11 Qershor 2024, 16:09
Nga N.F
Arrestimi
MALËSI E MADHE- Një 49-vjeçar është vënë pranga pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”. I arrestuari u vendos në pranga pas dy javesh në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë i arrestuari ishte i akuzuar edhe nga SPAK për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Mësohet se ai kishte kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 2 javë më parë.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/ I shpallur në kërkim 2 javë më parë, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, dhe i akuzuar nga SPAK-u, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Perlat Canaj, 49 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi dyshohet se ka kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 2 javë më parë. Në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
malesi e madhe arrestim droge
Aktualitet
11 Qershor 2024, 15:48
N.F
Viktima
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali kju për pasojë ka humbur jetën një person....
Aktualitet
11 Qershor 2024, 15:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në lumin e Lanës. Bëhet me dij...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 15:32
S.B
Aleksander Bobovnikov
TIRANË- Lirohet me vendim të Gjykatës së Tiranës pas dy javësh paraburgim, mjeku rus Aleksander Bo...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 15:26
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 44-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Mësohet...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 14:49
S.B
foto ilustruese
DIBËR- Përplasen dy automjete në Dibër. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllovë, ku dy ma...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 13:37
M.B
Dritan Dajti
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivë...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 13:33
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Shpallet në kërkim një 41-vjeçar në Korçë. Mësohet se 41-vjeçari...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 13:20
S.B
foto ilustruese
POGRADEC- Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar në Pogradec. Bëhet me dije se teksa 33-vjeçari ...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 13:07
S.B
lënda narkotike e sekuestruar
FIER- Kapen dhe arrestohen në flagrancë dy persona dhe procedohet një tjetër në Fier. M&eu...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 12:55
S.B
foto ilustruese
KAPSHTICË- Arrestohet në Kapshticë, në hyrje të vendit tonë 43-vjeçari i shpallur në kë...