LIVE UPDATES
Aktualitet

Inceneratorët "dogjën" paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

Me miliona euro të shpenzuara dhe pa asnjë ndikim në trajtimin e mbetjeve, Edi Rama prezantoi reformën e re për menaxhimin e mbetjeve

1 Shtator 2025, 19:59 Nga Esmeralda Topi
Inceneratorët "dogjën" paratë, plehrat
foto ilustruese

TIRANË- Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.

“Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë”, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe. 

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.

Drejtësia  

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur. Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.

Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët “de facto” të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.  Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh

Reforma e re për mbetjet

Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.  Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.

“Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin. 

Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve). 

“Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, tha kryeministri Edi Rama. 

Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.

“Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve”, pohoi ajo.

Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat. Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal. 

Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike. Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim. 

Reforma që duhej bërë

Olsi Nika nga “Eco Albania” thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës. 

“Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë”, shpjegon Nika. 

“Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë”, përfundon ai. 

Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur. 

“Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt”, pohon ai teksa shton se, “strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot”

Përfundim

 Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur./Faktoje.al

inceneratoret mbetjet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj