LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ika për një jetë më të mirë...’/Familja tenton të rrëmbejë vajzën në mes të Tiranës për ta kthyer në Lushnjë

Pasi e goditën, njerëzit më të afërt tentuan ta fusin me dhunë në automjet dhe ta rrëmbejnë, duke e çuar larg jetës që ajo dëshironte të bënte dhe konkretisht jetës që ajo zgjodhi të ketë në kryeqytetin shqiptar.

22 Qershor 2022, 16:48 Nga k.m.
‘Ika për një jetë më të
Foto ilustruese

TIRANË- Një vajzë e re u largua nga banesa e saj nga një fshat i Lushnjës për një jetë më të mirë drejt Tiranës. Asaj, për një kohë të gjatë, iu dha urdhër nga familja që të kthehej me doemos, por ajo nuk iu përgjigj as lutjeve të tyre dhe as kërkesave të vazhdueshme.

Deri ditën kur teksa po udhëtonte për në punë, asaj iu bë postbllok nga familja. Pasi e goditën, njerëzit më të afërt tentuan ta fusin me dhunë në automjet dhe ta rrëmbejnë, duke e çuar larg jetës që ajo dëshironte të bënte dhe konkretisht jetës që ajo zgjodhi të ketë në kryeqytetin shqiptar.

Të gjithë protagonistët, sipas burimeve policore të Gazetasi.al, janë anëtarë të një familjeje dhe denoncuese pranë policisë është pikërisht e reja me inicialet N.G., të cilën i ati dhe i vëllai tentuan ta rrëmbejnë. Policia i tha në rrugë jo zyrtare Gazetasi.al, se arrestoi për heqje të paligjshme të lirisë babë e bir, ky i fundit i kthyer enkas nga emigracioni “për të futur në shina“ të motrën.

Babë e bir, identitetin e të cilëve Gazetasi.al e disponon, janë nga një fshat i Lushnjës.

“Po ecja rreth orës 20:00 në këmbë në Tiranë, kur pranë meje u shfaq babai dhe vëllai im. Nisën të komunikojnë me mua normalisht dhe papritur vëllai më gjuajti më grushte në kokë”.

Kështu e përshkruan vajza sulmin që citohet nga burime të Policisë së Farkës për Gazetasi.al dhe që siç kuptuan agjentët që hetuan ngjarjen, reagimi i dy burrave ishte i tillë, pasi ata donin të “minimizonin” turpin që vajza e shtëpisë kishte bërë, duke ikur pa leje për një jetë më të mirë.

“Filloi të më godasë edhe babai im, vëllai po ashtu gjuante nga ana e tij dhe mbas gjithë atyre grushteve, unë u rrëzova përtokë. Edhe aty ku u rrëzova, ata më gjuanin me shkelma në bark që të dy. Pastaj më tërhoqën zvarrë në asfalt, unë bërtita, por askush s’më ndihmoi”.

Në këtë skenë rrëmbimi, ajo vërejti se si dy familjarët e saj po e rrëmbenin dhe po e çonin drejt një makine. Në drejtim të saj gjendej xhaxhai i vajzës.

“Edhe xhaxhai që punon taksi kishte ardhur enkas nga Lushnja së bashku me vëllain dhe babain tim”, - rrëfen më tej në polici e reja.

Ajo ka bërtitur teksa shikonte se si familjarët e rrëmbenin për flokësh duke e tërhequr.

“Më kapën për flokësh dhe nuk ndalnin, më kapën për rrobash dhe unë bërtita në atë çast. Aty mbërriti menjëherë patrulla e policisë dhe ndërhynë duke më shpëtuar nga duart e vëllait dhe të babait”.

Policia tregon se i shoqëroi në flagrancë të tre protagonistët e ngjarjes. Kur policia e pyeti vajzën se përse ndodhi kjo dhunë, ajo shpjegoi se çdo gjë lidhet me kërkesën e familjes për t’u kthyer në Lushnjë.

“Kam ikur nga shtëpia, sepse jam dhunuar vazhdimisht prej tyre dhe për këtë arsye kam marrë një apartament me qira në Tiranë. Nisa punë si banakiere për të siguruar të ardhura që të jetoj me forcat e mia dhe e pavarur prej tyre, por babai dhe vëllai im nuk më lënë rehat. Duan që të kthehem në shtëpi, por unë nuk rikthehem”.

Policia i tha Gazetasi.al, se këqyri dëmtimet në trupin e të resë, ku u konstatuan shenja dhune në të gjithë trupin e saj, në fytyrë dhe në gjymtyrë.

“Nuk doja t’i turpëroja në Lushnjë dhe për këtë arsye jam larguar, sepse dua të shoh jetën time. Ata më kanë dhunuar shpesh dhe kjo ishte shumë e vështirë për jetën time”, - deklaron vajza në polici.

Policia i vendosi të resë urdhër-mbrojtjeje të menjëhershëm, si dhe deklaron që arrestoi babë e bir. Ndërsa xhaxhain e la të lirë, pasi ai argumentoi se nuk kishte informacion për këtë ngjarje dhe për planet e të afërmve./ Marrë nga GazetaSi

policia e shtetit lushnje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj