Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me 21%. Mesatarisht çdo muaj ka 500-600 aplikime për azil. Franca mbetet shteti kryesor që pret aplikimet për azil, me 1330 aplikime, e ndjekur nga Italia (1065), Gjermania (910), Greqia (615) dhe Belgjika 225. Në 7 muajt e parë të vitit ka pasur 95 aplikime për azil edhe në Irlandë, ndërsa në Suedi 35.
TIRANË- Ndonëse me ritme më të ngadalësuara, mijëra shqipttarë po synojnë që të emigrojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor bënë të ditur se për janar-korrik ka pasur gjithsej 4310 aplikime nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me 21%.
Mesatarisht çdo muaj ka 500-600 aplikime për azil. Franca mbetet shteti kryesor që pret aplikimet për azil, me 1330 aplikime, e ndjekur nga Italia (1065), Gjermania (910), Greqia (615) dhe Belgjika 225. Në 7 muajt e parë të vitit ka pasur 95 aplikime për azil edhe në Irlandë, ndërsa në Suedi 35.
Ndërsa aplikimet për azil janë në rënie, në disa shtete, individët po tentojnë të ikin përmes lejeve të punësimit, që është e pamatshme në kohë reale. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.
Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.
Në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar. Shifra e ikjeve përmes lejeve të punësimit është disa herë më e lartë sesa e aplikimeve për azil.
Kërkesat për azil në BE
Sipas Eurostat në korrik 2024, 74 695 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej 7,5% krahasuar me korrikun 2023 (80 735). Kishte gjithashtu 7 145 aplikime përsëritëse, që përfaqësojnë një rritje prej 26.2% krahasuar me korrikun 2023 (5 660).
Ashtu si në muajt e mëparshëm, në korrik 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (12 295 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga afganët (6 030) dhe venezuelasit (5 170). Gjermania (18 505), Italia (13 235), Spanja (11 925) dhe Franca (11 300) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.
Shkalla totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në korrik 2024 ishte 16.6 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (55.1), përpara Irlandës (32.2).
2 985 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (895), Afganistani (470) dhe Egjipti (345). Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (750), përpara Bullgarisë (455), Greqisë (420), Holandës (355) dhe Spanjës (325)./ Monitor
pamje nga aksidenti VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një automjet ka përplas...
Incidenti TIRANË- Një 26-vjeçar është vënë në pranag ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me ...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje nga arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Mësohet se agjentët e BKH...
Arrestime SHKODËR- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Nga operacioni i koduar "Rrethi...
Zjarri LEZHË- Një magazinë me lëndë ushqimore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezh&...
Foto ilustruese SHKUMBIN- Një i moshuar ka humbur jetën në Çerm. Mësohet se viktima kishte rënë në kanal. Sipas r...
Zetori LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dushk të Lushnjës. Mësohet se 60-vje&ccedi...
Alban Kote TIRANË- Ditën e sotme është vënë në praga një përmbarues gjyqësor në Tiranë...
Avokatja TIRANË- Pas arrestimit të ish-deputeti, Jurgis Çyrbja ditën e djeshme avokatja e tij, Bruna Kullolli, u pa sot në ...
BURREL- Ditën e sotme ka rënë një zjarr në Burrel. Fatkeqësisht përshkak të zjarri ka humbur jetën 41-vje&cc...