LIVE UPDATES
Aktualitet

Përjashton Talo Çelën dhe Altin Ndocin! Rrëfimi i PLOTË i Klevis Allës: Ekzekutimin e bëri Dumani, kisha frikë se do të më vriste edhe mua

26-vjeçari përpara gjykatës ka treguar se qitës ishte Nuredin Dumani dhe një person tjetër që nuk e njeh po e identifikon se kishte mjekër.

9 Maj 2023, 11:26 Nga A.B
Përjashton Talo Çelën dhe Altin Ndocin! Rrëfimi i
Klevis Alla

TIRANË- Dëshmia e sotme e Klevis Allës, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e vëllezërve Haxhia është shumë ndryshe nga herët e kaluara. 26-vjeçari përpara gjykatës ka treguar se qitës ishte Nuredin Dumani dhe një person tjetër që nuk e njeh po e identifikon se kishte mjekër. 

Duke përjashtuar si autorë të mundshëm Talo Çelën dhe Altin Ndocin, Alla thotë se ishte Dumani ai i cili kreu vrasjen mirëpo pas ditës së krimit, kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë. Ai shton se kishte frikë për jetën, madje shihte persona që mendonte se do ta vrisnin, ndaj vendosi që të dorëzohej në Polici. 

RRËFIMI:

Ditën e ngjarjes, kur u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, unë dola nga shtëpia ime me makinën të cilën e kishim marr për të kryer krimin.

Kam dalë në autostradë, aty kam pritur në anë të rrugës Nuredin Dumani, i cili erdhi me një makinë tip benz. Bashkë me të ishte dhe një tjetër person, të cilin nuk e njoh. Dumani ishte i veshur me një kapuç të zi që i mbulonte fytyrën dhe i dukeshin vetëm sytë, si ato të policisë, edhe personi tjetër njësoj. Jemi nisur drejt Shenavlash të Durrësit. Rrugës unë kam marr në telefon Besmir Haxhinë, pasi e njihja, ne nuk e dinim që bashkë me të do të vinte edhe Viktori.

Në momentin që erdhi Besmir Haxhia, Nuredin Dumani uli xhamin dhe nisi të qëlloj, ndërsa personi tjetër pas makinës, qëlloi pa e hapur xhamin fare. Pas të shtënave të para Nuredin Dumani, doli nga makina dhe qëlloi sërish për tu siguruar.

Pas ngjarjes kemi ikur, jemi kthyer ku u takuam, Dumani dhe personi tjetër ikën në Tiranë, ndërsa unë u largova dhe sipas udhëzimeve të Dumanit ika të hedh në lum 3 armët e zjarrit kallash. Dumani gjithashtu më kishte thënë që unë të cmontoj makinën, por unë nuk e kam bërë se pata frikë se dp më vrisnin dhe e lashë atë në një urë.

Më pas kam ikur në shtëpi. Kam komunikuar me Dumanin dhe ai më ka thënë që të mos dalë shumë nga banesa. Ditën tjetër unë fillova të kisha frikë se do më vriste Dumani, sepse e ndjeja, më shikonte si më të vogël dhe mendonte se unë mund të flisja. Një ditë pas ngjarjes, pasi shoqëruan babain në komisariat, unë u largova nga shtëpia, ika lëviza makinën dhe fjeta të një banesë e një shoku, në mëngjes kur pashë poshtë pallatit, vura re njerëz që nuk i njihja dhe kisha frikë se do më vrisnin, se vetëm Dumani e dinte ku isha. Pasi shkova në shtëpi vendosa të dorëzohesha në polici.

Klevis Alla u vu në pranga dhe pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar se ku ishin fshehur armët që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe të Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdias, ngjarje të ndodhura njëra pas tjetër në vitin 2020, në Durrës. Ai ka rrëfyer se ka qenë shofer në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa për ekzekutimin e dy të tjerëve ka marrë informacione nga grupi. Ishte dëshmia e Allës që nxorri në dritë përfshirjen e Talo Çelës dhe të Nuredin Dumani në këto krime, ngjarje që dyshohet se kanë si bazë prishjen e pavareve për paratë e grabitura në Rinas./Dosja.al

klevis alla nuredin dumani altin doci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj