6 Janar 2025, 12:18
Nga M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
GREQIA- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet i shtruar prej 3 janarit në spitalin Ungjillëzimi në Athinë, për shkak të problemeve të rënduara me shëndetin e tij. Sipas mediave greke, ditën e sotme ai është vizituar në spital nga ministri i Greqisë për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Kyriakos Pierrakakis.
Ky i fundit u interesua për shëndetin e Fortlumturisë së tij, nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou. Ndërkohë më herët Kryepiskopi u vizitua të shtunën më datë 4 janar nga kryeministri Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës, Jeronimi.
Mediat greke raportuan më herët se shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës. Para shtrimit në spital në "Evangjelismos", 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.
Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangjelismos”.
kryepeshkopi anastas janullatos
Aktualitet
6 Janar 2025, 12:08
ZH.LL
autori
SARANDË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi një çantë me 6,000 euro në nj&e...
Aktualitet
6 Janar 2025, 11:58
M.B
Foto ilustruese
BULQIZA- Minatori 40-vjeçar Sokol Toçika humbur jetën këtë të hënë në një nga galerit...
Aktualitet
6 Janar 2025, 11:47
I.A
Emigrantet
ANGLI- Media britanike The Telegraph ka publikuar një krahasim të arrestimeve të emigrantëve dhe te qytetarëv...
Aktualitet
6 Janar 2025, 11:33
ZH.LL
makina
VLORË- Një makinë ka dalë nga rruga në autostradën Levan Vlorë në afërsi të Novoselës. Më...
Aktualitet
6 Janar 2025, 11:27
ZH.LL
BURREL- Një sasi lënde e konsiderueshme është gjetur mengjesin e sotëm poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit...
Aktualitet
6 Janar 2025, 10:20
ZH.LL
Berat
BERAT- Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së 2 janarit, ku 2 persona qëlluan nga automjeti me armë zjarri drejt 2 ...
Aktualitet
6 Janar 2025, 10:06
ZH.LL
TIRANË- Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar këtë 6 janar Ditën e Ujit të Bekuar. Q&e...
Aktualitet
6 Janar 2025, 09:52
ZH.LL
Gjykata e Sarandes
SARANDË- Izet Abazaj është dënuar nga Gjykata e Sarandës me masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat...
Aktualitet
6 Janar 2025, 09:54
I.A
Aleksandër Llanaj
PEQIN- Autori i masakrës së Çoles në Vlorë, ku tre persona mbetën të vrarë, Alek...
Aktualitet
6 Janar 2025, 09:42
ZH.LL
Merdar
KOSOVË- Një numër i madh emigrantësh kanë nisur të kthehen në vendet europiane, ku jetojnë dhe punojnë,...