LIVE UPDATES
Aktualitet

Indeksi i Cilësisë së Jetës, si renditet Tirana

Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët. Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.

29 Korrik 2024, 07:14 Nga N.F
Indeksi i Cilësisë së Jetës, si renditet Tirana
Foto ilustruese

TIRANË- Kush nuk do të dëshironte të përmirësonte cilësinë e jetës? Ndërsa ka shumë gjëra, që mund të bëni në shtëpi për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, ndonjëherë, gjithçka varet nga vendi ku jetoni.

Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët. Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.

Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave. I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin. Në Europë, qyteti më i shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse është Milano, duke i zënë vendin Moskës, që ka kalua e treta.

I dyti më i shtrenjtë është Lisbona, i katërti Beogradi, të ndjekur nga Kievi dhe Parisi. Sipas indeksit, “Raporti i çmimit ndaj të ardhurave” është një masë themelore për përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve, ku një raport më i ulët tregon përballueshmëri më të mirë. Zakonisht llogaritet si raporti i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme të familjes, të shprehura si vite të të ardhurave.

Për Shqipërinë ky raport është 15.7, nga 20.3 që është për Milanon, më të shtrenjtin, apo 8.2 për Torinon ndër më të lirët dhe 5.5 për më të lirin, Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar. Pra në Shqipëri duhet të punosh 15.7 vjet për të blerë një apartament, nga 14.3 që të duhet të punosh në Romë, apo 14.3 në Londër.

Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Europë. Ky indeks llogarit ndër të tjera shpejtësinë e kryerjen e ekzaminimeve, pajisjet moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Edhe për trafikun, Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik, në vendin e 11. Rekordin e mbajnë Moska, Londra, Parisi, Bukureshti, Hungaria.

Për sigurinë, Tirana është në mes, në vendin e 47, ndërsa më të pasigurtat në Europë konsiderohen Parisi dhe Athina. Më të sigurtat janë Haga dhe Munihu. Kryeqyteti shqiptar renditet më mirë në kostot e jetesës, me indeksin e fuqisë blerëse që nga vendos të dytin më të lirin pas Odesës së Ukrainës.

Indeksi i Cilësisë së Jetës nga Numbeo, është një “vlerësim i cilësisë së përgjithshme të jetës në një qytet apo vend”, shpjegon faqja e internetit në metodologjinë e saj. Indeksi shqyrton disa variabla, duke përfshirë “fuqinë blerëse, nivelet e ndotjes, përballueshmërinë e banesave, koston e jetesës, sigurinë, cilësinë e kujdesit shëndetësor, kohën e udhëtimit dhe kushtet klimatike”. Lista bazohet gjithashtu në përgjigjet e sondazhit, që kapin përvojat e botës reale të atyre, që jetojnë në çdo vend.

Në fund, e gjithë kjo përpilohet, secilit faktor i jepet një pikë e ponderuar dhe vendet me vlerë indeksi më të lartë, kanë një cilësi më të mirë jetese. Që nga rishikimi i mesit të vitit 2024, Haga (Den Haag), një qytet që ndodhet pranë Detit të Veriut në Holandë, është në krye të listës. Dhe është një pozicion, që mbahet për më shumë se një vit. Në rajon, Novi Sad dhe Beogradi, qytetet serbe renditen ne vendin e 57 dhe 67 përkatësisht për cilësinë e jetesës, ndërsa Shkupi në vendin e 69.

Siç tregojnë gjetjet, Haga shënoi një rezultat të përgjithshëm 223.8, me notat më të larta në klimën, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë. Është një vend ku të gjithë mund të gjejnë gëzimin e tyre, falë jo vetëm qendrës së tij të mrekullueshme historike, por siç vuri në dukje Qendra Ndërkombëtare e Hagës, është gjithashtu pranë hapësirave të gjelbra në natyrë dhe plazheve me rërë. Dhe, është afër aeroporteve të mëdha si Amsterdam Airport Schiphol (AMS), me shumë opsione për trenat ndërkombëtarë aty pranë si dhe shumë opsione të tranzitit publik lokal.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, vendet e para u dominuan nga destinacionet europiane, me Luksemburgun në vendin e dytë, i ndjekur nga Eindhoven, Holandë; Roterdam, Holandë; Zyrih, Zvicër; Kopenhagen, Danimarkë; Vjenë, Austri; Helsinki, Finlandë; Gjenevë, Zvicër; dhe Frankfurt, Gjermani. Vendi i parë jashtë Bashkimit Europian shkoi në Perth, Australi, në vendin e 14-të.

Destinacioni i parë i SHBA-së, që hyn në listë është Austin, në vendin e 15-të. Seattle dhe Tampa gjithashtu shënuan pikë të larta, duke u renditur respektivisht në vendet e 20-ta dhe të 21-ta./ Monitor

tirane cilesi e jetes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj