Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se këto produkte të sjella në Shqipëri në mënyrë të kontrabanduar shiteshin online nëpërmjet rrjeteve sociale te qytetarët.
TIRANË- Një magazinë me suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara është kapur në Tiranë. Mësohet se këto produkte të sjella në Shqipëri në mënyrë të kontrabanduar shiteshin online nëpërmjet rrjeteve sociale te qytetarët.
Gjithsej janë sekuestruar se mbi 10 mijë suplemente. Nga operacioni është shpallur në kërkim administratori i kompanisë nga Bosnje dhe Hercegovina. Ndërkohë që janë proceduar penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Audienca”. Zbulohet se në një magazinë në Tiranë, mbaheshin për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, suplemente të skaduara dhe të kontrabanduara. Sekuestrohen mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore. Shpallet në kërkim administratori i subjektit (shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina), si dhe procedohen penalisht 2 punonjës. Pas një hetimi me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të dokumentuar paligjshmëritë që kryheshin në magazinën në kryeqytet, të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital, u finalizua operacioni i koduar “Audienca”.
Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty, mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç. Punohet për kapjen e 53-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”./Dosja.al
LEZHË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Rrilë, ku një punonjës i OSHEE k...
TIRANË- Marjo Përlleshaj, i dënuar me 16 vite për vrasjen e Martin Canit, ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në G...
Vlorë VLORË- Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pran...
Në dalje të Tiranës, përtej “Pallati me shigjeta”, ndotja e lumit të Lanës të vret sytë dhe të shpon hu...
Malli i sekuestruar DURRËS- Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur një ...
foto ilustruese Për më shumë se dy dekada, produktet e prodhuara në Kosovë kanë udhëtuar drejt tregjeve ndërkomb&eu...
Foto ilustruese Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 me një rënie të fortë, duke reflektuar ndikimin e p&...
Foto ilustruese Nëse je individ, pra nuk je i pajisur me NIPT biznesi, por gjatë vitit 2025 ke gjeneruar të ardhur me vlerë mbi 50 mij&...
Foto ilustruese Sot moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në or&...
foto ilustruese GREQI- Prej 13 muajsh, Aliaj ndodhej në burgun e Greqisë, duke pritur ekstradimin drejt Shqipërisë. Në muajt e fu...