LIVE UPDATES
Aktualitet

ILD merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, nga sfida në përdorimin e mjeteve të teknologjisë te transparenca e vendimeve gjyqësore, ja temat e diskutuara

Eventi u mikprit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë me praninë e shërbimeve të inspektimit të vendeve anëtare të RESIJ, Belgjika, Bullgaria, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Shqipëria dhe Moldavia, e cila prej vitit të kaluar mban statusin e vëzhguesit në këtë rrjet. 

24 Maj 2025, 10:50 Nga M.B
ILD merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme
Foto nga takimi

PORTUGALIA- Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku ILD është anëtar. Eventi u mikprit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë me praninë e shërbimeve të inspektimit të vendeve anëtare të RESIJ, Belgjika, Bullgaria, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Shqipëria dhe Moldavia, e cila prej vitit të kaluar mban statusin e vëzhguesit në këtë rrjet. 

Asambleja diskutoi mbi çështje të brendshme të ndryshimeve në statutin e RESIJ, identifikimin e masave proceduriale për të lehtësuar ndryshime efektive, mbi nivelin e autoritetit të përfaqësimit të secilit vend anëtar, për të patur transparencë dhe koherencë institucionale. Në Asamble u bë zgjedhja e presidentit të ri të RESIJ, me konstatimin e përfundimit të mandatit nga Rumania. Me votat unanime të të gjithë anëtarëve, u votua kandidatura e Francës, e Stephane Noël, shefi i Inspektoratit të Drejtësisë së Francës. Franca, themeluese e Rrjetit RESIJ merr për të dytën herë Presidencën e këtij Rrjeti.

Diskutimet e anëtarëve gjatë Asamblesë u fokusuan edhe në pritshmëritë konkrete të secilit nga Rrjeti për të ardhmen, si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane për ndarjen e eksperiencave dhe ekspertizës, në funksion të rritjes së efikasitetit të drejtësisë, duke qenë në një linjë në çdo kohë me direktivat e Bashkimit Evropian. Të ftuar në këtë mbledhje ishin shërbimet e inspektimit portugez të Prokurorisë, të Gjykatave Administrative, të ndihmësve gjyqësorë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, që bënë prezantime të funksioneve të tyre të punës për monitorimin e sistemit të drejtësisë në Portugali.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë organizoi konferencën me titull “Të komunikosh drejtësinë”, që u mbajt në sallën plenare të Gjykatës së Lartë në Lisbonë. Në përshëndetjen e tij, nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, magjistrati Luiz Azevedo Mendes evidentoi faktin se komunikimi i drejtësisë duhet të përmbajë qartësi dhe thjeshtësi, sepse të kuptuarit e vendimeve lidhet me besimin publik tek sistemi dhe drejtësia dhe RESIJ e ka temë diskutimi të vetën. 

Temat e konferencës trajtuan rolin e inspektimit gjyqësor në promovimin e qartësisë dhe të transparencës së vendimeve gjyqësore; argumentimi, gjuha dhe komunikimi në vendimet gjyqësore; komunikimi i drejtësisë në kontekstin e medias: mbrojtja e të dhënave, anonimizimi i vendimeve gjyqësore; inteligjenca artificiale dhe interesi i publikut, liria e shprehjes dhe e informacionit; sfida të reja dhe avantazhe në përdorimin e mjeteve të teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale në hartimin e vendimeve dhe realizimin e inspektimeve gjyqësore.

inspektori i lartë i drejtësisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj