25 Janar 2024, 12:06
Nga N.F
Drogë
ELBASAN- Një 66-vjeçar është vënë ën pranga ditën e sotme në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Arrestimi i tij ka ardhur në kuadër te operacionit Tempulli. Nga kontrollet në banesën e 66-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi kokainë.
Njoftimi i plotë:
Elbasan/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësise penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin H. G., 66 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
elbasan arrestim tempulli
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:59
M.B
emil bracka
GREQI- Emil Bracka është shqiptari i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në K...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:56
N.F
Alma Beqiri
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 46-vjeçaren Alma Beqiri e cila n&...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:55
r.ll
foto nga vendngjarja
FIER- Një tjetër zjarr raportohet ditën e sotme nga Fieri. Kësaj here flakët kanë përfshirë zy...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:44
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Gjykata e Korçës ka lënë sot në burg të arrestuarit e operacionit ‘Tempulli 2’. B...
Aktualitet
25 Janar 2024, 11:12
M.B
Foto ilustruese
DIVJAKË- Një 53-vjeçar me inicialet I. L., ka humbur jetën sot në Divjakë teksa tranportohej për t&eum...
Aktualitet
25 Janar 2024, 10:20
M.B
Dedan Gjoni
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Dedan Gjoni...
Aktualitet
25 Janar 2024, 10:18
N.F
Droga dhe paratë e sekuestruara
GREQI- Dy 21-vjeçarë shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet greke. Arrestimi...
Aktualitet
25 Janar 2024, 10:20
M.B
Foto ilustruese
GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi ku një 43-vjeça...
Aktualitet
25 Janar 2024, 10:15
r.ll
sokol sadushi
TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi përmes një deklarate për mediat ka reaguar në l...
Aktualitet
25 Janar 2024, 09:58
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar me inicialet E.P., banues në Durrës nën akuz&eum...