Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ngjarja u zbulua pas denoncimit që vëllai i 25-vjeçarit kishte bërë për rrëmbimin e tij në Francë.
KUKËS- Dy të rinj janë arrestuar në Kukës, pasi kanë ndihmuar një 25-vjeçar të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin nga Kukësi në Francë, me destinacion final Anglinë.
25-vjeçari pas mbërritjes në Francë është marrë peng nga trafikantët e emigrantëve, të cilët janë shtetas të huaj dhe të cilët kërkojnë 24 mijë paund për ta liruar. Ngjarja u zbulua pas denoncimit që vëllai i 25-vjeçarit kishte bërë për rrëmbimin e tij në Francë.
Bëhet me dije se Policia e Shtetit po bashkëpunon me Interpolin në Francë me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin. Gjithashtu po kryhen hetime nëse 2 të arrestuarit në Kukës kanë bashkëpunuar me pengmarrësit.
NJOFTIMI I POLICISË:
I dhanë ndihmë një 25-vjeçari, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Kukësi në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe, vihen në pranga 2 shtetas.
25-vjeçari mbahet peng në Francë, nga disa shtetas nga Vendet e Treta, të cilët kërkojnë një shumë parash për ta liruar.
Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin.
Shërbimet e DVP Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, nisur nga kallëzimi i bërë nga një shtetas, se vëllai i tij, shtetasi., është marrë peng në Francë, nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale, dhe se ata kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar për dokumentimin e këtij rasti.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve: 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.
Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë ngushtësisht me Policinë franceze dhe me Interpol Lionin, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të dokumentuar nëse 2 shtetasit e arrestuar në Kukës, që ndihmuan shtetasin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Shqipëria në Francë, kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit që kanë marrë peng 25-vjeçarin, në Francë
foto ilustruese TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur pak më herët në Tiranë, ku u qëllua me armë zja...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ditës së sotme në rrugën “Princ Vidi&rdquo...
Policia TIRANË- Identiteti i personit të plagosur është zbardhur në Tiranë. Mësohet se nga plagosja në rrug&eu...
Dy viktimat dhe autori ROSKOVEC- Policia ka zbardhur detaje të vrasjes së dyfishtë se cila ndodhi ditën e djeshme në Roskovec...
Foto Ilustruese TIRANË- Një person ka ngelur i plagosur nga të shtënat me armë në Tiranë. Të shtënat ndod...
Policia TIRANË- Të shtëna me armë pasur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se të shtënat kanë ...
Dy viktimat dhe autori ROSKOVEC- Roskoveci është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gr...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen tetë persona në Tiranë. Mësohet se 53-vjeçari D.K është arrestuar pasi dh...
Protesta DURRËS- Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz, të Njësisë Administrat...
foto ilustruese TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë pranga në Vorë, pasi ka goditur me thikë bashkësh...