LIVE UPDATES
Aktualitet

Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës, ekspertët: Jemi në një paradoks logjik

Por ekspertë të mjedisit janë dyshues dhe i frikësohen një ndotjeje të mundshme të Gjirit të Vlorës.

4 Dhjetor 2022, 22:48 Nga DOSJA
Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e
Vlorë

VLORË- Në një cep të Triportit në Vlorë, dy anije draga punojnë për të thelluar hyrjen në portin e peshkatarëve. Po aty, një pompë nxjerr pa ndalim ujë dhe rërë nga deti, të cilat derdhen pak më tutje duke formuar një rrëpirë të vogël artificiale, të krijuar nga rëra që mbetet pas, ndërsa uji shkon drejt pyllit me pisha. Porti po thellohet për t’i hapur vend një impianti termik lundrues që përbëhet nga dy anije, të cilat prej shtatorit presin disa qindra metra më tutje në portin e Petroliferës.

Anijet e marra me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pritet të prodhojnë 110 megavat energji dhe premtohet se do të shërbejnë për të stabilizuar situatën energjetike në vend të varur kryesisht prej reshjeve. Impianti do të përdorë produkte të naftës si lëndë djegëse për të prodhuar energji, ndërsa qeveria këmbëngul se nuk paraqet rrezik për mjedisin.

“Kemi kontrolluar të gjitha parametrat dhe ju sigurojmë që edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të konventave ku Shqipëria aderon,” deklaroi në shtator ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Por ekspertë të mjedisit janë dyshues dhe i frikësohen një ndotjeje të mundshme të Gjirit të Vlorës.

“Nëse do të ketë një ditë që do të ndizet ai termocentral me naftë të rëndë, do të kemi një situatë shumë të vështirë në qytetin e Vlorës, e kuptueshme për arsye se janë 600 tonë naftë me shumë emetim, më shumë ndotje të madhe, jashtëzakonisht të madhe,” thotë aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni.

Shqetësim të njëjtë ndajnë edhe operatorët turistikë në qytet, që e shohin vënien në punë të impiantit si sulm ndaj biznesit të tyre. Sipas kreut të shoqatës turistike “Arta”, Ervin Sota, operatorët në fushën e turizmit po i tremben “blozës së zezë që do të shpërndahet në të gjithë qytetin”. Aktivistët ankohen gjithashtu se vendosja e impantit po bëhet pa një studim të mirëfilltë mjedisor dhe duke mos iu nënshtruar të njëjtave standarde si bizneset e tjera.

“Nëse një biznes i thjeshtë do të kishte një pengesë të vogël nga lejet e mjedisit do të anuloheshin me qindra herë dhe nuk do të miratoheshin. Kurse kemi dy standarde, në këtë rast që kemi një dëmtim jashtëzakonisht të rëndë të mjedisit dhe këta kanë filluar punën pa marrë vlerësimin mjedisor,” thekson Niko Dumani, një biolog i angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Mungesa e studimeve të mirëfillta para investimeve të kësaj natyre, sjell sipas kundërshtuesve të projektit, jo vetëm dëm në mjedis, por edhe në të ardhmen energjetike të vendit. Sota nga shoqata turistike “Arta” thotë se paratë e shpenzuara për marrjen me qira të anijeve duhej të investoheshin në prodhimin e energjisë së pastër diellore.

“Pse nuk investohen këto 600 milion dollarë në panele diellore. Është një investim afatgjatë, shumë i pastër, është një investim ekologjik atje ku po drejtohet dhe vetë Europa ku ne duam të shkojmë,” pyet ai.

Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se investimi është vijim i një situate arbitrariteti të filluar me ndërtimin e TEC-it të Vlorës, vetëm disa qindra metra prej vendit ku do të vendosen anijet.

“Vendet që e kanë ekzistente këtë lloj industrie shkojnë drejt zvogëlimit të saj, Shqipëria e fillon nga e para si 100 vjet përpara. Domethënë jemi në një paradoks logjik në gjithë këtë histori që po ndodh,” përfundoi Feruni.

Marrë nga ABC

triporti i vlores vlore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj