LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vila në Surrel, kompanite e basteve dhe tokë në Kurbin"/ SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve

Ndërkohë që pasuritë që SPAK ka kërkuar konfiskimin janë shoqëritë 'King Kasino', 'Alba Telecommunication', 'REAL FENIX', 'Albania Baste Live' dhe disa kompani të tjera në pronësi të familjarëve të tij. Po ashtu SPAK kërkon sekuestron e disa apartamenteve, makinave, pronë e paluajtshme tip tokë si dhe një llogari bankare me vlerë 1.878.299 lekë. 

28 Janar 2025, 12:01 Nga I.A
"Vila në Surrel, kompanite e basteve dhe tokë në
Ervis Martinaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ditën e sotme sekuestrimin e pasurive të biznesmenit të basteve sportive Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Mësohet se Prokuroria e Posaçme kërkon që lista me 34 pasuri e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, që kap vlerën e miliona eurove, t'i kalojnë përfundimisht shtetit. 

Ndërkohë që pasuritë që SPAK ka kërkuar konfiskimin janë shoqëritë 'King Kasino', 'Alba Telecommunication', 'REAL FENIX', 'Albania Baste Live' dhe disa kompani të tjera në pronësi të familjarëve të tij. Po ashtu SPAK kërkon sekuestron e disa apartamenteve, makinave, pronë e paluajtshme tip tokë si dhe një llogari bankare me vlerë 1.878.299 lekë. 

Mes pasurive të Martinajt është sekuestruar dhe vila që ky i fundit kishte në Surrel. Ndërkohë që bëhet me dije se pasuritë ishin në emër të Martinaj dhe të familjarëve të tij: Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj dhe Valentino Kaco.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
Subjekti “Ervis Martinaj”.
Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022.  Që pas zhdukjes së tij, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e Martinajt i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e tij por asnjë nuk është konfirmuar. Që prej periudhës kur Martinaj u zhduk, policia ka kryer disa kontrolle në pronat e tij, por pa mundur të gjejë prova që konfirmojnë pista lidhur me zhdukjen e tij. 

ervis martinaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Janar 2025, 10:30 I.A

Fuqia e artit ne Credins bank!

Pikturat Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj