LIVE UPDATES
Aktualitet

Indeksimi i pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike/ Këshilli i Ministrave: Përfitojnë zjarrfikësit, punonjësit e pushtetit vendor dhe ushtarakët me mision jashtë vendit

Një ndër vendimet që është marrë, ka të bëjë me indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike.

11 Shkurt 2026, 19:15 Nga E.d
Indeksimi i pagave me 2.5% për disa kategori në administratën
Foto ilustruse

TIRANË- Gjatë mbledhjes e cila është mbajtur ditën e sotme, Këshilli i Ministrave  ka marrë disa vendime. Një ndër vendimet që është marrë, ka të bëjë me indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike. Nga ky indeksim do të përfitojnë punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Vendim për një ndryshim në vendimin nr.419, datë 26.6.2024, të këshillit të ministrave, “për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.419, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, zëvendësohet me lidhjen me të nëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vlerat e elementit “paga për gradë” në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Asistent zjarrfikës”, “Zjarrfikës”, “Kryezjarrfikës”, “Nënkomisar zjarrfikës” dhe “Komisar zjarrfikës” si dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026. Nga indeksimi, do të përfitojnë edhe punonjësit e pushtetit vendor. Përpara indeksimit, kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore varionin nga 50 000 – 57 000 lekë në muaj.

Disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të këshillit të ministrave, “për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 2, shkronjat “a”, “b” e “ç”, dhe 9, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, dhe të neneve 54 e 77, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

Vendosi

1. Në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:

       “11. Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore janë nga 50 000 – 57 000 lekë në muaj.”.

b) Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7 dhe nr.8, bashkëlidhur  vendimit, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Vlerat e:

a) kufijve maksimalë të elementit “Pagë për pozicion” për klasat III-1,  III-2, III-3, IV-1, IV-2, IV-3 dhe IV-4, në lidhjet nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6 dhe nr.7, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, dhe vlerat e pikës 11, të ndryshuar, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave;

b) kufijve minimalë e maksimalë në lidhjet nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%;

c) kufijve minimalë e maksimalë të elementit “Pagë për pozicion” për klasat I-2, I-3, I-4, I-5, II-1 dhe II-2, në lidhjet nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6 dhe nr.7, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i  këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga transferta e akorduar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.

4.  Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
Përfitues i indeksimit është edhe personali shqiptar i misioneve diplomatike të Shqipërisë në shtetet e huaja.

Disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.324,    datë 31.5.2023, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e pagave të punonjësve të personelit shqiptar të misioneve diplomatike të republikës së shqipërisë në shtetet e huaja, në përfaqësitë ushtarake të republikës së shqipërisë pranë nato-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, si dhe të punonjësve të tjerë shqiptarë për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës, si oficerë kontakti, si përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe si prokuror ndërlidhës pranë eurojust në Hagë, Holandë”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, dhe të neneve 31, pika 2, e 53, pikat 1 e 3, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Në vendimin nr.324, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave të punonjësve të personelit shqiptar të misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja, në përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, si dhe të punonjësve të tjerë shqiptarë për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës, si oficerë kontakti, si përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe si prokuror ndërlidhës pranë EUROJUST në Hagë, Holandë”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për përcaktimin e pagave të punonjësve të personelit shqiptar të misioneve diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e huaja, në përfaqësitë ushtarake të Republikës së Shqipërisë pranë NATO-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare, si dhe të punonjësve të tjerë shqiptarë, përfaqësues të ministrive përgjegjëse për fusha të ndryshme, për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës, si oficerë kontakti, si nëpunës të sekonduar, si prokuror ndërlidhës pranë EUROJUST-it në Hagë, Holandë, dhe si oficer ndërlidhës i Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë EUROPOL-it apo SELEC-it.”.

b) Në shkronjën “dh”, të pikës 1, pas fjalëve “… pranë qendrës SECI …” shtohen “… si dhe punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës Financiare, për kohën që shërbejnë si “nëpunës të sekonduar”, në pozicionin “menaxher projekti”, në Divizionin e Moneyval-it dhe rikuperimin e aseteve kriminale, në sekretariatin e Komitetit Moneyval, në  Strasburg …”;

c) Pas shkronjës “e”, të pikës 1, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:

“ë) Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, që caktohet si oficer ndërlidhës pranë EUROPOL-it apo SELEC-it.”.

ç) Pika 5 shfuqizohet;

d) Pas pikës 12 shtohet pika 12/1, me këtë përmbajtje:

“12/1. Paga bruto mujore e punonjësve, të përcaktuar në shkronjën “ë”, të pikës 1, të këtij vendimi, është e barabartë me pagën mujore bruto të pozicionit që hetuesi ka mbajtur në momentin e emërimit si “oficer ndërlidhës i Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë EUROPOL-it apo SELEC-it.”.

dh) Pas pikës 13 shtohet pika 13/1, me këtë përmbajtje:

“13/1. Përveç pagës bruto mujore, të përcaktuar në pikën 12/1, të këtij vendimi, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që caktohen si oficer ndërlidhës pranë EUROPOL-it apo SELEC-it, përfitojnë edhe kompensimin për koston e jetesës, në masën:

a) 280 (dyqind e tetëdhjetë) euro në muaj, kur është caktuar pranë EUROPOL-it;

b) 180 (njëqind e tetëdhjetë) euro në muaj, kur është caktuar pranë SELEC-it.”.

e) Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“14. Trajtimi me pagë dhe kompensim për koston e jetesës, sipas këtij vendimi, për punonjësit e përcaktuar në shkronjat “e” dhe “ë”, të pikës 1, të këtij vendimi, fillon nga data e fillimit të detyrës, përkatësisht pranë EUROJUST-it, EUROPOL-it apo SELEC-it.”.

ë) Pika 17 shfuqizohet;

f) Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 dhe nr.7 zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Vlerat e elementeve të pagave, të përcaktuara në lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4 dhe nr.5, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi:

a) Për parashikimet në shkronjat “b”, “c”, “d”, “dh” dhe “e”, të këtij vendimi, fillojnë nga momenti i emërimit të punonjësve në detyrë dhe përballohen nga fondet e miratuara për Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe nga fondet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare;

b) Për parashikimin në shkronjat “ç” dhe “f”, të këtij vendimi, shtrihen nga data 1 janar 2026 dhe përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026.

4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al

vkm vendim administrata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj