Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo thotë se duhet të paguhej me 600 mijë lekë të vjetra pagë mujore, por nuk ka marrë asnjë lek. Ka komunikuar me juristen e cila e drejton te pronari.
TIRANA- Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me një firmë ndërtimi. Marsida Zoto tregon se ka punuar ekonomiste në kompaninë në fjalë nga nëntori 2024 deri në mars 2025.
Ajo thotë se duhet të paguhej me 600 mijë lekë të vjetra pagë mujore, por nuk ka marrë asnjë lek. Ka komunikuar me juristen e cila e drejton te pronari.
Qytetarja: Si je?
Juristja: Mirë, faleminderit!
Qytetarja: Të lutem, më duhet pak B….i! Mund ta telefonosh pak? T’i thuash që ka ardhur Marsi për një bisedë…
Juristja: I ke bërë mesazh? Unë nuk i telefonoj dot! Nuk e marr dot në telefon. Mua nuk më takon dot të ndërhyj dhe nuk dua të ndërhyj më!
Qytetarja telefonon administratorin e subjektit, por ky i fundit i thotë ta ndjekë çështjen me shtet e ta lërë rehat.
Qytetarja: B…. si ia kalove?
Pronari: Të lutem shumë, mos më merr më në telefon!
Qytetarja: Jam këtu tek zyra jote. Dua të bëj një bisedë…!
Pronari: Hajde ik! Shnet e t’mira!
Marsida thotë se e vetmja shpresë për të marrë 3 milionë lekët që i takojnë, i ka mbetur “Stop”-i.
Pronari: Urdhëro?
Qytetarja: Të lutem, dua të të takoj 5 minuta!
Pronari: Jo, nuk takohemi dot! Do të takohemi në komisariat Durrës. E di shteti tashi, nuk zgjidh asnjë lloj gjëje. Zgjidhe me shtetin tani, siç e ke filluar, ashtu do ta mbaroj!
Pas ekonomistes, gazetarja e “Stop” komunikon me administratorin e subjektit, i cili për 15 minuta i jep qytetares shumën e parave që i detyrohet.
Gazetarja: Mund të flasim të lutem?
Pronari: Po!
Gazetarja: Kam ardhur tek subjekti yt, kjo është pronë private, por shërbimi është publik që të kuptohemi, neni 4, “E drejta e Informimit Publik”.
Pronari: Të kuptoj!
Gazetarja: Besoj se e njeh Marsidën?
Pronari: Po!
Gazetarja: Tek “Stop”-i ka ardhur kjo zonja këtu, e cila pretendon që ka punuar ekonomiste nga nëntori deri në mars dhe nuk është paguar.
Pronari: Po!
Gazetarja: Unë kam disa vërtetime pagash dhe dokumentacion që i kam verifikuar.
Pronari: Uluni, uluni!
Gazetarja: Tani, si mund ta zgjidhim këtë gjë? Do na e zgjidhësh?
Pronari: Po, po pra të thashë, duro 15 minuta, sa të vijnë lekët.
Gazetarja: Dakord!/ TV Klan
TIRANË- Para disa ditësh emisioni”Stop” në Tv Klan transmetoi një ngjarje të rëndë në qytetin e Sara...
Elton Qyno TIRANA- Gazetari Elton Qyno ka folur para mediave menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte "pro" ti...
foto ilustruese TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një rast mashtrimi në rrethin e Kurbinit. Një 49 vje&cce...
Foto ilustruese TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që v...
Foto ilustruese TIRANA- Kërcënimi me vendin e punës, apo presioni i votës nëpërmjet joshjes, siç janë edhe l...
Viktimat LEZHA- “Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. T&...
foto ilustruese TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar këtë të martë, atentatin ...
Foto ilustruese ZVICËR- Gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) n&...
Elton Qyno TIRANA- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë marrë vendimin sot në favor të gazetarit Elton Qyno për pa...
Pamje nga zona ku pritet te ngrihet pallati TIRANA- Banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” ku po ndë...