LIVE UPDATES
Aktualitet

‘I qepur me porosi’/ BIRN: Opozita kundërshton ndryshimet në ligjin e Gardës

Opozita ngriti pretendime se ky është “një ligj me porosi” dhe i bëri thirrje Kuvendit që të mos ta votonte atë.

22 Mars 2024, 14:52 Nga I.A
‘I qepur me porosi’/ BIRN: Opozita kundërshton ndryshimet
Taulant Balla

TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës, duke hequr kriterin e gradës dhe të qënit më parë punonjës i Gardës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Sipas ndryshimeve të propozuara nga deputeti Nasip Naço, kreu i ri i Gardës mjafton të ketë “10 vite përvojë pune në fushën e rendit dhe sigurisë”.

Opozita ngriti pretendime se ky është “një ligj me porosi” dhe i bëri thirrje Kuvendit që të mos ta votonte atë.

“Ky është një rast ku Kuvendi do të duhej të ndalej, sepse bëhet fjalë për një ligj mirëfilli të porositur. I porositur nga oligarku Shefqet Kastrati për të emëruar shtetasin Ermal Onuzi, kushëririn e tij në krye të Gardës së Republikës,” tha në seancën plenare kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.

Edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji i kërkoi mazhorancës që të tërhiqet nga votimi, pasi projektligji dëmton sipas tij thelbin e karrierës brenda Gardës dhe është i “qepur me porosi”.

“Jeni duke i hapur rrugën me ligj njerëzve që vijnë si influenca personale të oligarkëve,” tha Salianji në Kuvend duke përmendur emrin e Onuzit si i paracaktuar për të drejtuar Gardën në të ardhmen.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe i konsideroi “lexim horoskopi” akuzat se ndryshimet ligjore po i paraprinin paracaktimit të të afërmit të Kastratit në krye të Gardës së Republikës.

Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës u propozuan nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, në të njëjtën kohë kur kreu jetëgjatë i Gardës, Gramoz Sako dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti.

Sipas ministrit Balla, ndryshimet ligjore përmirësojnë pesë aspekte të rëndësishme të punës së këtij institucioni, përfshirë edhe “një garë më të hapur në përzgjedhjen e drejtuesit, sipas standardeve më të mira”.

“Pjesa tjetër që thotë një nga copëzat e opozitës është lexim horoskopi apo filxhani,” tha Balla për BIRN, ndërsa shtoi se për të ishte me rëndësi fillimi i një procesi reformimi në Gardën e Republikës.

Sipas ligjit në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës duhet të jetë punonjës i Gardës që mban gradën “Drejtues i parë” ose “Drejtues i lartë” dhe emërohej nga Kryeministri me propozim të Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa sipas ndryshimeve të miratuara vetëm me votat e mazhorancës, drejtuesi i ri do të zgjidhet pas një konkurrimi të hapur sipas procedurës dhe rregullave që vendos Ministri i Brendshëm. Në fund të kësaj gare, ku i vetmi kriter profesional janë 10 vite përvojë pune në fushën e sigurisë, minisri përzgjedh një emër që ia dërgon kryeministrit.

Sipas nismëtarit të ndryshimeve, kjo do të sigurojë vazhdimësinë e karrierës së punonjësve të Gardës së Republikës, pavarësisht ndryshimit të sistemit të gradave.

Marrë nga Reporter.al

gazmend bardhi ermal onuzi shefqet kastrati

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj