LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ika me vrap”/ Ekzekutimi i Erjon Xhenjes, çfarë dëshmoi dëshmitari okular: E pashë gjithë skenën, zbritën nga një motor...

Duke përfshirë një kamerier, por edhe një të ri tjetër që njëjtë si viktima, rreth orës 18:00 po luhej ndeshja Vllaznia-Kastrioti.

9 Nëntor 2022, 21:09 Nga k.m.
“Ika me vrap”/ Ekzekutimi i Erjon Xhenjes, çfarë
Erjon Xhenje

SHKODËR- Për vrasjen e Erjon Xhenjes ende nuk ka asnjë person të arrestuar, por duket se hetimet ende vazhdojnë. Në dosjen hetimore e publikuar nga emisioni "Në Shënjestër" kanë nxjerrë detaje të tjera lidhur me hetimet por edhe rrëfime të tjera që nuk ishin zbuluar deri më tani. Duke përfshirë një kamerier, por edhe një të ri tjetër që njëjtë si viktima, rreth orës 18:00 po luhej ndeshja Vllaznia-Kastrioti.

"Në këtë moment në lokal kishte shumë klientë sepse po shikonin ndeshjen. Ndeshja mbaroi diku nga ora 19:45 edhe shumica e njerëzve u larguan. Unë mblodha gotat dhe filxhanët e mbetur nëpër tavolina edhe i çova te banaku për t’i larë. Më pas u ula në tavolinën ngjitur me banakun duke u marrë  me telefonin. Në njërën prej tavolinave ishte i ulur Erjon Xhenje me disa shokë. Ndërsa në tavolinën ngjitur me ta kanë qenë edhe tre ose katër persona. Gjatë kësaj kohe dëgjova krisma arme edhe në këtë moment pashë të gjithë të vraponin duke ardhur në drejtimin tim, të cilët po tentonin të ngjiteshin në katin e dytë të lokalit. Në këtë moment edhe unë u ngjita lart bashkë me ta. Kur mbaruan krismat u ulëm poshtë edhe pashë se kishin vrarë Erjonin. Mora në telefon pronarin dhe i tregova ngjarjen. Më pas erdhi policia, e cila më gjeti vetëm mua dhe viktimën, pasi të tjerët ishin larguar me vrap,"-tha kamarieri.

Por ai që i përjetoi më nga afër krismat dhe u trondit nga humbja tragjike e jetës së Erjon Xhenjes, do të ishte një nga klientët e lokalit, i cili e kishte shumë pranë të riun, por edhe pa autorët gjatë gjithë dinamikës, nga momenti kur zbritën nga motori deri kur qëlluan të riun. 

"Kam qenë më fytyrë nga qendra e qytetit. Kur vura re se nga rrugica ngjitur me lokalin doli një motor dhe në të ishin dy persona me skafandër në kokë. Ata ndaluan në fund të shkallëve të lokalit. Personi që ishte pasagjer zbriti nga motori dhe vura re që nxorri pistoletën. Ai erdhi ngjitur pas meje dhe qëlloi djalin që ishte ngjitur me tavolinën ku ndodheshim ne. Unë nga frika ia futa vrapit dhe ika në shtëpi.”

Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Mbrëmjen e 18 shtatorit, Bajram Çekorja nxorri armën qëlloi me breshëri mbi të riun duke marrë kështu hak për vrasajen e të atit, Ismetit, që u vra disa javë më parë, po në këtë lagje. E gjitha nisi pasi emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht nga Policia për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, më 25 gusht. Policia shpalli në kërkim për atentatin e dështuar, Bajram Çekorjan dhe Tornado Fushën. Shkak, mendohet se ishte një konflikt që dy palët kishin prej kohësh, që kulmoi në përplasjen me armë zjarri. Fatmirësisht pa të lënduar.

Pas lajmeve dhe aludimeve, më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime të disa personave, duke pretenduar se sulmet ndaj familjes së tij i përgatisnin bandat dhe shteti. 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar. Ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, ka dyshime se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut, Erjon Xhenje. Por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Xhenje të ketë pasur gisht, ose të paktën informacion lidhur me atentatin për të cilin janë në kërkim kushërinjtë e tij. Ndaj për Bajramin, 19-vjeçari ishte objektivi më i lehtë për të marrë hakun e babait. 

vritet erjon xhenje erjon xhenje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj