LIVE UPDATES
Aktualitet

Ilaçi me dy çmime, shteti rimburson vetëm 5 mijë lekë të vjetra nga 124 mijë

Ajo shprehet se më parë këtë ilaç e merrte me 112 mijë lekë të vjetra në farmacinë e spitalit. Por prej pesë muajsh e merr me 135 mijë lekë të vjetra. Ajo thotë se po abuzohet me çmimet e ilaçeve.

30 Dhjetor 2024, 21:10 Nga E. D
Ilaçi me dy çmime, shteti rimburson vetëm 5 mijë
foto nga emisioni

TIRANË- Një qytetare është drejtuar në “Stop” në Tv Klan  me ankesën lidhur me ilaçin Viread që trajton hepatitin B. Ajo shprehet se më parë këtë ilaç e merrte me 112 mijë lekë të vjetra në farmacinë e spitalit. Por prej pesë muajsh e merr me 135 mijë lekë të vjetra. Ajo thotë se po abuzohet me çmimet e ilaçeve.

“Stop” bën një vëzhgim në 8 farmaci në kryeqytet dhe nuk e gjen këtë medikament.

Farmacia 1

Qytetarja: Të lutem, e keni këtë ilaçin?

Farmacistja: Viread? Jo!

Farmacia 2

Qytetarja: Të lutem, e keni këtë ilaçin?

Farmacisti: Jo!

Farmacia 3

Qytetarja: Si jeni? E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Jo! Nuk e kemi pasur ndonjëherë.

Farmacia 4

Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacia: Jo, nuk e kemi.

Farmacia 5

Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Nuk e kemi pasur asnjëherë.

Farmacia 6

Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Jo, jo!

Farmacia 7

Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Nuk e kam pasur asnjëherë.

Farmacia 8

Qytetarja: Si jeni? E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Jo, nuk e kemi!

Për këtë problem emisioni i drejtohet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili përgjigjet se ilaçi Viread është në listën e barnave të rimbursueshme 2024, është alternativë e shtatë e principit aktiv Tenofovir 245 mg. Ky bar është me bashkëpagesë nga pacientët. Për sa i përket asaj nëse një ilaç mund të shitet me çmim më të lartë se ai që ka në vulë, argumentojnë se barnat e përfshira në listë janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë ose të pajisur me leje importi nga Ministria e Shëndetësisë që do të thotë se nuk duhet të kalohet çmimi i vulës.

Pas shumë kërkimesh ilaçi gjendet me porosi në një farmaci medikamentin e kërkuar me çmimin dyfish më të lartë, 230 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Jo. Vetëm me porosi bëhet.

Qytetarja: Me porosi dhe sa kushton, të lutem?

Farmacistja: 230 mijë lekë.

Qytetarja: Sa?

Farmacistja: 230!

“Stop” drejtohet në farmacinë e spitalit që rekomandon një farmaci specifike.

Qytetarja: Si jeni? Të lutem, e keni këtë ilaçin?

Farmacistja: Jo, nuk e kemi. Merret në farmacitë e rrjetit të hapur.

Qytetarja: Po s’kishte në farmaci.

Farmacistja: Ka, si s’ka? Gjej një farmaci me rimbursim!

Farmacistja tjetër: Te “Lekli Farma”.

Farmacistja: Te “Lekli”. Ata na e sillnin ne, nuk e di tani.

Në farmaci kanë një shpjegim se pse nuk shitet ilaçi me çmimin e vulës. Ky ilaç rimbursohet nga shteti, por vetëm me 5 mijë lekë të vjetra dhe pjesa tjetër paguhet privatisht.

Qytetarja: Si jeni?

Farmacistja: Mirë! Si jeni ju?

Qytetarja: E keni këtë ilaçin, të lutem?

Farmacistja: Po! 123 e 700!

Qytetarja: Sa është?

Farmacistja: 123 e 700!

Qytetarja: Po ngaqë këtu te pulla shënon 112!

Farmacistja: Po! Viread-i ka qenë preparat që merrej me rimbursim në spital, por nga qershori Viread-i kaloi me rimbursim në farmacitë e rrjetit të hapur. Tani në farmacitë e rrjetit të hapur, nëse ti e merr me rimbursim, e merr 118 mijë lekë (të vjetra). Që do të thotë, 5 mijë lekë të rimbursohen nga shteti. Që do të thotë, vlera totale e Viread-it është 123 e 700. Tani neve, vërtet këtu e ka pullën 112, por ne nuk e shesim dot më lirë se ç’e shet rimbursimi. Më kupton? Kështu që jemi të detyruar ta fiskalizojmë me këtë çmim, aq sa ka vendosur rimbursimi. Këto kanë ngelur pulla, sepse kanë ngelur më përpara edhe…

Qytetarja: E kuptoj!/tvklan.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj