi.al, mjeku androlog Evi Dani thotë se kjo sëmundje transmetohet si pasojë e marrëdhënieve seksuale të lira. Sipas tij, seksi oral është shkaktari i infektimit me sifiliz.

“Sifilizi prej 2012 vijon të jetë prezent, megjithëse ishte zhdukur që në vitin 1972 nga qarkullimi në vendin tonë. Moshat e reja janë më të prekurit, por nuk ka statistika për numrin konkret të tyre. Duhet theksuar se një pjesë e të rinjve të infektuar me sifiliz, janë dhe të prekur nga HIV”, thotë për Gazetasi.al infeksionisti Arjan Harxhi.

Megjithëse kjo sëmundje është e mjekueshme, jo të gjithë të rinjtë janë të ndërgjegjësuar për rrezikun në shëndetin riprodhues, madje nëse nuk mjekohen mund të rrezikojnë edhe jetën.

Andrologu Dani thotë se jo të gjithë meshkujt janë të gatshëm të vizitohen tek mjeku dhe të nisin mjekimin. Ndërsa për mjekun Harxhi, problem mbetet dhe kura specifike për sifilizin që tek ne gjendet me vështirësi. Sipas Harxhit, sifilizi mjekohet akoma me penicilinë, megjithëse ajo gjendet me vështirësi pasi në të gjithë botën ka prodhim të pakët. Mjeku Harxhi thotë se transmetimi i sifilizit është seksual dhe bartës apo transmetues janë të dy gjinitë. Sipas tij, nëse nëna është e infektuar, mund t’ia transmetojë sëmundjen seksuale dhe fëmijës së porsalindur ndaj sipas tij, çdo grua shtatzënë duhet të testohet për sifiliz ndër të tjera.

“Benzatin penicilina nuk gjendet në spital, por vetëm mund të sigurohet në disa farmaci private. Mjekimi i sifilizit bëhet me mjekim alternative, por ajo që duhet theksuar është futja në skemën e mjekimit patjetër, pasi kjo sëmundje transmetohet dhe tek të porsalindurit”, thotë Harxhi.

Mjeku androlog Evi Dani, shpjegon se sëmundja është e kurueshme, por ajo që e bën këtë sëmundje të rrezikshme është fakti se thuajse të gjitha rastet janë zbuluar rastësisht. Për ekspertët, marrëdhëniet me shumë partnerë dhe të pambrojtura janë faktorët kryesorë të rritjes së të prekurve sifilizi.

“Përdorimi i prezervativit është një mënyrë e parandalimit të kësaj sëmundje. Kështu do të kemi një parandalim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, jo vetëm sifilizin, por edhe shumë sëmundje të tjera, ku midis të tjerave edhe HIV-in . Në rastin konkret ne po themi se kjo sëmundje është midis nesh, është shumë e rrezikshme, është infektuese dhe gjithmonë duhet pasur kujdes”, shpjegon andrologu Evi Dani.

Por çfarë është sifilizi?

Sifilizi është ndër infeksionet më të rrezikshme seksualisht të transmetueshme dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dëmtime serioze të zemrës dhe sistemit nervor.

Sot sifilizi mund të identifikohet me disa teste të thjeshta laboratorike dhe mund të trajtohet me penicilinë. Por është thelbësore që të mos neglizhohet sepse dëmtimi i shkaktuar nga bakteri është i përhershëm.

Sipas grup-moshave, sifilizi haset në 2% të rasteve në grupmoshën 0-14 vjeç, në 9% të rasteve në grup-moshën 15-24 vjeç, në 68% të rasteve në grup-moshën 25-49 vjeç dhe në 14% të rasteve në moshën mbi 50 vjeç.

Marrë nga GazetaSi

sifilizi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj